Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
O Zot I Fuqishem, Ti i bëre kodrat thesarë të mbushurme miniera ndryshëëm dhe shtylla për për kadrat që janë në anijen e botës !
Unë me njohjen e të Dërguarit fisnik dhe me mësimin e Kur’anit Famëlartë e kuptova se: Ashtu siç të njohin detet me qëniet e tyre ashtu edhe bota duhet të të njohë nëse do të mbrohet nga ndikimet e tërmetit dhe të duku¬rive tjera. Revolucionet e stuhishme arrinë ta mbrojnë botën nga mbulimi me ujë, e pas¬troj¬në atë nga gazrat e dëmshëm.
Ja pra kodrat që simbolizojnë këtë forcë të brendshme të tokës arrinë dhe gjatë kryerjes së tyre dëshmojnë për Ty dhe këtë ua bëjnë të ditur edhe krijesave të tjera. Ja, gurët e ndyshëm të malit dhe disa pjesë të tyre bëhen edhe ilaç për sëmundjet e gjallesave. Kodrat bashkë me minierat e tyre përballojnë shumë nevoja të njerëzve. Ti i ke pajisur kodrat me ta dhe kjo patjetër tregon Krijuesin e tyre. Fushat i ke pajisur me lule e me fruta. Ndarja e bimëve në kategori dhe klasa të ndryshme nuk mund të jetë një rastësi sepse secila prej tyre ështe krijuar për një dobi. Ato janë të rregullta dhe janë radhitur në mënyrë të arsyeshme. Kripa dhe sulfati që nxirren nga minierat edhe pse ngjajnë shumë me njëri-tjetrin kanë shije krejt të kundërt. Bimët e ndryshme që krijohen nga dheu i thjeshtë me lule me fruta shumëngjyrëshem tregojnë se ato i ka krijuar Një Mjeshtër që, Fuqinë, Gjithëdijen, Buja¬rinë dhe Mëshirën E ka absolute dhe ekzistenca e Tij është e domosdoshme. Tërësia e tyre tregon se ato i ka krijuar vetëm një Krijues dhe secila prej tyre kanë dalë nga një vend i vetëm…
Dhe malet bashkë me krijesat që gjenden brenda tyre Ti I ke krijuar në një çast dhe në një formë. Ti i ke krijuar pa asnjë gabim dhe në një kohë shumë të shpejtë, madje ke krijuar edhe elementë që janë shumë të ndërlikuar. Kjo gjë dëshmon Edukatën dhe Fuqinë Tënde të Madhë¬rishme dhe tregon se për Ty asgjë nuk është e vështirë për tu krijuar… Si këto që radhitem ashtu edhe kodrat e mbushura me drurë, bimë e miniera i ke bërë shërbëtorë të gjallesave që janë në sipërfaqen e tokës. Me anë të tyre ke shëruar shumë sëmundje, ke plotësuar nevojat, dëshirat dhe shijet e tyre të pafund. Këto tregojnë se mëshira dhe gjykimi Yt është i gjerë dhe absolut. Ti Ke krijuar në brendësi të shtresave të dheut, në vende të fshehta dhe në një mënyrë të përsosur pa i ngatërruar me njëri-tjetrin elementë të ndry-shëm nga të cilët ushqehen bimët dhe drurët. Këto tregojnë se Dija e Jote përfshin çdo gjë, dhe të gjitha janë të sjellura nga Edukata Jote e plotmëshirshme dhe nga bamirësia e pashoq…
O Zot! Ti duke ditur nevojat e misafirëve që do të udhëtojnë në bujtinën e botës, kodrat i bëre si thesarë, depo dhe magazina mbrojtëse të materialit të nevojshëm të ardhmërisë. Këto japin shenjë dhe dëshmojnë se: Ti Je Bujar, Mikëpritës, Mëshi¬rëplot I Gjithëdijëshem dhe I Fortë, Mjeshtër dhe Edukator, Ti me të vërtetë i do shumë misafirët e tu dhe në botën tjetër për to ke përgatitur thesare të pashtershme. Detyrën e kodrave në botën tjetër do ta zëven-dësojnë yjet...
