Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
KURA E NËNTËMBËDHJETË
Të gjithë Emrat e Bukur të të Madhërismit, tre¬gojnë se cilësia më e mirë dhe më e bukur e që¬nieve është jeta dhe gjallëria. Pasqyra e të bukurit është e bukur. Njeriu, pasqyra e All-llahut, zbuku¬rohet kur e tregon më pastër dhe më qartë Hije¬shinë e Përsosmërisë së të Bukurës. Bukuria është dhuratë e Krijuesit dhe Ai çdo gjë e ka krijuar të bukur. Çdo gjë që vjen prej Krijuesit të Bukur, patjetër është e bukur. Po qe se jeta do të vazh¬donte pa një sëmundje apo shqetësim, jeta nuk do të ishte gjë tjetër, veçse një pasqyrë e keqe. Kjo lloj jete do të shkonte drejt kotësisë dhe gjallëria e saj do të zhvlerësohej deri në maksimum. Në këtë rast njeriu do të shtypej brenda vetes. Duke rendur pas dëfrimeve, jeta do të shpërdorohej kot së koti. Kjo do të ishte e njëllojtë me jetën e një të bur¬gosuri, i cili mezi pret që të lirohet prej burgut, ngaqë është armiqësuar me vlerën reale të jetës. Jeta mund të marrë vlera reale të konsiderueshme, kur ajo rrotu¬llohet e sillet nepër labirinthe të lar¬mishme dhe rrugë të shumëllojshme. Duke vlerë¬suar jetën e tij në vështirësi, njeriu nuk do që ajo t’i soset para kohe.
Rrugaçët dhe të papunët janë të vetmit që pëshpërisin se dielli nuk perëndon kurrë, apo nata nuk kalon, duke pëshpëritur orë e çast “of, of”. Po deshe pyet një padron që rri shtrirë në krevat: “Si po e shtyn jetën?” Ai do të përgjigjet: “Nuk po e kaloj dot kohën. Eja të luajmë një dorë letra ose domino, se u mërzita”. Por edhe mund të ankohet: “Sikur të kisha bërë këtë punë”, apo “sikur të kisha fituar aq e kaq” dhe përherë këto ankesa nuk shterrojnë.
Tani pyet një fatkeq dhe punëtor: “Si po e shtyn jetën?” Ai do të përgjigjet: “Lavdi All-llahut, mirë jam!” dhe po qe i mençur të thotë: “Sikur të mos kishte perënduar dielli do ta kisha mbaruar edhe këtë punë që kam në dorë. Jeta po më kalon shpejt dhe do të më ndërpritet. Dihet se po kaloj një jetë të rëndë dhe të vështirë, por çdo gjë do të kalojë”. Me këtë ai do të tregojë se jeta është e vlefshme. Hidhërimet dhe vështirësitë kalohen vetëm me punë. Vetëm nëpërmjet vështirësive dhe punës e kupton me të vërtetë shijen dhe rëndësinë e jetës.
Qetësia dhe shëndeti i mirë njeriut ia bën jetën monotone. Ai do që kjo jetë të kalojë sa më shpejt.
O ti vëlla i sëmurë! Mos dysho për këtë që po të them, por beso! Edhe në libra të tjerë kam theksuar se fatkeqësitë, brengat dhe mëkatet e kanë burimin tek mosekzistenca. Ato tërësisht janë një ligësi e madhe dhe një errësirë-pus i thellë për njeriun. Një jetë monotone, pa lëvizje, e qetë dhe statike është një mosekzistencë, që kushtëzon vetekzistencën e njeriut. Çdo ekzistencë është pastërtisht një dobi dhe një dritë për njeriun. Meqë kjo është e vërtetë që nuk tjetërsohet, sëmundja ta pastron jetën dhe ta bën atë të vlefshme. Ajo të forcon dhe të shtyn të përparosh. Nepërmjet këtyre që thashë, e kupton se me çfarë qëllimesh të shenjta ta dërgon All-llahu xh.sh. sëmundjen. Ajo vjen tek ti si një mysafirë e All-llahut xh.sh., që pasi e kryen detyrën e saj, shkon. Inshaall-llah sëmundja i thotë shëndetit: “Ec dhe ulu në vendin tënd deri në përjetësi dhe vazhdo të kryesh detyrimet. Kjo shtëpi është e jotja dhe jeto në të me shëndet!”
KURA E NJËZETË
O ti i sëmurë që përpiqesh për t’u shëruar!
Sëmundja ndahet në dy lloje: Njëra është e vërteta dhe tjetra artifiale. E vërteta kurohet me barnat me të cilat ato Shiruesi i vërttetë ika stivuar përmbi sipërfaqen e tokës, që është një bar¬natore gjigande. Aty ndodhen të gjitha llojet e ilaçeve që i përshtaten çdo sëmundjeje. Çdo sëmundje ka ilaçin e vet. Çdo njeri ka të drejtë të vrapojë dhe të kërkoje ilaçin e tij, sipas nevojës që ka. Efektin e vërtetë të ilaçeve që ka përgatitur All-llahu xh.sh. për sëmundjen tënde, duhet ta kërkosh tek Shëruesi i vërtetë. Siç i bën lehtësim çdo brenge, po ashtu Ai sjell edhe ndikimin e mjekimit. Në mënyrë të rëndësishme është theksuar se sëmundjet në të shumtën e rasteve vijnë prej moskujdeses në ngrë¬nien dhe moszbatimit të këshillave të mjekut, mos mbajtja e dietës dhe nga abuzimet. Në të vërtetë, një mjek besimtar të sëmu¬rëve të vet u jep këshilla të vlefshme. Ai i ndalon ato nga abuzimet dhe shpërdorimet e pakufishme dhe i ngushëllon shpir¬tërisht. I sëmuri këtij lloj mjeku duhet t’i besojë, që sëmundja t’i lehtësohet. Ai qetësohet dhe kalon në gjendje normale.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>