Pasi mendoi kështu u frymëzua për t’u përulur dhe bindur ndaj Zotit. Ai filloi të lutet duke shqiptuar këto fjalë: “O Sundimtari i këtyre botërave! Fati im është në dorën Tënde dhe vetëm tek Ty mbështetem. Jam shërbëtori Yt dhe prej Teje kërkoj ndihmë”. Pas kësaj lutjeje muri i pusit menjëherë u ça dhe befas u hap dera e një kopshti shumë të bukur. Ndoshta ishte goja e dragoit, që u shndrrua në derë të kopshtit. Luani dhe dragoi u shndërruan në dy shërbëtorë që e thirrën udhëtarin të hyjë brenda, bile, më vonë luani u shndërrua në trajtën e një kali të dëgjueshëm.

O nefsi im i padurueshëm, o shok imagjinar! Eja të bëjmë një krahasim, duke analizuar pozitën e këtyre dy vëllezërve. Do të shohim dhe do të kuptojmë se si e mira sjell të mirën dhe e keqja sjell të keqen.

Shikoni! Udhëtari fatkeq i rrugës nga e majta çdo çast pret duke u dridhur që ta përpijë goja e dragoit. Udhëtari i rrugës nga e djathta, i logjikshëm dhe fatmirë, ishte ftuar të hynte në një kopsht me pemë të lloj-llojshme, ndërsa fatkeqi ndodhej në një situatë të trishtuar dhe me zemër të copëtuar. Njeriu i mençur dhe me fat gjërat e tmerrshme i shihte me një frikë fare të vogël dhe të këndshme, për të fituar përvojë dhe për të nxjerrë mësim prej tyre. Fatziu kishte mbetur në mjerimin e pashpresë i vetmuar, kurse njeriu fatmirë dhe largpamës, gjithnjë gjente kënaqësi. Njeriu fatzi e përfytyronte veten të sulmuar dhe të rrethuar nga egërsirat, ndërsa njeriu fatmirë si një mysafir i nderuar i Krijuesit të Tij, ishte mësuar të zbavitej me shërbëtorë të Zotit xh. sh..

Fatkeqi ushqehej me fruta, që në fillim dukeshin të mira e të shijshme, por në realitet ato ishin të helmëta dhe vuante prej tyre, ngaqë ato pemë ishin vetëm mostra, që shërbenin vetëm për t’u provuar apo shijuar. Ato ishin ekspozuar për të tërhequr myshteriun e vërtetë, por nuk lejohej që ato të gëlltiteshin me grykësi, sikurse veprojnë kafshët.

Njeriu fatmirë e ka kuptuar këtë fat dhe mjaftohet me gjërat e lejuara që i shijonte dhe kursente për më vonë, sepse pritja dhe durimi janë një kënaqësi. Fatziu vetëm se e dëmton dhe e shkatërron vetveten, sepse të vërtetën, si dita e bukur plot ndriçim dhe gjendjen e vet të ndritshme e ka shndërruar në errësirën e ferrit, për shkak të shkurtpamësisë së tij. Ai nuk meriton mëshirën dhe s’ka të drejtë të ankohet tek askush.

Njeriu fatmirë e dallon të drejtën dhe të vërtetën. Duke e kuptuar bukurinë e të vërtetës, ai respekton Pronarin e Drejtësisë dhe meriton Mëshirimin e Tij. Duhet ta dish se Mirësia vjen vetëm nga All-llahu, ndërsa e keqja prej vetes. Nga ky mësim shihet qartë se urdhëri i fshehtë i Kur’anit po bëhet udhërrëfyes. Po qe se do të krahasosh edhe shumë raste të këtilla, do ta kuptosh se ai, nefsi, vëllait fatëkeq dhe zemërzi i ka përgatitur një vend në ferr, ndërsa tjetrin, shpirtmirë, me mendimet, qëllimet dhe vetitë e tij të mira e ka ngritur e lartësuar në një shkallë të lartë mirësie dhe lumturie të etikës njerëzore.

O nefsi im! O ti njeri që së bashku me nefsin tim je duke dëgjuar këtë tregim, nëse nuk dëshiron që të bëhesh fatkeq si vëllai yt, por dëshiron t’i shëmbëllesh vëllait fatbardhë, dëgjoje Kur’anin Famëlartë, bindju Atij, mbështetu në Të dhe vepro sipas urdhërave të Tij!

