Tjetri, që ishte pak si fyçkë nga mendja, vazh¬don të mbajë peshën e vet mbi shpinë. Shoku i thotë: “Hej bre, pse nuk lehtësoshesh prej barrës që ke mbi shpinë?”

Mëndjelehti ia kthen: “Jo, nuk mund të bëj ndryshe. Unë jam ca i fortë dhe barrën e mbaj mbi shpinë, që mos të më humbasë”. Përsëri shoku i thotë: “Kjo anije e Mbretit, që po na mban është më e fortë se ne. Mbi anije barra do të jetë më e sigurtë dhe më e mbrojtur. Ty, mbase të trulloset koka prej barrës dhe bie mbi valë së bashku me ngarkesën që ke mbi shpinë. Gjatë rrugës forca të humbet dhe me lartësinë e trupit që ke, duke u kolovitur majtas dhe djathtas dhe me mëndje¬lehtësinë tënde, do të biesh sëbashku me ngar¬kesën. Ti do të mërzitësh kapitenin dhe ai do të dëbojë apo të shajë, duke të quajtur shpirtkeq, sepse po nënvleftëson anijen e tij me kryeneçësinë tënde. Ka mundësi që ai të urdhërojë punëtorët e t’u thotë: “Burgoseni këtë mendjelehtë!” Në këtë rast, ti i shëmbëllen një njeriu maskara, sepse për njerëzit e kulturuar sjellja jote tregon dobësinë e karakterit tënd. Kështu shfaqet pafuqia jote, sedra e sëmurë, hipokrizia dhe poshtërsia e sjelljes tënde artificiale. Nuk e kupton se sa bajat u bëre para njerëzve për rreth!? Ata po qeshin me ty.”

Pas këtyre fjalëve njeriu u pendua, i thirri men¬djes dhe hodhi mbi anije barrën e rëndë të plaç¬kave duke thënë: “Zoti të mëshiroftë! Tani shpë¬tova nga burgu i mendimeve të këqija dhe nga rruga e pamoralshme”.

O njeri, që nuk i bindesh Zotit xh.sh.! Ti i ngjan këtij personi që treguam më lart. Mblidhe mendjen dhe bindju deri sa të shpëtosh nga pozita e një lypësi ku ke rënë dhe të mos lëkundesh nga trish¬timi i jetës! Mundohu të shpëtosh nga pesha e kokës, nga mizerja dhe vuajtjet. Mendo për jetën e mbrapme si dhe për detyrimet e kësaj jete.

Pamja e katërt:

Që njeriu të bëhet me të vërtetë njeri, i duhet Besimi. Ky besim i jep atij shansin të bëhet sull¬tan, mbret. Për të mos humbur këtë fat, detyra parësore e njeriut është: Të besuarit dhe të luturit ndaj Zotit xh.sh., Krijuesit të tij. Mosbesimi e ul njeriun në rangun e një kafshe të egër dhe të dobët. Ky fakt dhe tregimi i mëparshëm bëhet i besue¬shëm dhe i argumentuar katërcipërisht. Me ardhjen e njeriut dhe të kafshës në këtë botë, vihen re dallimi mes tyreve. Duke krahasuar të veçantat e ardhjes së njeriut dhe të kafshës, do të kuptojmë se njeriu vetëm nëpërmjet Besimit mund të arrijë cilësitë e nevojshme.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>