E shtata, cilësitë e këqija që pengojnë të vërtetën për t’u kuptuar, si kryelartësia, uni apo lëvdata, autori në jetën e vet nuk i ka manifestuar kurrë.

E teta, komentatorit i duhet të ndjekë rrugën e të Dërguarit Fisnik (a.s.) dhe i duhet të veprojë sipas urdhërave të “Ehli sunnet ue-l xhemaatit”, me devotshmëri, drejtësi, sinqeritet, kursim, sakri¬ficë dhe shërbim ndaj fesë Islame. Tek autori këto cilësi janë në shkallën më maksimale.
"9_24022010184207.jpg"
Përmbledhje: Bediuzzaman Said Nursiu me këto vepra brilante, që janë frut i Kur’anit, ka sqa¬ruar devotshmërinë dhe Ibadetin (sinqeritetin ndaj Zotit xh.sh.) në shkallën më të lartë, ka mundur të marrë shkëlqim nga shenjtëria “Velajeti Ahme¬dije”. Me këto cilësi ai ka fituar shkallën më të lartë dhe është bërë shërbëtori i Kur’anit.

E nënta, autori duke sqaruar çështjet e Kur’anit dhe drejtësinë e fesë Islame nuk ka marrë parasysh kërcënimet dhe përndjekjet e kundërshtarëve të asaj kohe. Ai nuk është tërhequr nga rruga e tij për të qenë shërbëtor i fesë Islame. E ka vazhduar rrugën e vështirë pa iu trembur as vdekjes dhe i ka zhvlerësuar kundërshtarët nga kjo jetë e përkohsh¬me, duke iu thënë: “Përdorni fuqitë tuaja, tregoni burrërinë tuaj!” Bediuzzaman Said Nursiu ka zotë¬ruar edhe një trimëri të rrallë, duke iu përgjigjur kundërshtarëve në momente të caktuara, pa iu dridhur qerpiku.

Ai ka jetuar në një kohë të vështirë, kur paria e asaj kohë zbatonte ekzekutimet dhe kur nuk mund të shkruante askush, qoftë edhe një libër të vogël për fenë Islame, sepse qëllimi i tyre ishte ta hum¬bnin Kur’anin. Pra kush ka mundur në atë kohë të zymtë të mbrojë të vërtetat e fesë Islame? Ai njeri me të vërtetë ishte një udhërrëfyes i përsosur. Kush ka mundur që në ato kohë të bëjë një koment? Ky koment, patjetër që ishte i pëlqyer dhe i përkryer.

Në këtë kohë, këto nëntë argumente bindëse për vlerat e besimit Islam, ne i gjetëm pikërisht tek Bediuzzaman Said Nursiu dhe vepra e tij brilante, Risale-i Nur. Jo vetëm ne, por të gjithë dijetarët e fesë Islame në këtë pikë janë bashkuar tek i njëjti mendim, duke i dhënë atij këtë titull: “Bediuz¬zaman”, që kuptohet “Më i famshmi i kohës së vet”. Këtë e vërtetojnë njerëzit më të arsimuar të Turqisë, të botës Islame, njerëzit e zgjuar të Euro¬pës dhe të Amerikës, të cilët i kushtojnë respektin më të madh autorit Bediuzzaman. Pra shokët e mi, ne kërkuam të gjejmë një koment të Kur’anit që i përgjigjet me argumente shekullit tonë dhe e gjetëm.

Nxënësit e Universitetit të Ankarasë

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34