Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
O Shpenzuesi i Gjithëdijshëm! Dhe O fry¬më-zuesi i Lartë!
Mjegullat, shkrepëtimat, bubullimat, erërat dhe shiu si të ndarë ashtu edhe n.q.s bash-këpunojnë me njëri-tjetrin përherë dëshmojnë Njësinë Tënde dhe domosdoshmërinë e ekzis-tencës Tënde.
Dhe qielli madhështor që si një mahsher i çuditshëm mbushet dhe zbrazet disa herë me anë të Mëshirës Tënde gjallëron kopshtet e kësaj bote. Vetëm Fuqia Jote e Madhërishme mund të drejtojë të gjithë botën nën perden e kozmosit dhe na tregon që Mëshira Jote është e pafund. …
Qarkullimi i ajrit në vendet e caktuara, kri-jimi i reve para rënies së shiut, rënia e shiut bëhen në mënyrë të ekuilibruar dhe është e pamundur që të bëhen pa dijeninë Tënde që përfshin çdo gjë …
O Zot që je Sovran në punët e Tua!
Punët e Tua në qiell, janë shembull i mah-sherit të madh të Ditës së Kijametit, sepse brenda një ore verën e kthen në dimër, dimrin në verë, një botë krijon e tjetrën e zhduk. Ti me këto po na tregon se: Fuqia Jote arrin që këtë botë ta kthejë në jetën e Ahiretit.
O Fuqiploti Madhështor!
Ajri në qiell dhe retë, shirat e bubullimat veprojnë me fuqinë Tënde dhe duke kryer punë të mëdha të shërbejnë me bindje… Edhe pse janë larg njëri–tjetrit ato i binden urdhë¬rave të Tua me një shpejtësi të jashtëza¬konshme dhe adhurojnë Sundimtarin dhe Gjykatësin pa të meta.
O Krijuesi madhështor! O Krijuesi i qiellit e i tokës!
Me mësimin e Kur’anit dhe të traditës së të Dërguarit Tënd besova se ashtu siç dëshmon njësinë Tënde qielli, yjet, kozmosi me galak-tikat ashtu dhe toka me shumëllojshmërine e krijesave dëshmon se Ti je i Vetëm.
Ja pra drurët e kafshët që gjenden në Sipër-faqen e Tokës, shndërrimet e tyre na tregojnë për Ekzistencën dhe njësinë Tënde.…
Nuk ka asnjë kafshë që me dobësinë e saj, me dhuntitë që i janë dhënë për të përballuar nevojat e saj të mos dëshmojë ekzistencën dhe mirësitë e dhuruara që ia ke dhënë Ti.
Në stinën e pranverës sytë tonë shohin të habitur gjallërimin e kafshëve dhe të bimëve që me pajisjet e tyre të çuditshme, me buku¬rinë e paparë tregojnë dhe dëshmojnë Krijue¬sin e vetëm. Kaf¬shët dhe bimët që mbushin rruzullin tokësor me rregullin që ekziston mes tyre, ve-zët, farërat të formuara nga elementë të njëjtë ose të ngjashëm dëshmojnë përsëri Kri¬juesin. Gjendja e tyre pat¬jetër dëshmon për ekzis-tencën e Zotit të vetëm, mjeshtrit të tyre të Gjithëdijëshem dhe Fuqisë Tënde të paso¬sur. Dëshmia e tyre ështe më i ndri¬tur dhe më e fortë se drita e diellit që dëshmon për diellin.
Le të kujtojmë që elementë pa vetëdije si ajri, uji, dheu dhe drita arrijnë të bëjnë vepri¬me të dobishme dhe të vetëdijshme. Ato sjellin para nesh fruta e prodhime të ndryshme dhe të mrekullu¬eshme që dëshmojnë ekzistencën dhe njësinë Tënde.…
O Zoti im Fuqiplotë! O I gjithëdijshmi I gjithëngadhnjyesi! O Sunduesi i vetëm dhe Krijues!
Gjithë bota me banorët e tij tregon për ekzistencën Tënde të domosdoshme.
O Zot që Je i vetëm! Dhe O Bamirësi Mëshirëplotë! Ti je Shpërblyesi dhe Furnizuesi!
Ashtu siç mbajnë këto emra vulën e Emrit dhe të Njësisë Tënde, edhe ajo vula mban një vulë që tregon Njësimin dhe Fuqinë e Edukatës Tënde. Këto me qartësinë e tyre tregojnë edhe dëshmojnë për njësinë Tënd të pashoq…
Fytyra e tokës ështe një ekspozitë e një vend ushtrimi ku edukohen katërqind mijë lloje të ndryshme të bimëve dhe të kafshëve. Duke i pajisur me një rregull të përsosur me pajisje të ndryshme argumentojnë se Je Edu¬katori madhësh¬tor me Fuqinë superiore. Ti furnizon të gjithë krijesat nga toka e thjeshtë dhe ua jep rriskun e tyre në kohën e duhur. Gjithësecili prej tyre tregojnë për Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, dhe secili duke u bindur dhe nënshtruar urdhërave të Tua tregojnë për Më¬shirën Tënde të gjerë dhe për Sundimin Tënd që përfshin çdo gjë…
Shndërrimet dhe rregulli që ekziston mes krije¬save të ndryshme si bimët dhe kafshët ndodhin vetëm me dijen Tënde. Ato tregojnë dhe vërtetojnë diturinë Tënde të pagabuar…
Njeriu qëndron për një kohë të shkurtër në këtë botë të kalimtarë, ai kryen detyra të panumërta, atij i është dhënë dhe shpirti me anë të të cilit të kuptoje se nuk do të rrijë përjetësisht në këtë botë. Njeriu me gjykimin e tij qëndron mbi të gjitha krijesat, ai ka vlerën më të madhe në ekspozitën e kësaj bote, për të bëhen shpenzimet më të mëdha dhe në të pasqyrohen emrat e Zotit të Madhëruar. Ai që i bindet urdhërave dhe ligjit të All-llahut me¬ri-ton këto mirësi dhe jetën e përjetshme (jo vetëm këtë jetë me brenga dhe fatkeqësira). Duke parë që njeriu nuk kënaqet nga shijet e për¬kohsh¬me të kësaj bote për të nevojitet patjetër një botë e përjetshme në të cilën do të gjejë lumturinë që të kënaqet me mirësitë dhe lumturitë përrallore. …