O Krijuesi i çdo gjëje!

Çdo send që ndodhet në sipërfaqen e tokës ështe nën sundimin Tëndë dhe qëndron në tokën Tënde, dre¬jtohet me Fuqinë, Vullnetin dhe Dijen Tënde. Gjithë këto tregojnë përsosmërinë e Drejtuesit të krijesave. Ai i ka vendosur secilën prej tyre në vendin që i përket me një siguri të plotë. Pra të gjitha këto janë shenjë e njësimit të Kri¬juesit, Edukatorit të tyre që me gjendjen dhe me gjuhën e mirësive thonë se: Krijuesi ynë është pa të meta dhe falenderojmë Furnizuesin tone të vetëm…

O Zoti im I fshehtë që në të njëtën kohë ndodhesh kudo! Dhe O Ti që nga madhëria Jote je fshehur!

Unë me të gjithë qënien time të lartësoj dhe të pastroj nga gabimet e të metat duke thënë se ske ortak dhe të falenderoj në emër të të gjithë krijesave të cilat e shprehin gjithnjë falende-rimin e tyre për Ty.. …



O Zoti i qiellit e i tokës!

Unë me mësimin e Kur’anit dhe të Dërguarit Fisnik (a.s.m.) e kuptova se: Ashtu siç dëshmon kozmosi bashkë me botën për ekzistencën dhe njësinë Tënde ashtu dësh-mojnë bindshëm edhe detërat, lumenjtë dhe burimet …

Ja pra, detrat që janë në formën e kazanëve dhe (krorëve) të habitshëm të kësaj bote, me ekzistencën, me rregullin dhe me gjendjen e tyre të dobishme tregojnë dhe lajmërojnë se në të nuk ka asnjë pikë dhe asnjë qenie që nuk tregon Krijuesin e vet…

Edhe peshqit që ndodhen në ujin e thjeshtë të detit dhe e marrin ushqimin në një mënyrë të përsosur dhe shumohen dita ditës nga miliona vezë tregojnë madhështinë Tënde. Ato me mënyrën e të Krijuarit, me detyrën, drejtimin e tyre nuk tregojnë asgjë tjetër veçse Krijuesin dhe Furnizuesin e tyre…

Dhe bukuria e mrekullueshme e gurëve të çmuar dhe të perlave që ndodhen në det dësh-mojn dhe njohin Krijuesin e tyre të vetëm All-llahun (xh.sh)…

Ja, ato me krijimin e tyre si të vetme ashtu dhe të bashkuara pavarësisht se krijimi i shu¬më perlave mund të duket i vështirë të tregojë Fuqinë Tënde. Krijimi i tyre është shumë i lehtë për Ty, ato dësh¬mojnë qartë për njësinë Tënde të plotfuqishme.

Me fuqinë Tënde Ti bën që të sillet rreth diellit këtë botë madhështore bashkë me oqea-net dhe detet që janë në të pa shkaktuar as derdhjen as shpërndarjen e ujit që përfshinë. Nga zalli dhe dheu i thjeshtë ke krijuar ele-mente dhe krijesa të ndryshme të cilat i rre-gullon dhe i ushqen duke i plotësuar nevojat e tyre. Duke qenë e mundur bota të bëhet plotë me kufoma. Ti bën të mundur pastrimin e fëlli-qësirave dhe gjërave të vdekura duke vendosur një rregull të caktuar ushqyerjeje për të gjithë krijesat dhe me anë të kësaj dëshmon se ekzistenca është e domosdoshme.…

Pra këto që pamë lart tregojnë qartë për Mbretërinë Tënde të madhërishme dhe për Fuqinë Tënde të gjerë që përfshin çdo gjë. Duke filluar me yjet madhështorë që janë në qiell dhe sillen në mënyrë të rregullt, Ti ua sjell edhe ushqimin e rregullt i peshqve të vegjël që janë në fundin e detërave shohim se të gjitha këto janë argumentë të Fuqisë dhe mëshirës Tënde. Me anë të kësaj mëshire arrin ti drejtosh dhe ti furnizosh ato siç u takon dhe ti i kontrollosh me dijen Tënde që përfshin çdo gjë.

Liqenet që ndodhen në bujtinën Tënde janë liqenë mëshire për misafirët dhe për udhëtarët e përkohshëm janë anije që shërbejnë për shëtitje. Të gjitha sikur na thonë: Personaliteti që bën gjithë këto shpenzime plot me dhurata të detit për udhëtarët dhe për ta ka ndërtuar bujtinën në të cilën banojnë vetëm një natë, kjo patjetër tregon se mbretëria e Tij është e përjetshme dhe detet e kësaj bote janë vetëm një shembull i vogël i deteve të thella të Mëshirës Hyjnore… Tani tek detet me formën e çuditshme dhe tek krijesat e detit sundon një rregull i përsosur që tregon shumë qartë se këto ndodhin vetëm me Fuqinë e me dijen Tënde, duke t’u nënshtruar Ty ato sillen para Teje me një përsosmëri dhe me gjuhën e tyre thonë All-llahu është më I madhi dhe është Krijuesi ynë pa të meta.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 >>>