Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
LETRA E NJËZETË
Është shumë sevap përsëritja e këtyre fjalëve pas namazit të mëngjesit dhe të mbrëmjes (ak¬shamit). Me një transmetim të saktë të Pejgamberit a.s., thuhet se këto fjalë mbajnë një pozitë të lartë të “Ismi Adham”-it. Në secilën Fjalë kumtohet dhe vlerësohet All-llahu xh.sh. që është Një dhe i Ve¬tëm. Përmes “Ismi Adham”-it tregohet Madhështia dhe Përsosmëria e Njësimit të Zotit xh.sh.. Këtë të vër¬tetë të madhe do ta parashtrojmë me një pa-rathenie dhe dy pozita.
PARATHËNIE
Të jesh i sigurtë se qëllimi i krijimit dhe i përfundimit është besimi në një Zot xh.sh.. Pas besimit, pozita më e lartë e njerëzimit është të njo¬hësh All-llahun. Këtij njoftimi i thuhet “Marife¬tull-llah”. Kënaqësia më e madhe e xhindëve dhe e njerëzve është që pas njohjes së All-llahut xh.sh., duhet të shprehet edhe dashuria për Të. Pra, për shpirtin dhe zemrën e njerëzve gëzimi i kulluar dhe lumturia e pastër rrjedhin nga dashuria për All-llahun xh.sh.. Nga ndjenja e këndshme në shpirt, pra nga lumturia e vërtetë, nga gëzimi më i pastër dhe mirësia më bujare është aty kur duke u bindur e njeh dhe e do Atë . Gëzohu, kur e njeh mirë All-llahun xh.sh. dhe sidomos kur e do dhe e nderon Atë. Njeriu nuk mund të bëjë dot pa dashurinë ndaj Allahun xh.sh.. Kush e njeh dhe e do Atë, shpirtërisht apo fizikisht, ka gjetur lumturinë e vërtetë, dritën dhe sekretin e pafundësisë. Kush nuk e njeh dhe nuk e do Atë, ai njeri ka rënë në vuajtje dhe dëshpërim të thellë. Atëherë shpir¬tërisht dhe fizikisht ai vuan.
Në këtë botë të çrregullt, me këtë popull të habitur, me një jetë të pafrutshme, pa mbrojtje dhe pa besim, njeriu i dobët dhe i varfër, sikur të ishte edhe mbreti i botës, nuk do të vlente asgjë. Brenda kësaj jete të zbrazur, të çrregullt dhe të përkohshme, nëse njeriu nuk e njeh Zotin e vet dhe nëse nuk mund ta gjejë Atë, atëhere kushdo e kupton se ky njeri është kokëzbrazur. Në qoftë se ai e njeh Pronarin dhe Zotin e vet, mbështetet në mëshirën e Tij dhe kërkon ndihmë prej Fuqisë së Tij, këtij njeriu kjo botë e pamëshirshme i kthehet në një park shëtitjeje dhe vend tregtie.
Pozita e parë
Në secilën nga këto fjalë të famshme, që vërtetojnë Njësimin e All-llahut xh.sh., ka një lajm (sihariq), në të cilin ka një shërim dhe në këtë shërim ka një prehje shpirtërore të një kënaqësie të madhe.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>