Nëse ke kuptuar të vërtetat që janë dhënë nepërmjet shembujve të këtij tregimi, si dhe realitetin e fesë Islame, që është jetësor dhe njerëzor, atëhere zbatoji në praktikë si besimtar i vërtetë! Rëndësinë e tyre unë po ua tregoj, ndërsa analizat dhe përfundimet nxirrini vetë!

Tani shiko! Njëri prej këtyre dy vëllezërve është me shpirt besimtari dhe me zemër të pastër, ndërsa tjetri është me shpirt mosbesimtari dhe me zemër të papastër. Rruga në të djathtë është rruga e Kur’anit dhe e Besimit (Imanit), ndërsa rruga në të majtë është rruga e mosbesimit dhe e kundërvënies. Kopshti paraqet bashkësi njerëzore në këtë botë, qytetërimin dhe jetën e përkoshme të kësaj shoqërie me të mirat dhe të këqijat, me gjërat e vlershme dhe ato të dëmshme, që janë ndërthurur në këtë botë. Njeri i mençur është ai që u përmbahet këtyre fjalëve:

"5_24022010150807.jpg"

Zemra e tij vazhdon e sigurt.

Shkretëtira shembullon këtë botë. Luani exhelin dhe vdekjen. Pusi i thellë është trupi i njeriut dhe mënyra e jetesës. Thellësia prej gjashtëdhjetë metrave paraqet jetën mesatare të njeriut në këtë botë. Druri tregon fatin dhe jetën materiale. Ato kafshët e vogla, e bardha nënkupton ditën, ndërsa e zeza natën. Dragoi dhe goja e tij tregon rrugën e përtejme të jetës së varrit nga ku kalohet në botën e Amëshuar (Ahiret). Mirëpo, goja e dragoit për besimtarët e vërtetë është si një derë, që kur hapet, nga burgu i kësaj jete të çon në parajsën e përjetshme (xhennet). Insektet e rrezikshme dhe të dëmshme simbolizojnë fatkeqësitë dhe brengat e kësaj jete. Këto gjëra i përmendim që mos t’i harrojnë obligimet ndaj Zotit dhe mos t’i zërë gjumi i harresës. Po frutat në pemën e fikut çfarë janë? Ato janë pasuritë e kësaj bote, të cilat All-llahu i Madhëruar i ka krijuar si mostra, që të shërbejnë si shembuj, për t’i ftuar të interesuarit tek pemët e xhennetit dhe për t’u kujtuar atyre Mirësitë (nimetet) e Botës së Amëshuar (Ahiret).

Druri me frutat e lloj-llojshme të të gjitha pemëve është një argument, që tregon Fuqinë e Pakufishme të Sundimtarit të botërave, Zotit të Madhërishëm, të cilit asgjë nuk i nevojitet, ndërsa ndihma e Tij i nevojitet secilit. Të gjitha asortimentet i krijon prej një materieje. Vetëm prej dheut dalin dhe rriten me mijëra bimë, pemë dhe perime të shumëllojshme, ose prej ujit krijohen të gjitha qëniet: njerëzit, kafshët dhe gjallesat e ndryshme. Prej të njëjtës lëndë, plazma dhe molekula, sajohen dhe bëhen pjesë të organizmave të njerëzve dhe të kafshëve dhe shumë gjëra të tjera të ndryshme. I tërë ky proçes tepër i ndërlikuar dhe i përsosur bëhet me Mjeshtërinë e madhe të All-llahut të Madhëruar dhe me Vulën e Tij speciale, e cila nuk mund të falsifikohet apo kopjohet.

Prej një brumi bëhen shumë gjëra të lloj-llojshme dhe përsëri, prej shumë gjërave të lloj-llojshme krijohet vetëm një brumë. Kjo do të thotë se nga ushqimet e thjeshta, si të njerëzve apo të kafshëve u ka sajuar një mish të veçantë dhe të përshtatshëm. Për të mos i lënë zhveshur, iu ka sajuar lëkurën e butë. Pra, ky është një argument, një dëshmi e veçantë, që tregon se këto gjëra mund t’i bëjë vetëm Krijuesi i botërave me Fuqinë e Tij të Shenjtë dhe të Pafund.

E magjishme është fshehtësia e krijimit për njeriun, e cila zbulohet me fshehtësinë e Besimit (Imanit).

