Ana e dytë e Adhurimit. Duke e konsideruar veten pranë mesazhit të All-llahut xh.sh. dhe duke soditur artin dhe mjeshtërinë e Tij, vëre re se Mjeshtri Madhështor kërkon të reklamojë dhe njoftojë mrekullinë e veprës së Tij. Njeriu e merr përsipër me besim dhe kurajo këtë detyrë dhe bëhet njoftuesi i All-llahut xh.sh.. Nga ky obligim do të vësh re se Zoti xh.sh. i Gjithmëshirshëm do që t’i sqarojë frutet e mëshirës së Tij dhe t’i shtyjë ro¬bërit e vet ta duan Atë. Pasi ta duan, pa iu shman¬gur, të shpallin pa ngurruar dëshirën dhe adhu¬rimin e tyre ndaj Krijuesit. Pastaj do të shohësh se Ai si një Bamirës Fisnik do ta kënaqë njeriun shpir¬tërisht dhe materialisht. Njeriu nga ana e tij u përgjigjet këtyre mirësive me përulje, me punë, me shpirt dhe me mirënjohje. Me të gjitha shqisat, po të mundte, njeriu do të falenderonte All-llahun xh.sh..

Një Bukuri Ngadhnjimtare në pamjen e qenieve do ta pasqyrojë Madhështinë dhe Përsosmërinë e Bukurisë së Vet dhe do të shpallë Ngadhënjimin e Vet duke e kthyer për nga vetja botëkuptimin e njerëzve. Njeriu nga ana e Tij i përgjigjet duke thënë: “All-llahu Ekber, Subhanall-llah”, me një nënshtrim të plotë dhe të mahnitshëm, me dëshirë bie në sexhde. Më pas duket se sheh një padron të përgjithshëm, me një Fisnikëri Absolute, me një Besnikëri të madhe që shpall pasurinë dhe hambaret e tij të pafundme. Njeriu me varfërinë e tij, në përulje të plotë dhe me nderim kërkon prej Krijuesit të vet mëshirë. Do të shohësh se Krijuesi i Madhërishëm e shpalos sipërfaqen e tokës si një ekspozitë të stërmadhe, ku ka ekspozuar të gjitha artet dhe antikat e Veta. Duke parë këto mrekulli dhe duke i vlerësuar ato, do të thuash:

“Mashaall-llah”. Duke i pranuar këto bujari do të thuash: “Barekall-llah” dhe i habitur nga të gjitha këto mirësi do të thuash: “Subhanall-llah”. Pasi t’i kesh pëlqyer këto, thuaj: “All-llahu Ek¬ber”. Shiko se në këtë gjithësi ka vetëm një vulë të pafallsifikueshme, që mban firmën e Tij të pa¬mohueshme që e ka vënë në fermanin e Tij të pakundërshtueshëm. E gjithë gjithësia ka vulën e Njësisë vetëm të Tij. Argumentet e Njësimit të Vet i ka qëndisur kudo. Në çdo skaj të gjithësisë valviten flamujt e Tij të Njësisë, që duket sikur thonë: “Ne i përkasim Edukatorit të Gjithësisë”.

Njeriu i përgjigjet duke pohuar dhe besuar dhe duke iu bindur dhe përulur Atij, thotë: “O Zot! Ti je Një dhe vetëm Një!” Me këto fjalë dëshmon Adhurimin ndaj All-llahut xh.sh..

Me këto cilësi dhe me adhurimin e vet njeriu arrin në natyrën e tij të vërtetë dhe vërteton se ai është krijuar si një ekzemplar shumë i bukur. Me besimin e tij të plotë vërteton se ai mban në dorë me besnikëri dhe respekt kalifatin e botës.

O njeri i pavëmendshëm! Ti je krijuar si një ekzemplar i bukur, mos e shpërdoro detyrën që të është dhënë dhe mos bëj të kundërtën. Nga gre¬mina ku ke rënë ngrije veten në lartësitë e ndriçuara!

Dëgjo! Edhe unë si ti, me dëshirat e rinisë së pakujdesshme, më parë pëlqeja këtë jetë. Në mën¬gjesin e pleqërisë kur u zgjova, e pashë veten se nga sa kisha pëlqyer në këtë jetë, në të gjitha vep¬rat e mia nuk kishte rendimente të “Ahiretit”. Ajo më dukej një e kaluar e shëmtuar dhe e vështirë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>