O Ti që mundëson çdo gjë!
Nën sundimin Tënd ka krijesa të llojeve të ndryshme dhe të ndihmuara nga Dija Jote të gjitha të shërbejnë Ty. Me veprat e tyre të lartësojnë dhe të adhurojnë Ty…
?
O Krijuesi i Gjithëmëshirshem! O Zoti mëshirë¬plotë!
Unë me njohjen e të Dërguarit fisnik dhe me mësimin e Kur’anit Famëlartë e kuptova se: ashtu siç të njohin qielli, kozmosi, toka, deti, mali dhe krijesat që janë rreth tyre, njësoj të njohin edhe të gjithë bimët e drurët që janë në botë, me lulet dhe frutat e tyre. Të njohin të gjithë drurët e bimët me lëvizjen e fletëve të tyre tërheqëse, jan të hijshme dhe lulet e bukura që po qeshin me jehonet e tyre të fruteve, të gjitha po na tregojnë cilësitë e Tua, Emrat e bukur të Krijuesit të tyre. Krijimi i tyre tregon një mjeshtëri dhe rregull superior duke mos i lënë shteg rastësisë. Ekuilibri që ekziston mes tyre, bukuria, hijeshia, erërat e këndshme dhe pasqyrimi i shijeve të frutave me një qartësi të madhe dëshmojnë për ek¬zistencën e domosdoshme të Një Mjeshtëri Mëshirëplotë dhe Bujar. Edhe karvani i tyre dëshmon për ekzistencën e domos¬doshme të Një Zoti dhe thotë që me sjelljen dhe drejtimin Tënd, me rregullat e Tua të krijimit, Ti na Ke krijuar njësoj ose të ngjashëm njërin me tjetrin. Bashkë me ne, në të njëjtën kohë ke krijuar njëqindmijë lloje të ndryshme pa i ngatërruar fare…
Ashtu siç këto që pamë më sipër dëshmojnë Njësimin dhe Ekzistencën Tënde të domos-doshme ashtu edhe 400.000 llojet e panumërta të ushtrisë së gjallesave që janë përhapur në siperfaqen e tokës tregojnë që i ke krijuar pa asnjë gabim, pa i ngatërruar dhe me një lehtësi të madhe. Duke i trajtuar si një lule e vetme ka krijuar për to pran¬verën dhe i ka mundësuar mënyrën më të lehtë të të ushqyerit. A nuk është ky një argument i fortë për të treguar se këto i ka krijuar vetëm Një Fu¬qiplotë që me fuqinë e Tij përfshin çdo gjë që është në Tokë? A nuk është e qartë se Ti mun¬dëson si ush-qimin e kafshëve ashtu edhe ushqimin e nje-rëzve, të lloj-llojshëm? Ti drejton çdo gjë në formën më të bukur, ua sjell ato para tyre dhe kontrollon çdo send deri tek thërrmija më e vogël që është atomi. Këto tregojnë se sun¬dimi Yt shumë i gjerë dhe i pafundë arrin deri tek drurët, bimët, petalet, lulet, frutat, degët dhe rrënjët. Është e qar¬të se Ai që i ka krijuar gjithë këto ka krijuar edhe dobinë e tyre. Argu¬mentin e këtyre fjalëve mund ta shihni qartë në këto që parashtrova më parë, ku të gjithë i zgjasin gishtat e tyre që të vërtetojnë Fuqinë dhe Njësimin e All-llahut xh.sh. Sepse ajo arrin te çdo send, në të gjithë krijesat pasqy¬rohet Bukuria Jote e përsosur dhe mirësitë e panumërta të lavdërojnë pa pushim me gjuhën e tyre …