Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
O njeri i pakujdesshëm që adhuron botën dhe e dashuron atë. Saidi i moçëm të vërtetën siç e ka parë me një ndodhi të hershme dhe të imagjinuar ta ka treguar. Ajo që të tregova e shndërroi Saidin e vjetër në të ri. Tani vështromë dhe dëgjomë mirë! M’u bë sikur më dërguan në një udhëtim të gjatë dhe të vështirë. Padroni im nga gjashtëdhjetë na-polona flori që kishte caktuar më parë, kishte ven¬dosur të m’i jepte nga pak. Rrugës për në udhëtim, rashë në një bujtinë qejfesh dhe dëfrimesh, ku për një natë shpenzova dhjetë napolona flori duke u dhënë pas kumarit dhe dëfrimeve, që të fitoja lavdi dhe famë. Mëngjezi më zuri me xhepat bosh dhe duar thatë. Për tregti as që bëhej fjalë, në qytetin për ku isha nisur as që shkova dhe as që bleva gjësendi. Paratë që humba më dhimbsën shumë dhe s’fitova gjë, veçse mëkate dhe shqetësime. Në gjendjen që isha, m’u shfaq një njeri që më tha: “Mallin e humbe të gjithë dhe meriton një dënim të rreptë. Në vendin e caktuar do të shkosh me duar thatë. Po qe se s’e ke humbur mendjen, dera e pendimit është e hapur. Tani që shpenzove napolonat florinj, kryesorja është të mbledhësh mendjen. Pas tashi për çdo rast që të jepet nga pesëm-bëdhjetë florinj, mbasi të kesh harxhuar gjysmën, ruaje mbetjen si depozitë. Pra duhet të blesh diçka për atje ku do të vesh.” E vështrova. Nefsi im nuk po pajtohej me këto fjalë. Ai njeri po më thoshte që një të tretën ta veçoja, por prapë se prapë nefsi im nuk po e pranonte dhe nuk po nënshtrohej. Edhe kur tha për një të katërtën, ai prapë ngulte këmbë në të tijën. Njeriu i mirë u hidhërua, më ktheu shpinën dhe u largua. Papritur gjendja në të cilën ndodhesha m’u tjetërsua. M’u duk sikur po ecja në një tren me një shpejtësi të madhe, nepër një tunel të gjatë. Asgjëkundi nuk po shihja një shteg shpëtimi. Për çudinë time, ndërsa treni çante rrugën me shpejtësi, në të djathtën dhe në të majtën time vështroja sheshe me lule dhe kopshte me pemë frutore shumë të shijshme. I ngjaja një të çmenduri dhe zgjasja dorën për të rrëmbyer ndonjë frut të pjekur. Mjerisht, ato ishin të rrethuara me çerdhe ferrash dhe sa herë që zgjasja dorën të rrëmbeja diçka në rrugë e sipër, më përgjakeshin duart. Kjo përpjekje po më kushtonte shumë shtrenjtë. Papritur erdhi faturina i trenit dhe më tha: “Më jep pesë groshë dhe do të të jap sa të duash lule dhe fruta! Kështu po të kushton më shumë. Shiko si i ke çarë duart! Po të më japësh pesë grosh, edhe nga dëmtimi do të shpëtosh edhe nuk do t’i marrësh pa leje, që të biesh në mëkat”. U pezmatova shumë prej marrëzisë time dhe me vete po thoja se kur do të mbaronte ky tunel i pasosur. Duke parë me vëmendje, vura re se tuneli kishte disa gryka, ku njerëzit orvateshin të kërce¬nin brenda tyre. Përballë meje ndodhej një grykë e tillë. Në të dy anët ishin ngulur dy gurë varri të mëdhenj. U bëra kureshtar dhe i pashë me vë¬mendje. Mbi ta me shkronja të mëdha, ishte shkruar emri im “Said”. Nga paniku që më zuri, u shqetësova dhe thashë me vete: “I mjeri unë!” M’u bë sikur dëgjova zërin e njeriut tek porta e hanit, sikur më jepte këshilla. Ai sikur më thoshte:
“A të ka ardhur mendja?” Pëshpërita: “Tani e kam mendjen në vend”-dhe rashë i pafuqishëm pa ndjenja. Ai vazhdonte të më këshillonte: “Pendohu dhe bindju All-llahut xh.sh.!”
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>