Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Parathënie
“Bukuritë e besimit islam” është një perlë në gjer¬danin e mahnitshëm Risale-i Nur.
Njeriu i ndriçuar nga besimi islam shkëlqen me rrezet e farfurishme të një diamanti. Ai sikur na fton, na nxit, e na thotë: “Shihmëni!”
Po, njeriu është krijesa më e përkryer, më e plotë, më e aftë e Mjeshtrit të Madh. Vetëm njeriu pati guxi¬min të marrë përsipër amanetin e All-llahut. Ai duke i besuar Krijuesit stoliset me cilë¬sitë më të çmuara fizike, mendore e shpirtërore. E këto cilësi rrezatojnë vlerën e njeriut. Përmes tyre ai tregon qartë se është një mrekulli e rrallë e Krijuesit. Në çdo shqisë, në çdo qelizë të trupit të tij, në çdo veprim e në çdo sjellje të tij, njeriu besim¬tar pasqyron mrekullinë e Zotit, Krijuesit të pashoq. Madhështia e njeriut në raport me të gjitha krijesat e tjera, duket në lirinë e tij. Ai i pajisur me cilësitë më të larta fizike, mendjen e kulluar, me zemrën e ndërgjegjen e pastër, është i lirë të zgjedhë rrugën e tij në jetë. E në qoftë se zgjedh rrugën e drejtë, rrugën e së mirës, të së vërtetës, atë që ia lejon i Madhi Zot, ai lartësohet në majat më të larta. Vlera e tij në këtë rast rritet shumë, madje është më e lartë se e engjëjve, sepse melekët kanë mundësi dhe të drejtë të bëjnë vetëm mirë, të lavdërojnë e të adhurojnë All-llahun. Ndërsa njeriu ka vlerë më shumë sepse në mes dy rrugëve zgjedh të lejuarën, kur ka mundësi e liri të plotë të zgje-dhë edhe të ndaluarën. Prandaj çdo cilësi e besim¬tarit, e ndriçuar nga mirësia dhe mëshira e Zotit, shkëlqen e tregon qartë vlerën e njeriut, plotësisht të lirë.
Lexues i nderuar! Ky libër që sot ke në dorë është një mësues i mirë që me përzemërsinë e një prindi ju mëson e ju udhëzon të shihni më qartë, të dëgjoni më mirë, të ecni në rrugë të drejtë. Shembujt e thjeshtë ju nxisin të mendoni e ju vetë të vendosni që duke ecur në rrugën e udhëzuar nga Zoti xh.sh., çdo shqisë e juaja, çdo veprim i juaji do të marrë vlerat e duhura e do t’ju prezantojë ju për njerëz. Se ruajna Zot, në se dikush do të hyjë në rrugën e shtrembër, do të bëhet më i keq, më i egër e më i ultë se kafsha. Njeriu është krijuar në for¬mën më të bukur, por ai mund të zbresë e të bëhet më i ulti i më të ultëve. Për të ndritur me të gjitha vezullimet e tij, njeriu duhet të udhëhiqet nga drita e besimit, nga dituria e surtia e të Gjithëdijshmit, Zotit të Madhnu¬eshëm. Kjo dritë i jep njeriut pamjen vërtetë e të plotë. Në këtë çast gjithësia duket qartë, e ardhmja do t’i duket një rrugë e hapur dhe e ndritur. Me të drejtë Said Nursi thekson: “Me dritën e besimit stuhitë dhe shirat e furishëm në stinën e pranverës, janë mjaft të dobishëm dhe një argument i Mëshirës së kulluar të Zotit xh.sh.”.
Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>