Në këtë mënyrë kjo krijesë kthehet në një fi-gurë të pakuptimtë dhe të koklavitur, si një pano¬ramë që së shpejti do të prishet. Ai mund të kthehet shumë shpejt në një send që dekompozohet dhe humbet përjetësisht.

Përmbledhje:

“Nefsi emmare” (dëshirat nga të këqijat) i detyron veset që ta shtyjnë njeriun të bëjë krime të vazhdueshme. Aftësia e këtij njeriu për punët e dobishme janë të kufizuar dhe e papërfillshme. Ai shtëpinë që mezi e ndërton për një vit, e rrëzon për një ditë. Por ky njeri, në qoftë se e braktis “un”-in dhe kërkon mbështetje tek All-llahu xh.sh. për punë të suksesshme, pa menduar kurrë grindjet dhe turbu¬llirat, pendohet dhe bëhet rob i devotshëm.

"9_24022010182417.jpg"

Atëhere All-llahu edhe këtij njeriu ia shkëmben aftësitë shkatërruese me ato të dobishme. Këtë sek¬ret e sqaron ajeti i mësipërm, kur thotë që njeriu në këtë çast merr vlerat e “formës më të bukur” dhe arrin në kulmin e lartësive.

Tani o njeri i pakujdesshëm! Është e mundur që një mëkat të regjistrohet si njëmijë dhe të mirat fare të mos shkruhen. Por shiko Bujarin e Gjithmë¬shirshëm që me mëshërën e Tij duke e dashur njeriun dhe duke e çmuar, për çdo mëkat shkruan vetëm një, kurse për çdo të mirë shkruan dhjetë, shtatëdhjetë, shtatëqind apo shtatëmijë. Për sa thamë kuptohet që, po të hysh në ferrin e tmerrshëm është një dë¬nim i veprimeve tuaja, i gjykuar me një drejtësi të pastër, por hyrja në parajsë është vetëm një mëshirë e All-llahut xh.sh..

Pika e dytë

Njeriu ka dy detyra:

Njëra, duke u kthyer nga “un”-i është e predis¬pozuar vetëm për këtë jetë. Tjetra, duke adhuruar All-llahun është kthyer nga Jeta e Përjetshme.

Në rastin e parë, kur fytyra drejtohet nga “un”-i, ky krijesë është në gjendje të mjerueshme. Kapitali i saj është sa një qime koke dhe me aftësinë që ka prej jetës, shumë pak përfiton (ajo së shpejti do të shuhet si një dritë e vagëlluar). Atij jeta do t’i du¬ket e shkurtër dhe trupi do t’i kalbet shumë shpejt. Në këtë rast, ky njeri kudo që gjendet, në hapësirat e Gjithësisë, nga të gjitha llojet e qënieve të panu¬mërta është një individ nazik dhe i dobët.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>