Pamja e parë:

Me dritën e Besimit Islam në zemër, njeriu ngjitet në majat më të larta, meriton parajsën (xhennetin).

Me errësirën e mosbesimit njeriu zbret në fun¬din e errësirës dhe meriton ferrin (xhehen-nemin).

Besimi është lidhje e fuqishme midis njeriut dhe Krijuesit të tij.. Besimi i lidh ata fort me njëri-tjetrin. Njeriu duke i besuar Kri¬juesit të tij stoliset me cilësitë më të çmuara dhe në bazë të tyre vlerë¬sohet. Njeriu çmon dhe lartëson veten me Besimin e vet, me përkushtim ndaj vle¬rave të tij.

Mosbesimi i pret marrëdhëniet e njeriut me Krijuesin e Plotmëshirshëm dhe ai nuk i sheh kri¬jesat e All-llahut, sepse ai ka shkëput lidhjen me Allahun. Prej kësaj shkëputjeje njeriu zbehet dhe zhvlerësohet deri në atë pikë, sa qëllimi dhe pi¬kësynimi i tij në jetë kufizohet vetëm me vlerë¬simin e sendeve materiale të kësaj bote.

Duhet të dimë se materia është e përkohshme. Ajo shpërbëhet dhe shkon drejt asgjësë, pra drejt zeros. Çdo trup fizik ka për bazë jetën shtazore, ajo nuk ka vlerë sepse shkon drejtë hiçit. Për të sqaruar këtë sekret të madh, me shumë domethënie po japim një shembull konkret:

Nganjëherë krijimtaria e njeriut në artet e bu¬ku¬ra sendeve u jep vlera të veçanta. Sendet në vlerën materiale, me ato të artistike nuk kanë të njëjtën barazi. Ka raste kur vlerësohet në shkallën më të lartë mjeshtëria, por ka edhe raste të tjera, kur vëmendja kryesore i përkushtohet anës ma¬teriale. Shpesh ndodh që një copë hekuri e çfa¬rë¬doshme nuk ka asnjë vlerë. Pasi të punohet nga mjeshtri, kjo copë hekuri mund të marrë vlerën e një mo¬nedhe floriri. Pra është vlera e dorës së mjeshtrit ajo që kushton më tepër se sa lënda nga e cila u krijua sendi. Kjo vlerë mund të shkojë në miliona, kur vetë materiali nuk vlen as pesë lekë.

Duke kaluar koha, vlerat e këtij sendi të pro¬dhuar nga duart e mjeshtrit, ekspozuar në një atelje arturinash, rriten në miliona.

Të njëjtën copë hekuri, po ta punojë farkëtari për ndonjë vegël bujqësie, nuk vlen ndoshta as pesë para. Nëse e ke kuptuar këtë shembull, do     të mësosh se njeriu është pra një krijim artistik i All-llahut xh.sh. dhe një Mrekulli e rrallë dhe nazike e Tij. Krijimi i fuqisë së Zotit xh.sh. merr këto vlera, sepse tek ai janë pasqyruar të gjithë Emrat e Bukur me stoli të përsosura.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>