Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Domethënë me argumentet e veçanta të natës dhe të ditës, kur Madhëria e Tij dritën e shën¬dritshme e mbulon me errësirën e zezë, do t’iu kujtojë robëve të Vet se është koha kur duhet të bëjnë adhurimin e tyre. Nuk është e thënë që, pikë¬risht këto dy lloj adhurimesh bëhen me qëllimin e vetëm që të agojë dita apo të vijë nata. Edhe shkencërisht dihet se errësira është e kufizuar. Ajo do të vazhdojë derisa të agojë dita e re.
Po kështu, thatësira ka kohën e lutjes dhe të adhurimit të vet. Në mënyrë të njëjtë, pllakosja e fatkeqësive, apo sulmi i egërsirave ka kohën e vet të përcaktuar, ku All-llahu xh.sh. e fton njeriun të pranojë dobësinë e tij dhe me anë të lutjeve të adhurimit të mbështetet tek Ai. Megjithëse ne shumë lutemi dhe fatkeqësitë nuk mbarojnë, kjo nuk do të thotë se lutja jonë nuk është pranuar. Mbase është më mirë të themi se nuk ka ardhur koha kur lutja të na pranohet. Në qoftë se Zoti e tërheq fatkeqësinë nga ne, gjatë kohës që ne jemi lutur dhe kemi bërë adhurimin tonë, kjo është akoma më mirë të themi se koha e lutjes në këtë çast merr fund, sepse nevoja u zgjidh.
Domethënë, lutja në vetvete përmban një lloj sekreti të adhurimit. Adhurimi duhet të jetë i sinqertë dhe i pastërt ndaj All-llahut xh.sh. dhe për Hirën e Tij. Pra gjithmonë duhet besuar në Mëshi¬rën e Zotit, në kujdesin e Tij, sepse Ai ka një Di¬turi të Kulluar dhe universale. Mos të dyshojmë kurrë në këtë të Vërtetë Absolute. Me këto argu¬mente qiellore, tepër reale, vërtetohet se të gjitha krijesat e All-llahut bëjnë nga një “tesbih” dhe adhurim të veçantë. Secila nga ato bën një “sexh¬de”, gjë që do të thotë se çdo qënie, sipas mun¬dësisë dhe gjendjes së vet, lutet dhe bën dua ndaj All-llahut xh.sh..
Si shembull mund të sjellim bimët dhe kafshët, të cilat me një gjuhë dhe aftësi të veçantë, kër¬kojnë nga Krijuesi një fytyrë të vetën, ku të pasqyrohen Emrat e Bukur në ta. Gjithashtu, secila krijesë me gjuhën e nevojës, për të arritur sukses dhe për të vazhduar jetën e mëvonshme, në mënyrë të veçantë shprehin kërkesat e tyre ndaj Fisnikut. Për të përmbushur këto kërkesa të do¬mosdoshme jetësore, ato përpiqen që duke u lutur t’i përmbushin ato, në formën e ushqimit, sipas aftësisë së tyre. Po me gjuhën e paaftësisë, ato bëjnë një lloj duaje për të shpëtuar nga fatkeqësitë. Çdo qënie që është me shpirt kërkon mbështetjen e fortë të All-llahut xh.sh..
Këto tri lloj lutje, në qoftë se diçka nuk i bëhen peng, gjithmonë janë të pranuara.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>