Meqenëse e vërteta është vetëm një, vetëm Atij, All-llahut xh.sh. i falemi (i bëjmë ibadet).

Tani o njeri! A e kupton se je rob vetëm i Atij dhe nga të gjitha qëniet ti ke përfituar një pozitë më të lartë? Në qoftë se nuk e adhuron Atë, atëhere je ende një rob i ulët dhe nën nivelin e krijesave të palogjikshme. Po qe se mbështetesh tek “uni” dhe aftësia jote, duke braktisur mbësh¬tetjen tek Zoti i Madhëruar xh.sh.. dhe duke ecur në rrugë të gabuar, një ditë do të përfundosh në ferr. Kryelartësia jote duke adhuruar vetveten, duke thënë se çdo gjë “e bëj unë”, do të të lërë në rrugë pa krye. Aftësia jote dhe bëmat e tua s’do të kenë as vlerën e krahut të bletës apo të milingonës. Si rrjedhim, ti je i dobët dhe i mjerë, sa një merimangë apo mizë. Barra e ligësive të tua është aq e madhe dhe e rëndë, sa pesha e një mali të lartë, apo sa dëmi i sëmundjes së murtajës.

Pra o njeri! Ti ke dy rrugë:

E para, krijim, ekzistencë, dobi, realizim, ve¬prim¬tari...dhe...

E dyta, rënie, shkatërrim, grindje, mosrealizim, dhe vendqëndrim vagabondash.

Në rrugën e parë, me aftësi je më poshtë se bleta apo zogu i malit, më i pafuqishëm se me-rimanga. Kur të kalosh në anën tjetër, atëhere fuqia jote i kapërcen edhe malet, edhe qiejt. Barrën më të rëndë, që malet s’kanë mundur ta ngrenë, pra amanetin e Zotit xh.sh., pa frikë eke merr mbi shpinë. Pas kësaj, me fuqitë e tua mundohesh të shfrytë¬zosh një sipërfaqe të gjerë sa të gjithë qiejt dhe malet. Kur ke si qëllim të bësh mirë, mund të bësh aq sa të arrijë krahu apo forca jote. Në qoftë se ti o njeri, priresh nga e keqja dhe e bën atë, atëhere do të sjellësh vetëm shkatërrim, dhe dhunë, duke për¬hapur panik. Mosbesimi është si një konglomerat i paditurisë dhe i pavërtetësisë së fenomeneve. Kjo e keqe e madhe e poshtëron Gjithësinë, Emrat e Bukur dhe mbi të gjitha është një e keqe që tërë qëniet i nënvlerëson, sepse për çdo gjë mohon Mjeshtrin e saj. Mosbesimi njeriun e hedh në ni¬velin më të ulët dhe e poshtëron. Të gjitha krijesat që kanë një rang të lartë pranë All-llahut xh.sh. dhe janë ngarkuar për përmbushjen e detyrimeve ndaj Tij, janë një Mesazh i Bukur edhe pse janë vendosur në rangun e lartë, me një detyrim të caktuar, si një Mesazh i Bukur dhe si një farë nëpunësash të Tij, mosbesimi i ul ata në nivelet më të rëndomta dhe më të pakuptimta. Në këtë rast atyre u hiqet e drejta e pozitës dhe nuk mund të jenë më pas¬qyrues të Zotit dhe Përfaqësues të funksioneve të Emrave të Bukur. Pra, mosbesimi zhvlerëson qënien e tyre si krijesa të preferuara dhe i shndërron në sende të zakonshme dhe të pavlera. Ai i hedh ata në harresë dhe veçim, duke i konsideruar si të përkohshëm, që shumë shpejt do të shkatërrohen dhe prishen duke shkuar drejt hiçit. Sikur të mos mjaftonte kjo, njeriu ngaqë është krijesa më e përkryer, pasqyron Emrat e Bukur të All-llahut xh.sh. e megjithatë Ai i refuzon ato. Nuk mund të mohojmë faktin se kjo krijesë, njeriu, është një pasqyrë e të gjithë Emrave të Bukur, që krahasohet me një vjershë të këndshme dhe të mrekullueshme, ku spikat dëshira e kulluar e Zotit xh.sh. që mban në vetvete farën dhe të gjitha cilësitë e pemës së Përjetshme. Ky njeri pra ka marrë mbi shpinë Amanetin e Madh, pra Mesa¬zhin e Madh, Kur’anin dhe me këtë përkushtim ngrihet mbi malet dhe lartësohet përmbi të gjithë qiejt, me bindjen e tij ndaj Krijuesit të vet. Njeriu i tejkalon engjëjt dhe është Kalif, mëkëmbës në këtë botë. Duke qenë në këtë rang kaq të lartë, mosbesimi atë e rrëzon në nivelin më të dobët, e bën më të varfër dhe më të përkohshëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>