Po qe se ky njeri e pranon dobësinë e tij me gojë e me vepër dhe lutet për ndihmë tek Krijuesi i Gjithmëshirshëm, kjo do t’i japë atij suksesin. Duke vazhduar falenderimet ndaj Zotit, për të janë të panumërta arritjet për punët e tjera të për¬ditshme (ahiret). Njeriu duhet ta pranojë me ndër¬gjegje se as 1% të këtyre realizimeve nuk do të kishte përmbushur pa ndihmën dhe dasha¬mirësinë e Allahut xh.sh.. Dobësive të veta njeriu mund t’i kundërpërgjigjet vetëm me anë të lutjeve dhe adhurimit ndaj All-llahut. Kur njeriut i pëlqen vetja dhe e mbivlerëson atë, kujton se është i zoti për të përmbushur dëshirat që ka. Për këtë që thamë, po japim një shembull: Dobësia e tij zogut të pulës i sjell në ndihmë nënën e vet, kur e sulmon dhelpra. Po kështu, këlyshi i luanit për të përm¬bushur kërkesat e tij për ushqime vë në shërbim nënën e vet, që shqyen kafshët e tjera dhe i siguron ushqimin e nevojshëm. Ajo sakrifikon vetveten për fëmijët e saj, sepse vetë nuk ha, por ia lë atij. Vazhdojmë me një shembull tjetër, për të ilustruar pikëpamjet tona.

Një fëmijë nazeli për të plotësuar kërkesat e tij dhe për të shprehur gjendjen e tij të uritur fillon të qajë e të thërrasë. Pa dashur ai fëmijë më të fortët se vetja i sjell në shërbim të vetvetes. Me aftësitë e veta fëmijërore, ai asnjë prej kër¬kesave nuk do të kishte plotësuar. Pra dobësia dhe paaftësia e fë¬mijës është arsyeja për t’iu përgjigjur me mëshirë dhe mbrojtje kërkesave të tij. Vetëm me gishtin e tij të vogël, me një shenjë, ai heronjtë i vë në shërbim të vetes. Pra ky fëmijë, si ka mundësi që më kokëfortësi të mohojë se këtë ndihmë ia ka sjellë tjetërkush dhe të thotë se e ka siguruar me përpjekjet dhe mundin e tij, kur dihet mirë se sa është në gjendje që t’i shërbejë vetve¬tes? Po qe se do ta bënte këtë marrëzi, ai me të vërtetë do të meritonte shpullën fytyrës. Le të kthehemi tani tek i rrituri. Si mundet që ky njeri i ndërgjegjësuar të mohojë Mëshirën e Krijuesit dhe të dyshojë në diturinë e Mrekullisë së Tij? Me këtë veprim ai bën si ai “Karuni”, më bukëshkali që ka thënë:

"9_24022010182422.jpg"

Me siguri që edhe ky njeri, ashtu si “Karuni”, do ta meritojë dënimin e rreptë. Domethënë kjo mbretëri e dukshme e njerëzimit, ky përparim, kjo përsosmëri nuk është arritur as me përpjekje dhe as me fitore. Patjetër që, të gjitha shërbimet dhe shërbëtorët njeriut i janë vënë në shërbim dhe ndihmë, sepse ai është i dobët, i paaftë dhe i varfër. Njeriu duke qenë injorant, në çdo kohë i vjen frymëzimi i All-llahut xh.sh.. Ai e kupton se të gjitha sa i janë dhënë dhe administron në këtë jetë, i janë dërguar nga Bujaria, Mëshira dhe Dituria e Kulluar e All-llahut xh.sh.. Njeriu shumë lehtë mund të bjerë pre e një akrepi, e një gjarpëri pa duar dhe dhëmbë, por All-llahu xh.sh. atij i ka vënë në shër¬bim insektin pa duar për ta veshur me mëndafsh, apo një bletë që mban me vete helm dhe prej saj rrjedh mjalti që na ushqen. E gjithë kjo nuk është gjë tjetër, veçse një fakt që tregon se Ai, All-llahu i Madh e ka zgjedhur njeriun si krijesën më të pëlqyer për Vete dhe tërë gjithësinë e ka vënë në shërbim të tij, vetëm e vetëm se është i dobët dhe i paaftë për vetveten, duke mos mundur të bëjë dot asgjë. Atij i duhet patjetër ndihma e All-llahut xh.sh..

O njeri! Meqenëse të vërtetë tjetër veç kësaj nuk ka, hidhe tej “un”-in dhe kryelartësinë tënde dhe me gjuhën e paaftësisë dhe dobësisë trokit në Portën e All-llahut xh.sh.. Për ty ajo gjithmonë është e hapur!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>