"5_24022010150811.jpg"

Çelësi i Shenjtë tregon se ai do të shndërrojë gojën e dragoit në derë të xhennetit. Varri për mosbesimtarët dhe mëkatarët është si një burg i trishtuar dhe duket sikur ata qëndrojnë të shtrënguar nga dhimbjet në barkun e dragoit. Për besimtarët e vërtetë, që u përulen urdhërave të Kur’anit, dera e varrit është çelësi që prej burgut të jetës, provës dhe vështirësive të saj të çon në kopshtin e përjetësisë, para Pranisë së Zotit të Madhëruar dhe të Mëshirshëm. Në tregimin e mëparshëm shndërrimi i luanit të egër në një shërbëtor apo në një kalë të bindur tregon vdekjen për besimtarët, e cila për mosbesimtarët është shumë e tmerrshme.

Ndarja e përhershme prej dashamirëve të tyre dhe nga të mirat e kësaj bote të gënjeshtërt të çon në varr, në burgun e vetmuar dhe të trishtuar. Për besimtarët që kanë punuar sipas urdhërave të Kur’anit vdekja është një fenomen i logjikshëm, për të shkuar në jetën e përhershme dhe për t’u bashkuar me dashamirët e tjerë. Ajo është një rrugë, që të çon në atdheun e vërtetë dhe të përjetshëm dhe njëkohësisht është një ftesë për t’u pranuar në kopshtet e xhennetit tepër të bukur, duke shpëtuar nga burgu i kësaj jete të përkohshme.

Ky është një shpërblim për kujdesin dhe shërbimin e vlefshëm që ke bërë në Emër të All-llahut të Gjithëmëshirshëm. Po ashtu, për ty ky është një shkarkim prej barrës së provimit të rëndë të kësaj jete. Me fjalë të tjera, kushdo që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote të përkohshme, i duket sikur je në xhennet, por në realitet ndodhet në xhehennem.

Kushdo që punon me të vërtetë për jetën e përhershme, e ka të siguruar kënaqësinë dhe shpëtimin e të dy jetëve. Sidoqë kjo jetë është një barrë e rëndë plot me brenga të mëdha, kjo konsiderohet si një sallon pritjeje për të hyrë në xhennet. Nëse njeriu e sheh të vërtetën dhe do të dijë të bëjë durim të arsyeshëm dhe të jetë mirënjohës, atëherë ai është duke ecur drejt rrugës së All-llahut të Madhëruar.
 
"5_24022010150814.jpg"

* * *

FJALA E DYMBËDHJETË

"5_24022010150817.jpg"

THEMELI I DYTË

Ky është një drejtpeshim që tregon se çfarë rezultati jep jeta me ligjin e Kur’anit të famshëm dhe dituritë që na mëson filozofia materialiste.

Nxënës i sinqertë i filozofosë materialiste është një faraon. Por për interesin e tij përulet dhe adhuron gjërat më të thjeshta, pra është një firaun i poshtër. Dhe ato sende që atij i sjellin dobi I pranon si “Hyjni”. Pra nxënësi mosbesues është kryeneç. Por për një shije të vogël pranon poshtërsirën më të madhe, pra është një kryeneç i poshtër dhe poshtërohet aq shumë, sa që për një interes të vogël ia puthë këmbën e personave që janë si djaj. Dhe nxënësi ateist është mizor dhe mendjemadh. Por ngaqë në zemër nuk ka pikëmbështetjeje, aq është një egoist dhe mizor i poshtër, saqë të gjithë atributin e shpenzon për interesin e tij personal, ta mbushë barkun dhe të plotësojë veset dhe dëshirat e veglave të gjinisë. Nganjëherë këtë pikëmbështetje mundohet ta gjejë në patriotizmin e nacionalizmin negativ.

Por, nxënësi i sinqertë i Kur’anit të famshëm është rob i All-llahut. Ai nuk poshtërohet ta adhurojë as krijesën më të madhe. Dhe për adhurimin e tij si qëllim nuk pranon asnjë send, bile as xhennetin që imagjinohet se është interesi më i madh; sepse ai është rob me sedër të lartë. Dhe është një nxënës modest i sjellshëm dhe i butë. Por përveç Krijuesit të tij dhe pa lejën e Zotit të Madhëruar, me vullnet askujt nuk i përulet dhe nuk i poshtërohet. Dhe vehten e pranon se është i dobët dhe i varfër. Por beson se Bujari i Pasur atij i ka premtuar një begati të pasosur. Pra është syngopur dhe me bindjen se pikëmbështetja e tij është Krijuesi i Gjithësisë, është i fortë... Dhe përpiqet dhe atribuon vetëm për hirë të kënaqësisë së All-llahut të Madhëruar. Tani e patë se çfarë u garantojnë Kur’ani famëlartë dhe filozofia materialiste nxënësve të tyre.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>