Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Kështu, në këtë shekull që po jetojmë, armiqtë tanë po përpiqen të na përçajnë. Ata planifikojnë që të dobësojnë themelet e besimit të popullit. Më e theksuar kjo luftë shfaqet këtë çerekshekullin e fundit. Numri i atentateve të hipokritëve është rritur. Me fshehtësi, nën maska të lloj-llojshme mbjellin përçarjen midis fetarëve. Dhuna e tyre në historinë njerëzore nuk mund të krahasohet. Më shkatërruese është mbjellja e dyshimeve tek be¬simtarët për Krijuesin e kësaj gjithësie, sesa për shkujdesjen ndaj degëve të fesë Islame. Nevoja jonë më e madhe është që besimin ta mbrojmë me prova të pamohueshme dhe ta forcojmë. Ai duhet mbrojtur nga imitimi. Gjëja më e nevojshme është që të përpiqemi që me kujdes t’i drejtojmë për¬pjekjet në themelet e besimit. Kjo nevojë nuk shtrohet vetëm për Turqinë, por për të gjitha ven¬det e komunitetit fetar islam dhe është detyra jonë parësore. Pra sa çmenduri është që një ndërtesë e cila është duke u rrënuar ta ristrukturosh dhe dhomat e saj t’i meremetosh pa forcuar the-melet, ashtu si edhe rrënjët dhe gjethet e një druri, që po kalbet t’i spërkatësh me ilaç; po kështu edhe vetë njeriu është si një ndërtesë, apo si një vilë dhe themeli i tij është besimi. Ai është si një dru fru¬tor, rrënjët e të cilit janë përsëri rrënjët e besimit.
I pari themel i besimit është “Imani bil-lah” - Besimi në një All-llah xh.sh., pastaj është:
“Nubuvveti”-Besimi tek Profetët dhe pastaj Ringjallja.
E para nga njohuritë që duhet të përfitosh është njoftimi për Zotin xh.sh. si Një dhe i Vetëm. Themeli i shkencave dhe i diturisë është
“Marifetull-llah” - Dituria mbi njoftimin e Zotit xh.sh.
Shkallët e besimit janë të panumërta. Ato fillojnë nga atomi i vogël dhe vazhdojnë deri tek dielli gjigand. Besimi që përbëhet nga imitimet, sidomos në këto kohë është e vështirë t’i kundër¬vihet hipokrizisë së mosbesimtarëve. Pa shkuar më tej, ai shumë shpejt mund të shuhet. Njeriu duke u nisur nga këndvështrimi i Risale-i Nurit, mund ta pushtojë një besim i lartë që nuk zhduket kurrë. Ky lloj besimi nuk mund të shuhet apo lëkundet në këtë shekull të tmerrshëm të ateizmit. Për t’i thyer kundërshtarët e pafe, na duhet sot një besim i fortë. Kush zotëron një besim të fortë, sado që të përpiqen filozofët e pabesë për ta sulmuar, përsëri ata nuk mund ta mposhtin. Duke parë këto të vërteta ne u bindëm se ky libër duhet lexuar. Ai ka buruar dhe është frymëzuar nga Kur’ani i famlartë. Ai na garanton kështu një besim të fortë. Me këtë besim në shpirt njeriu garanton parajsën në këtë dhe në atë jetë. Në këtë kohë të vështirë njeriu shumë lehtë mund të rrëzohet, duke iu përkushtuar nevojave të jetës së përkohshme dhe të humbasë atë të përjetshmen (Ahiretin). Tek kjo e vërtetë nuk duhet dyshuar. Pra të nderuar besimtarë, shpëtimin e gjejmë vetëm tek këto vepra brilante, të cilat e kanë burimin tek Kur’ani i Lartë dhe ajetet e tij të famshme dhe mund t’iu përgjigjesh pyetjeve tona të shekullit. Besoni se vlerën e këtij libri mund ta shihni kur ta lexoni.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>