Prej kohësh jemi kujdesur dhe përpjekur të gjejmë një vepër për t’iu përgjigjur pyetjeve tona të këtij shekulli. Më në fund e gjetëm atë që na duhej. Jo vetëm Turqisë, por edhe të gjithë po¬pujve myslimanë, bile tërë njerëzimit këto libra mund t’i bëhen udhërrëfyes. Libra më të mirë për këtë punë, më me vlerë s’mund të gjenim, sesa librat e të përndriturit Bediüzzaman Said Nursiut. Kështu që, mendimin dhe pikëpamjen tonë e vër¬tetojnë edhe qindra e mijëra nxënës të Risale-i Nurit, se vetëm me këto vepra kanë mundur ta shpëtojnë besimin. Është një fakt domethënës që në shekullin e njëzetë pëlqehen këto libra, se për¬mbajtja iu është bërë një udhërrëfyes i përgjith¬shëm që mbështetet në buri¬min e Kur’anit. Këto cilësi të larta dhe të bazuara që kërkonim, i gjetëm tek veprat e Bediüzzaman Said Nursiut.

Kështu: E para, autori ka pranuar si Mjeshtrin e vet, vetëm Kur’anin Fisnik.

E dyta, Kur’ani është Libri i Shenjtë dhe kroi i të gjitha diturive të vërteta. Këtij libri, pra Kur’a¬nit, njerëzimi në të gjithë shekujt ia kan dhënë vlerësimin, se kjo është ligjërata e përjetshme e All-llahut xh.sh..

Kjo është edhe arsyeja që është komenti posa¬çëm i Kur’anit, pse e dallon atë nga veprat e autorëve të tjerë dhe sepse nuk ka përzier mendi¬met dhe ndjenjat e veta, librit të shenjtë. Për veç kësaj, për të kuptuar domethënien e Kur’anit, pa asnjë gabim i duhej të kishte një eksperiencë në secilën shkencë, të kishte aftësi të shëndosha dhe mendim të thellë, sinqeritet të plotë dhe dituri gjeniale, e atëhere ai mund të zotëronte një fuqi të posaçme për të bërë komentin e librit të Shenjtë, pra autori këto plotësisht i ka zotëruar.

E treta, sinqeriteti i komentatorit të jetë i pastër, që çdo gjë ta bëjë pa kurrëfarë interesi, pra vetëm për Hirën e Zotit xh.sh.. Këto cilësi të tij vërtetohen, gjersa i ka manifestuar gjatë gjithë jetës së vet.

E katërta, një nga Mrekullitë e Kur’anit është se Ai edhe sot e ruan freskinë dhe vitalitetin e vet, nga shekulli në shekull, që kurse ka zbritur në tokë. Fytyra e Tij është e veçantë për secilin shekull dhe iu përgjigjet të gjitha nevojave të njerëzimit. Pikërisht në këtë shekull ka dalë në dritë një vepër e mbështetur në komentin e Librit të Shenjtë dhe ky është Risale-i Nur. Ai i përgjigjet nevojave të këtij shekulli, sikur të kishte zbritur enkas si një mjet i bukur, që fillon nga më e thjeshta deri tek më e përsosura. Kjo vepër bind secilin.

      E pesta, Risale-i Nur pëlqehet edhe për faktin se çështjet duke argumentuar i tregon, Kur’anin e komenton me pozitivitet, njerëzit i bind  “si dy herë dy, bëjnë katër”.

E gjashta, Risale-i Nur të vërtetat e Kur’anit i jep si mësim, gjë që e bind njeriun, i mbush mendjen, shpirtin dhe ndërgjegjen ia ndriçon me argumentet e bollshme që paraqet. Ai shuan nefsin (veset e këqija) dhe e largon shejtanin me ndikimin e vet. Vetëm me këtë e kupton se çfarë argumenti bindës është Risale-i Nur.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>