Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Fjala e parë, është:
Në këtë fjalë pra, ka një lajm sihariq. Shpirti i njeriut përballohet me shumë nevoja e qëllime dhe është pre e sulmeve të armiqve të panumërt. Në këtë fjalë ai do të gjejë një mbështetje që i garanton njeriut zgjidhjen e nevojave dhe i hap hambaret e Mëshirës. Po kështu kjo fjalë është edhe një pikë-mbështetjeje për të siguruar forcat e mjaftueshme duke u mbështetur tek Fuqiploti Ab¬solut, që njeriu adhuron Atë. Kjo, fjalë njeriut i tregon se si të njohë Krijuesin e vet, i cili vetëm Ai është që, e siguron nga dëmet e armiqve. Gjithashtu i tregon se cilin ka Zot. Në këtë thënie zemra dhe shpirti i njeriut shpëton nga dhunimi dhe hidhërimi i thellë dhe ai fiton qetësinë e pafundme dhe lumturinë e përjetshme.
Fjala e dytë, është:
Kjo fjalë njeriut i garanton një lajm lumturie (shëruese). Njeriu me të gjitha krijesat është i li¬dhur shpirtërisht dhe kur bien në gjendjen vështirë që të gulçitet në fjalën:
gjen përkrahje e strehë për të shpëtuar nga vështirësitë e pash¬presa. Shpirtërisht,
njeriut i thotë: “All-llahu xh.sh. është Një, përse ti vrapon pas qenieve të dobëta dhe lodhesh duke u puthur këmbën atyre me mirënjohje. Mos u bëj atyre lajka dhe mos e ul kokën. Për të arritur në çastin e fundit, mos vrapo dhe mos u dridh prej frikës së qenieve!” Sulltani i Gjithësisë është vetëm Një! Çelësi dhe frerët e çdo gjëje janë në dorën e Tij dhe çdo situatë krijohet me dijeninë dhe urdhërin e Tij. Po gjete Atë, ke gjetur të gjitha Mirësitë, ke shpëtuar prej secilës frikë dhe je mirënjohës ndaj Tij.
Fjala e tretë:
Në Hyjninë dhe Sundimin e Tij nuk ka shok. Është Një, vetëm Një dhe zakonisht nuk mund të jenë disa zotër. Kështu që në veprimet e Edukatës dhe në krijimet e Tij, nuk ka ndihmës edhe pse ndonjëherë në Mbretërinë e sundimtarëve të kësaj bote nëpunësit dhe përfaqësuesit, në bazë të veprimeve quhen shoqërues të Tij.
Thonë; “Edhe ne jemi!”, por Mbreti i Pafillimtë dhe i Pafundshëm, All-llahu i Madhërishëm në Mbretërinë e Tij, siç nuk ka shok edhe në Edukatën e Vet për kryerjen e veprimeve, nuk ka nevojë as për ndihmë, as për shokë. Në qoftë se Ai nuk jep leje apo nuk dëshiron që ta bëjë një punë apo vepër, askush nuk mund të ndërhyjë për të bërë diçka kundër vullnetit të Tij. Drejtëpërsëdrejti kushdo mund të paraqitet tek Ai, sepse nuk ka as shok, as ndihmës, që dikush të ndërmjetësojë pranë All-llahut xh.sh. Askush nuk mund ta pengojë.
Fjala e katërt është:
Dhe ti i përket Mallit të Tij, je në të dhe po punon në pronën e Tij. Kjo fjalë kumton një lajm qetësues, i cili thotë:
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>