Që të kuptosh më mire po tregojmë një ndodhi të imagjinuar:

Ndër dy male të lartë varej një urë e tmerrshme. Nën të kalonte një lum i thellë dhe i rrëmbyer. Unë rrija mbi urë. Gjithë botën e kishte kllaposur errë¬sira. Me imagjinatën timë çava errësirën dhe pashë në të djathtë një varr të stërmadh, në të majtë përmes errësirës dallova dallgët e fuqishme që krijonte stuhia. Të paktën mua kështu m’u shfaq. Hodha përsëri sytë nën urë dhe vura re greminën e thellë. Për t’u përballuar me errësirën, në xhep kisha një fener të vogël, të cilin e përdora në këtë çast të vështirë. Nën dritën e tij të vagëlluar pashë gjendjen e mjerë ku ndodhesha. Përreth urës një lukuni ujqërish prisnin me vështrim dhe me gojë të çapëlyer në drejtimin tim. Aty kishte gjithfarë lloj egërsisrash: dragoj, luanë, etj.. Mbase, po të mos kisha këtë fener me dritë të dobët, nuk do të kisha vënë re asgjë. Atë e ktheja në të gjitha drejtimet dhe ngado e njëjta pamje më shfaqej. Me vete thosha: “Ky fener po më bën dëm!” dhe u hidhë¬rova pa masë. Në inat e sipër e përplasa fenerin me sa fuqi që kisha pas gurëve dhe e bëra copë-copë. Kur përplasa fenerin, m’u bë sikur kur klikova çelësin e një llambe elektrike, që në çast e shpërn¬dau errë¬sirën dhe të gjithë vendin ku ndodhesha, e mbësh¬tolli drita në të katër anët. Kur llamburiti drita, pashë anën e vërtetë të secilit vend. Por çfarë kisha parë në të vërtetë? Ura nuk ishte urë, por një bulevard i gjerë dhe i drejtë në mes të një fushe. Në anën e djathtë nuk kishte varr, por një plan¬tacion të gjelbërt dhe për rreth kopshte të blertë, që i punonin njerëz të mbështjellë nga gëzimi dhe hareja. Ata shprehnin në fytyrat e tyre një ndjenjë të ngrohtë adhurimi. Biseda e tyre ishte e përze¬mërt dhe gazmore. Ata bënin “dhikër” (përmend¬nin Zotin) gjatë gjithë bisedës. Ana e majtë, ku më parë kisha greminën dhe ku dëgjoheshin britma të tmerrshme, nuk ishte ashtu. Ajo ishte e hijeshuar dhe e zbukuruar si për festë. Harxhime të mëdha ishin bërë për një gosti, që pritej të shtrohej nga çasti në çast. Kudo shëtisnin njerëzit. Kafshët e egra që m’u shfaqën në errësirë, ishin ca kafshëza të buta dhe të bukura. Aty kishte deve, ka, dele, dhi, etj. Kur pashë këtë ndryshim falenderova All-llahun, që më dha Dritën e Besimit.

"9_24022010182400.jpg"

Kur këndova ajetin e All-llahut xh.sh., përnjë¬herë u zgjova.

Tani po u sqaroj kuptimin e kësaj ndodhie. Njëri mal është fillimi i jetës, kurse tjetri, fundi i saj, pra dy botërat dhe fundi - jeta e varrit.

Ura është rruga e jetës.

E djathta është e kaluara.

E majta është e ardhmja.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>