Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
LUTJE
ARGUMENTI I TETË I BESIMIT
Fragmenti i lutjes që quhet edhe Rrezja e tretë, ështe një lloj komenti i ajetit të mëparshëm.
O All-llah O Zoti ynë!
Unë me syrin e besimit, me dritën e edu-kimin e Kur’anit, me tregimin e Emrit Tënd të Gjithë¬dij¬shëm dhe me mësimin e të Dërguarit Fisnik (a.s.m.) pashë se:
Në qiell çdo send me rregullin e tij dësh¬mon për Ekszistencën Tënde. Dhe nuk ka asnjë trup qiellor që me heshtjen e tij, me lëvizjen e tij të pazhurmë dhe me qëndrimin e tij të ekuilibruar të mos dëshmoje Edukatën Tënde.
Nuk ka asnjë yll që me krijimin e tij të ekuilibruar, me rregullin që ka ndërmjet tij dhe yjeve të tjerë dhe me qeshjen e tij vezulluese që është shenjë e ekzistencës Hyjnore, të mos dëshmojë Njësimin Tënd.
Në dymbëdhjetë planete (Shënim) nuk ka asnjë planet që me lëvizjen e tij të pëlqyeshme, me bind–shmerinë e tij të thellë dhe me përpjekjen e tij të rregullt, të mos japë shenjë për ekzistencën Tënde të domosdoshme dhe të mos dëshmojë sundimin Tënd të Madhëri¬shëm.
Ja pra, yjet si vetëm, ashtu dhe bashkë, të gjithë dëshmojnë dhe thonë: O Krijuesi i qiejve e i tokës! Të gjithë krijesat e qiellit e të tokës dëshmojnë për Ekzistencën Tënde të domos-doshme dhe janë dëshmitarë të qartë të Ekzistencës Tënde… Dhe je Ti që me rregull ke krijuar atomet dhe pjesët përbërëse të tyre, yjet e galaktikat duke i detyruar që të të nënshtrohen pa asnjë kundërshtim, i ke krijuar që t’i binden urdhërave të Tua. Dëshmitarët e Ekzistencës Tënde janë të panumërt aq sa është numri i yjeve në qiell. Dhe këto qiej ti i ke plotësuar me planetë gjigandë që sillen shpejt si një ushtri e komanduar nga një mbret i aftë në detyrën e tij. Këto janë argument i Fuqisë dhe Madhërisë Tënde dhe tregojnë që vetëm Ti je Krijuesi i tyre dhe me mëshirën Tënde i merr në prehër të gjitha gjallesat. Bashkësia e yjeve janë shenjë e Fuqisë Tënde, vetëm Ti i komandon ato dhe dija Jote përfshin dijen e të gjitha gjallesave ku me anë të saj Ti merr vendimet më të drejta. Këto argumente janë aq të qarta saqë shndërisin si yjet në qiell.
Yjet lëvizin në sipërfaqen e qiellit dhe në detin e kozmosit si ushtarët të bindshëm, si anije të rregullta dhe si aeroplanë superiore. Ato me qënien e tyre tregojnë mbretërinë e Hyjnisë Tënde të shkëlqyer. Nga gjithë ato yje vetëm një yll që ështe dielli ynë ka detyrat përkatëse me tokën dhe planetët që sillen rreth tij. (shokut e diellit pra yjet kanë të bijnë me jetën tjetër)… Nuk janë pa detyrë. Ndoshta janë diejt e botrave të përjetshme.
O Ti që ekzistenca Jote është e domos-doshme! O Zot që Je i Vetëm !
Të gjithë yjet superiore, diejt e çuditshem dhe hëna janë në qiellin Tënd dhe nën urdhërat e Tua. Me qënien dhe rregullin që ekzis¬ton mes tyre ato lëvizin duke i bërë tesbih Krijuesit, Drejtuesit dhe Furnizuesit të vetëm. Me gjendjen e tyre ato Ty të largojnë nga çdo e metë dhe thonë: All-llahu është më i madhi. Edhe unë bash¬kohem me to duke thënë se je më I Larti dhe je larg nga çdo të mete…
O Ti që nuk dukesh nga arsye se ekziston në çdo vend. Ti me qënien Tënde je kudo! Dhe O Ti Fuqiploti i Madhnueshëm që nga madhëria e tepërt Je fshehur!
?
O Fuqiploti Absolut!
Unë me mësimin e Kur’anit dhe të edukatës së Dërguarit fisnik (a.s) e kuptova se: Ashtu siç dësh¬mojnë yjet dhe qielli për ekzistencën Tënde ashtu dëshmon edhe kozmosi me retë, vetëtimat, erërat dhe shirat e tij.
Ja pra mjegulla pa shpirt dhe pa vetëdije, vetëm me dijen dhe mëshirën Tënde mund të lëshojnë shiun pa të cilin nuk mund të jetohet. Në të nuk mund përzihet rastësia e gabuar…
Dhe vetëtima që me dritën e saj ndriçon qiellin dëshmon njësinë dhe ekzistencën Tën-de, me anë të saj sikur na thërret që të kemi dobi prej elektri¬citetit të shkarkuar prej vetë-timës. Dhe bubullima paralajmëruese e shiut, me zhurmën e saj ushton në kozmos dhe duket sikur me anë të atij tingulli adhuron me zë të lartë Krijuesin e vet dhe dëshmon Krijuesin dhe Edukatori Absolut
Nga shumë detyra të erës njëra ështe dhënia e ajrit krijesave të gjalla nga i cili kanë dobi dhe është garantues i jetës së tyre. Edhe era për një qëllim të caktuar qiellin e bën në formën e një dërraseje të shkollës që në të shkruhet e fshihet. Të gjitha këto dëshmojnë për ekzis-tencën Tënde edhe tregojnë se janë vetëm veprat e Fuqisë Tënde. Dhe pikat e shiut që me anë të mëshirës Tënde bien në tokë dëshmojnë për mëshirën Tënde të pafund. …