Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
KURA E GJASHTËMBËDHJETË
O ti i sëmurë që mërzitesh prej sëmundjes!
Po të mos jetë sëmundja, me shtysën e veseve të nefsit, mbivlerëson veten dhe nuk e llogarit fare respektin e njerëzve të tjerë, humbet ndjenjën e nderimit, respektit, mëshirën dhe nuk i përjeton ato. Vetëm se, kur sëmundja e kap po këtë tip njeriu, atëhere ai e kupton dobësinë dhe varfërinë e vet.
Vetëm në këto kondita ai e ndjen të nevojshme të vizitojë vëllezërit e vet të sëmurë, i nderon dhe i mëshiron me dhimbjen që ndjen për ta. Besimtarët që vijnë ta ngushëllojnë ose ta ndihmojnë, pasi u vjen shëndeti ai mundohet t’u përgjigjet me cilësitë e fesë islame, siç janë nderi dhe mëshira. Kush më mirë se i urituri ia di hallin të uriturit? Po kështu i sëmuri ia njeh shqetësimet të sëmurit. Kush i bën vizitë të sëmurit, e ngushëllon dhe i jep zemër atij, fiton sevap(mire si) të madhe. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Të sëmurin shko e shihe, se sevape fiton”.
KURA E SHTATËMBËDHJETË
O ti i sëmurë që vuan për shkak se s’je në gjendje t’i bësh mirë askujt!
Ti falendero, se All-llahu xh.sh.me sëmundjen që të ka dhënë, po të hap derën e mirësive të vër¬teta dhe të sinqerta! Njeriun (i afërm, infermier apo mjek) që i shërben të sëmurit, duke u kujdesur për të, për hirë të All-llahut, vuajtjet e të sëmurit e bëjnë atë të fitojë mirësi të mëdha. Sëmundja është si një lutje ndaj All-llahu xh.sh që pranohet. Pra, për-kujdesja ndaj të sëmurëve është një mirësi e madhe dhe e rëndësishme. T’ua dish hallin të sëmurëve, t’i pyesësh ata për shqetësimet, është një mirësi e madhe dhe një urdhër i Pej¬gamberit tonë. Ky veprim bëhet shkak për të pakë¬suar mëkatet e tua, në qoftë se ke të tilla.
Në hadithin e Pejgamberit a.s. thuhet: “Meri-to¬jeni duanë, lutjen e të sëmurëve, sepse lutja e tyre pranohet, veçanërisht, kur është prej të afërmëve, si babai ose nëna. Me shërbimin ndaj tyre ke bërë një mirësi të madhe dhe të rëndësishme. Mundohu ta mbushësh zemrën e të sëmurit, t’i japësh ngu¬shëllim, se kështu fiton një mirësi dhe një sevap “sadaka”.
Biri ose bija që nënës ose babait ua gëzon sado¬pak zemrën duke iu shërbyer, përfitojnë duanë e tyre. Pra në jetën shoqërore është një sjellje di¬njitoze dhe e ndershme e njerëzve. Të sëmurëve t’u përgjigjesh me shërbim, me nderim dhe mëshirë. Kush i përballon këto detyra më së miri, do të falenderohet jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga engjëjt (melekët). Duke i ngushëlluar të sëmurët vuajtjet e tyre lehtësohen dhe ata ndjejnë kënaqësi nga fjalët e ëmbla. Për besimtarët lutja e të sëmurëve është një çështje e rëndësishme.
Mbi tridhjetë apo dyzet vjet jam duke iu lutur All-llahut xh.sh., që të gjej shërim prej një sëmundjeje të rre¬zikshme. Gjatë kësaj kohe e kuptova se kjo së¬mundje më është dhënë që unë t’i lutem vazh¬dimisht Atij. Përfundimi im është se përfitimi më i rëndësishëm i kësaj lutjeje është në Botën Tjetër. Vetë sëmundja është një lutje. Ajo i tregon njeriut dobësitë. Kur e njeh më mirë dobësinë mbështetesh tek Ndihma dhe Mëshira e All-llahut xh.sh.. Kjo është arsyeja që kam tridhjetë vjet që lutem. Në pamje të parë sëmundja duket sikur nuk po largohet, por unë nuk e ndërpres lutjen time. Veç kësaj, të braktis lutjen nuk ma pranon edhe zemra.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>