Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
përmbushin obligimin e tyre, sepse Ai që i ka dërguar këto njerëz, prapë do t’i marrë, me Zotin e Madh do të takohen.
Domethënë prej shkaqeve të zhurmshme dhe prej perdeve të errëta të arsyes do të shpëtojnë dhe do të shkojnë në një Mbretëri pa kuinta dhe perde, të Përjetshme, pranë Zotit, Krijuesit dhe Edukato¬rit, ku do të njohin dhe do të shohin Pronarin dhe të Adhuruarin e tyre.
Kjo fjalë e famshme mbi të gjitha lajmet e tjera, po thotë edhe këtë:
“O njeri! A e di se nga po vjen dhe ku do të shkosh? Si është thënë edhe më parë, kënaqësia e njëmijë vjetëve të kësaj jete nuk mund të barazohet me një orë të Parajsës. Kënaqësia e një mijëvjeçari të Parajsës (xhennetit) nuk mund të barazohet me një orë kur të takohemi me Atë, të Bukurin Madhështor. Atje do të jetojmë Mëshirën e gjerë të të Gjithmëshirshmit. Atje në shkallën e pranisë së Tij do të lartësohemi. Bukuria e tërë atyre që ke njohur në këtë jetë dhe dashamirve të tu, do të të duket artificiale. E gjithë bukuria e krijesave as që mund të krahasohet me bukurinë dhe me funk¬sionet e Emrave të Tij. Ato ngrejnë dhe një hije dhe e gjithë parajsa është një shkëlqim i Mëshirës së Tij. Të gjitha joshjet dhe dëshirat e kësaj jete të përkoshme janë vetëm një shkëlqim në prani të të Adhuruarit të Pahumbur, ndaj Dashamirit tek gos¬titja e përjetshme e parajsës, ku po ftohemi. Tek dera e varrit, jo duke qarë, por duke qeshur, të shkoni!”
Kjo fjalë e famshme jep një lajm kur thotë: O njerëz, po ju kujtojmë përsëri, mos imagjinoni se po shkoni drejt humbjes, drejt hiçit apo në një vend ku harrohesh, kalbesh apo shpërbëhesh! Përkundrazi, ju shkoni në përjetësi, në ekzistencën e pamatshme, në botëra të paimagjinueshme dhe të shndritshme të Pronarit të Vërtetë. Tek froni i Mbretit të Pafillim dhe të Pambarim, po ktheheni për frymëmarrje. Po ktheheni tek Një-shi, për të mos u shpërbërë dhe për të mos u shpërndarë kurrë!
Kjo pjesë është një konferencë
e nxënësve të Universitetit të Ankarasë
Të nderuar vëllezërit e mi, të etur për “ujin” e besimit Islam dhe të dobive të kulluara të kësaj feje. Që në fillim e pranoj se unë që jam ulur në këtë karrike, nuk kam ndonjë dallim nga ju. Jam vëllai juaj që në këtë ligjëratë do të predikoj një mësim timin. Për dobitë e fesë sonë unë kam shumë nevojë, prandaj kam dalë para jush edhe si predikues, edhe si dëgjues.
Këtë ligjëratë do ta shtjelloj si një lloj dis-kutimi. Gabimet janë të mijat, kurse bukuritë që do të zbulohen janë veprat e Risale-i Nurit, prej të cilave kam pasur shumë dobi.
Sot në këtë konferencë do të fillojmë me besimin e fesë Islame. Mësuesi ynë. Bediuzzaman Said Nursi në kuvendin e parë të qeverisë ka thënë: “Në Gjithësi e vërteta më e lartë është Besimi në një All-llah xh.sh., pastaj vjen të falurit e Nama¬zit.” Duke u munduar të zgjedhim një vepër për konferencën tonë, si më të përshtatshme dhe më të rëndësishme zgjodhëm Risale-i Nurin. Këtë e bëmë edhe për faktin se kjo vepër më së miri iu jep përgjigje nevojave dhe pyetjeve të shekullit tonë. Thellësia logjike e kësaj vepre duket në faktin se ajo bind edhe njerëzit intelektualë që në mënyrë të pavarur studiojnë dhe hulumtojnë në shkenca të ndryshme. Bile ajo i bind edhe në qoftë se ata janë shndërruar në ateistë nga ndikimi i filozofisë materialiste. Ky libër ka afro një gjysëm shekulli që qarkullon si një nga librat më të mirë dhe më të parapëlqyer të fesë Islame. Meqenëse në këtë konferencë të parë kemi zgjedhur si temë “Besimin Islam”, më poshtë do të sqarojmë vlerat e këtyre veprave dhe posaçërisht të njohim autorin e tyre.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>