Besimi është dritë por edhe fuqi. Kush beson me të vërtetë, nuk i trembet askujt dhe asgjëje. Mbështetjen dhe binden ndaj Zotit, nuk duhet ta mendojmë si një sakrificë, për të analizuar shkaqet dhe arsyet dhe për¬dorimi i tyre është një farë lut¬jeje që bëhet përmes punës, e cila do të ketë rezul¬tatin e duhur nga Zoti xh.sh.. I Gjithmëshirshmi është shpërblyes i madh.

Njeriu edhe i rritur, midis qenieve të gjalla është më i përkëdheluri. Ngjan shumë si një fëmijë që është krejt i paaftë dhe që do t’i duhet një jetë e tërë për të arritur pjekurinë. Njeriu do apo nuk do në derën e Mëshirës së të Plotfuqishmit do të tro¬kasë. Me dobësinë apo pafu¬qinë e tij, ai do të shkojë drejt saj për të plotësuar qëllimet dhe dë¬shirat e veta. Për të arritur nevojat e veta, njeriu nuk duhet të qajë e të ulërijë si fëmijë, por të lutet, e lutja më e mirë është ajo përmes punës. O njeri, puno me nder, derdh djersë dhe energji se All-llahu është i Mëshirshëm, e shpërblen punën.

Mik i nderuar, lexues i dashur, ti je vetë i urtë, duke lexuar këtë libër, do të mësosh e do të kuptosh shumë gjëra interesante që e kanë burimin në ujët e kulluar të besimit në Zotin, në dritën e Tij të pashuar.

Falenderimet i takojnë vetëm All-llahut, por të lutem këndoje një FATIHA për të diturin SAID NURSI.

Prof. Islam DIZDARI

Shkodër, më, 11.04.2001

FJALA E NJËZETETRETË

Kjo “Fjalë” ndahet në dy tema – subjekte

"9_24022010182353.jpg"

Bismil-la hirr-rrahmanirr-rrahim “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit Mëshirëbërsit.

Vërtetë, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira.” (Tinë 4,5,6) *

TEMA E PARË

BUKURIT? E BESIMIT ISLAM janë me mijëra: Këto do t’i tregojmë brenda pesë pamjeve:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>