Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Lloji i katërt është lutja jonë e cila është edhe më e fuqishme. Ajo ndahet në dy pjesë:
• Njëra lutje është me punë dhe mirëqënie.
• Tjetra, me zemër dhe me gojë.
Po japim një shembull:
Njeriu nga Krijuesi kërkon me gjendjen e tij. Ai duke lëvruar tokën e ka bërë trokitjen e parë në Arkën e Zotit xh.sh.. Këto lloj lutjesh që bëhen me punë dhe janë të mbështetura nga funksionet e Emrave të Bukur të Fisnikut Absolut, shumë rrallë mund të ndodhë që të mos pranohen.
Me gjuhë dhe zemër njeriu duhet t’i lutet Zotit, për ato nevoja apo kërkesa, ku dora dhe mendja e tij nuk arrin. Fruti më i rëndësishëm i kësaj lutjeje është se, ai që lutet e kupton që është “Një”, që dëgjon gjithçka, bele edhe atë që kalon nëpërmes zemrës së tij, pra All-llahu xh.sh., i Cili i vlerëson mendimet e mia. Dora e Tij arrin të plotësojë çdo dëshirë, sado e vogël qoftë, duke mëshiruar do¬bësinë. Ai i gjen shërimin e varfërisë sime.
Shiko pra o njeri i pafuqishëm dhe i varfër! Mos e hiq nga duart këtë mundësi, që është çelësi i Thesareve të Mëshirës dhe një levë e zotërimit të një force të pashterruar. Nëpërmjet kësaj leve ngjitu dhe ngrihu në kulmin e lartësive të njerë¬zimit. Bëhu si një mbret që i tërheq nga vetja lutjet e Gjithësisë, ku lutja jote të përzihet me mijëra të tjera. Bëhu një rob i përgjithshëm dhe njëkohësisht një përfaqësues i të gjithëve. Atëhere do të bëhesh si një shembull i bukur i Gjithësisë! Kur thua:
TEMA E DYTË
Njeriu është krijuar si shembull i bukur. Atij i është dhënë një aftësi e rrallë dhe e gjerë. Hapë¬sirat e dijeve të tij janë universale. Ato radhiten nga e rëndomta, deri tek gjenialja, nga shtresa më e ulët, deri tek ajo më e larta. Tek ai janë gdhendur një mori karakteresh, që nga më e poshtra, deri tek më i larti, (arshi ala).
Bota e njeriut ndryshon radhë pas radhe, duke filluar nga grimca më e padukshme dhe deri tek dielli gjigand. Njeriu i ka në dorë të gjitha çelësat e shkallëve për të arritur në sferat më të larta apo në të kundërt, për të zbritur në thellësitë me të errëta. Kjo tregon se njeriu nuk është unik dhe i njëtrajtshëm. Kapaciteti dhe mentaliteti i tij ndry¬shon, ç’ka do të thotë se ai është në evolim dhe ndryshim të vazhdueshëm, drejt përsosmërisë apo rëndomësisë së tij.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>