Me këto prova të pandërprera njeriu do të jetë në gjendje të përballet çdo çast. Përpara tij shtri¬hen dy rrugë dhe ai do të jetë i detyruar të zgjedhë atë më të mirën, rrugën drejt lumturisë së përje¬tshme, apo rrugën e vuajtjeve të pambarim. Ai që është krijuar si një mrekulli e All-llahut xh.sh. dhe si një krijesë e çmuar dhe e vetëdijshme, a do të dijë se cilën rrugë të zgjedhë? Apo në këtë zgje¬dhje të tij do të anojë nga veset, si disa njerëz që humbin në këtë botë? Njeriu duhet të jetë larg¬pamës dhe i zgjuar, sepse është krijuar si përfa¬qësues i Gjithë¬sisë.

Tani, brenda pesë pikave do të rendisim arsyet e zhvillimit të njeriut dhe shkaqet e prapambetjes së tij.

Pika e parë:

Njeriu është një krijesë e bukur, e pajisur me aftësi të shumanshme. Nevojat e tij janë të shpërn¬dara në të gjitha fushat e jetës, dëshirat e tij shtrihen deri në përjetësi. Ashtu siç e do një lule të vetme, do edhe të gjithë pranverën madhështore. Siç do dhe kënaqet me bukuritë e një kopshti të vo¬gël, po ashtu edhe parajsën madhështore e dëshi¬ron. Siç ka dëshirë dhe mall të takohet me shokun e tij më të dashur, po ashtu ka dëshirë të njihet dhe të shohë me padurim të madh edhe Zotin e Lart-madhërishëm dhe të Bukur.

Siç ka dëshirë të vizitojë shtëpitë e farefisit të tij, ashtu ka dëshirë të takohet me nëntëdhjetë e nëntë përqind të dashamirëve që kanë vdekur prej kohësh dhe tani janë në jetën e përtej varrit. Është në dobinë e njeriut të shpëtojë nga ndarja e për¬jetshme duke u mbështetur tek Fuqiploti, që mund t’i mbyllë derën e kësaj bote. Fuqia e All-llahut arrin deri atje, sa t’i grumbullojë të gjithë këta njerëz në një Mah’sher të Çuditshëm, në jetën e ardhme: njërën botë ta sajojë dhe tjetrën në të përjetshmen ta dërgojë.

Në këtë gjendje që ndodhet njeriu, nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta adhurojë Atë që ka në dorë frenin e secilit send, në duart e të cilit ndodhen arkat e thesarit të pambaruar, Atë që vend nuk ka dhe kudo ndodhet, që është i gatshëm dhe larg pafuqisë dhe dobësisë, të cilit nuk i gjendet asnjë e metë dhe që ndodhet përmbi të gjitha lartësitë. Ai duhet adhuruar dhe lavdëruar në çdo çast.

Për njeriun Zoti është Një dhe i Vetëm, Fuqizor dhe Ngadhënjimtar, Mëshirëplotë, i Bukur dhe Sundimtar i Përsosur, sepse Ai pa asnjë të metë plotëson çdo nevojë të njeriut, ngaqë Fuqia dhe Dituria e Tij është e Pafundme.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>