Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Unë si refuzim ndaj shpifjeve të tyre, me të gjithë atomet që kam në trup dua të lexoj Ajet:
Sepse të Dërguarit e Tu besnik dhe kum-tuesit e drejtë duke besuar me një bindje të fuqishme lajmërojnë dhe dëshmojnë për the-saret e Tua të mëshirës së premtuar ndaj nje-rëzve të devotshëm në jetën tjetër. Ata njerëz thonë se aty do të pasqyrohen më mirë Emrat Tu të Bukur. Ato duke besuar, dësh¬mojnë dhe neve na japin mësim duke thënë se: Eshtë e vërtetë se: Dielli dhe shkëlqimi më i madhë i Emrave të Zotit do të pasqyrohet në mahsher, kur do të tubohemi pas ringjalljes …
O Zoti i Profetëve besnikë! Të gjithë me vull¬netin, gjithëdijen dhe sjelljen Tënde i ke detyruar që të të shërbejnë nën sundimin Tënd. Ato të lartësojnë dhe falenderojnë duke e bërë botën si një sallë dhe universin si një xhami të madhe.
O Zot! O Zoti i qiejve dhe i tokëve! O Krijuesi im dhe Krijuesi i çdo sendi!
Qëellin që e ke mbushur me yje dhe botën me gjithë çka ka në të dhe për nder të të gjithë krijesave dhe aneksat e tyre, që me Fuqinë, Vullnetin, Mëshirën dhe Gjit¬hëdijen Tënde i ke sjellur të shërbejnë. Më sill dobi nga veprat e mia dhe m’i plotëso dëshirat e dobishme për mua. O All-llah bëj që zemrat dhe mendjet e njerëzve t’i shërbejnë Kur’anit dhe besi¬mit dhe të lexojnë Risale-i Nurin. Mua dhe vël¬lëzërve të mi na jep besim të fortë dhe përfundim të mbarë. Ashtu siç i ke nënshtruar Hazreti Mu-saut a.s. detin. Hazreti Ibrahimit a.s. zjarrin. Hazreti Davudit a.s. kodrën dhe hekurin. Hz. Sylejmanit Njerëzit dhe xhinnët dhe Hazreti Muhammedit a.s.m. e ke sjellur që ti nënshtrohen dielli dhe hëna ashtu silli edhe zemrat e mendjet e njerëzve le ti shërbejnë Kur’anit dhe Risale-i Nurit. Mbrona nga dëmi i nefsit dhe shejtanit, nga tortura e varrit dhe nga zjari i xhehennemit, na e mundëso që të kënaqemi në xhennetin Firdeus. Amin. Amin. Amin…
Këtë mësim që e kam marrë nga Kur’ani dhe nga xheushenul-Kebiri, që është një lutje e Profetit a.s.m. ia paraqes All-llahut si një lutje men¬di-mesh. Në qoftë se kam gabuar, duke kërkuar strehimin e Kur’anit dhe të xheushnul-Kebirit, i lutem All-llahut të mi falë gabimet…
Said Nursi
PJESA E DYMBËDHJETË
O ju shokët e mi që po i lexoni këta shkrime!
Ta dini se unë jashtë traditës, të gjitha lutjet e zemrës, i nxora nga skutat e fshehtë dhe i shkrova sepse kur vdekja të ma shuajë gjuhën, në vend të saj All-llahu xh.sh. të më pranojë lutjet e librit. Pendimet e gjuhës së përkohsh-me, me moshën e tyre të shkurtër nuk mund t’u bëjnë ballë mëkateve të mia të panumërta. Meqenëse libri qëndron gjatë, dhe vazhdon jetën më tepër se sa gjuha, unë preferova atë.
Para trembëdhjetë vjetësh, kur në përfun-dim të stuhive shpirtërore, të qeshurit e Saidit të “Vjetër” u shndërruan në vajtimin e Saidit të “ri” në mëngjesin e pleqërisë kur u zgjova nga gjumi i pakujdesshëm i saj, këtë lutje e shk¬rova në gjuhën arabe: Kuptimi i një pjese të saj është i tillë:
“O Edukatori im Mëshirëplotë! O Kri¬juesi im Bujar!
Me keqdashjet e mia, m’u zhduk dhe m’u shua mosha dhe rinia. Si rezultat i rinisë dhe moshës time, më kanë mbetur në duar mëkatet që më shqetësojnë. Hidhërimet që më poshtërojnë dhe imagjinata që më nxjerr nga rruga, nën këtë barrë të rëndë, me zemër të sëmurë dhe me fytyrë të turpëruar, pak nga pak po i afrohem varrit. E kam parasysh se me një shpejtësi të jashtëza¬konshme, pa u shmangur as djathtas as majtas, në një formë të padëshiruar, ashtu si të dashurit dhe shokët e mi që kanë vdekur më herët, po afrohem tek dera e varrit. Kjo derë është porta e parë pas ndarjes nga shtëpia e përkohshme që ndodhet në rrugën e përje¬të¬sisë. Pra për jetën e mëpasme, kjo është porta e parë. Me një saktësi të padyshimtë, u binda se kjo botë për ata që janë lidhur fort pas saj, është kalimtare, e përkohshme dhe vdes. Shu¬më qartë m’u shfaq se për këto qenie që janë lidhur njëra pas tjetrës, grupe-grupe, barten dhe shkojnë drejt humbjes. Veçanërisht për ata që kështu si unë mbajnë nefsin e pakuj-desshëm, kjo botë është e ashpër. Të jep një shije dhe të ndjekin prapa njëmijë hidhërime. Për një bistak rrush, më vonë të godet me një mijë shuplaka.
O Edukatori im Mëshirëplotë! O Kri¬juesi im Bujar!
Me sekretin e fjalës së bukur që thotë:
Unë që tani po e shoh se në një kohë shumë të afërt, do të veshi qefinin, duke i hipur tabutit shokëve u them lamtumirë e mirupafshim! Duke u kthyer për të shkuar tek varri, tek Mëshira jote, me gjuhën e gjendjes së kufomës sime dhe me gjuhën e shprehjes së shpirtit tim, duke bërtitur të them: