Humbja e tretë: Të gjitha këto forma njerëzore (shpirti dhe trupi) i ke zhvlerësuar, i ke zbritur dhe ulur në nivelin e tipareve të kafshës. Ke përdorur dhunën dhe ke shpifur kundër udhëzimeve dhe porosive të All-llahut të Madhëruar.

Humbja e katërt: Krahas pafuqishmërisë dhe varfërisë ke ngarkuar mbi shpinë edhe barrën e rëndë të jetës, nga e cila gjithmonë do të vuash dhe do të ankohesh.

Humbja e pestë: Dhuratat e bukura që të janë dhënë nga All-llahu i Gjithmëshirshëm, si mendja, zemra, syri, gjuha,... për të përgatitur bazën e jetës së Amëshuar (Ahiretin) dhe lumturinë, do të të hapin dyert e xhehennemit (ferrit) dhe do të të çojnë në gjendje të mjerë.

Tani do të mundohemi t’i vërtetojmë dhe t’i shohim këto që thamë. A thua është e rëndë kjo punë, meqenëse shumica e njerëzve ikin? Absolutisht jo! Nuk ka fare vështirësi meqenëse hapësira e gjërave të lejuara (hallallit) është mjaft e gjerë dhe e mjaftueshme për të plotësuar kënaqësitë e njerëzve dhe s’ka nevojë fare të futemi në haram (në gjëra të palejuara). Detyrimet ndaj Zotit (farzet e All-llahut) janë të lehta dhe të pakëta. Të bëhesh adhurues dhe ushtar i Zotit të Madhëruar, të vihesh në shërbim të Tij është një nder i madh dhe shkallë e lartë respekti, që nuk mund të përshkruhet. Për të shërbyer si ushtar në Emër të Zotit të Madhëruar, duhet filluar dhe punuar në Emër të Tij, duke marrë dhe dhënë çdo gjë në Emër të Tij. Duhet vepruar dhe punuar, që të gjesh paqen dhe qetësinë në mbështetje të ligjeve dhe drejtësisë së Zotit të Madhëruar.

Nëse ke gabuar, i duhet kërkuar falje Zotit xh. sh. dhe të pendohesh para Tij duke thënë: “O Zot i Gjithësisë, m’i fal mëkatet (gjynahet) mua dhe pranomë si robin Tënd, sepse vetëm Ty të adhuroj dhe të falem. Derisa të ma marrësh shpirtin, ruamë në amanetin Tënd! Amin!” Kështu duhet të themi dhe vetëm Atij duhet t’i lutemi.

* * *

 

FJALA E SHTATË

Këndoje atë që hap portën me magjinë sekrete të kësaj bote!

"5_24022010150035.jpg"

Çelësi magjik i gjithësisë është si çelësi i fshehtë që hap derën e lumturisë së shpirtit njerëzor. Shumë vështërsi mund të zgjidhen me durim (sabër), duke u mbështetur tek Krijuesi Fuqiplotë, duke e falenderuar dhe duke i bërë dua Furnizuesit të Gjithmëshirshëm, nepërmjet këtyre barnave (ilaçeve): të dëgjuarit e Kur’anit Famëlartë (duke i zbatuar urdhërat e Zotit xh. sh.), falja e pesë kohëve të Namazit dhe braktisja e mëkateve të mëdha. Po kështu është një punë me rëndësi dhe e vlefshme përgatitja, për rrugën e përjetshme dhe sigurimi i biletës për Ahiret.

Për ta kuptuar mirë rëndësinë e këtyre fjalëve, dëgjo me vëmendje këtë tregim:

Një herë një ushtar, në provën e luftës, kur ishte midis fitores dhe humbjes, ra në një gjendje të tmerrshme dëshpërimi. Ky ushtar në një betejë plagoset në anën e djathtë dhe në të majtën, duke marrë dy plagë jashtëzakonisht të rënda. Në prapavijë ndodhej një luan i madh i cili përgjonte, sikur të priste momentin e volitshëm për ta sulmuar. Para kishte një xhelat, i cili ia kishte varur në trekëmbësh të gjithë njerëzit e tij të dashur. Natyrisht edhe atë e priste varja.

Përveç kësaj gjendjeje të tmerrshme, atë e priste edhe një rrugë e gjatë, në të cilën duhej të shkonte në internim. Në këtë situatë të vështirë, i dëshpëruar dhe i zhytur në mendime, papritur Zoti xh. sh., i dërgoi një njeri shpirtmirë me pamjen e hazreti Hizrit. Me fytyrë të qeshur, Ai i tha: “Mos u dëshpëro! Do të mësoj dy magji dhe luani do të shndërrohet në kalë të urtë, kurse xhelatin e trekëmbëshit do ta shndërroj në një xhezlong, për t’u kolovitur dhe për t’u dëfryer. Po kështu, po të jap dy ilaçe, që po i përdore mirë, të dyja plagët e tuaja do të shndërrohen në dy lule erëkëndshme, që quhen trëndafilat e Muhammedit (a.s.). Përveç këtyre, do të të jap edhe një biletë, që rrugën njëzet vjeçare ta kalosh për një ditë sikur të fluturoje. Po qe se nuk beson, mund ta provosh, përderisa të bindesh për këtë provë të saktë”.

Ushtari bëri një provë të pjesëshme dhe u bind se çdo gjë ishte e vërtetë. Por edhe unë, Saidi i mjerë, këtë gjë e vërtetoj me që vetë e kam provuar.

Pasi bëri provën, papritur në anën e majtë iu shfaq një njeri mashtrues në gjendjen e të dehurit dhe me pamjen e shejtanit. Me ca fotografi në dorë u ndal para tij duke i thënë:

“O shok! Eja, eja të argëtohemi sëbashku. T’i shikojmë këto vajza të bukura, të dëgjojmë muzikë dhe të hamë nga këto ushqime të shijshme”.

Ha-ha-ha, filloi të qeshte, duke lexuar të fshehtat, pa dalë fjala ende nga goja e ushtarit të ndershëm.

— “Një magji të paskan mësuar?!”

— “Po” - u përgjegj ushtari.

— “Lëre këtë punë pa kuptim dhe eja të bëjmë ca qejf. Po atë në dorë çfarë e ke?” - pyeti shejtani.

— “Është një ilaç”

— tregoi ushtari.

— “Hidhe atë! Ti je i shëndoshë dhe s’ke gjë. Tani është koha e dëfrimeve”. Pasi e vështroi pak, ai e pyeti përsëri:

— “Çfarë është kjo letër me pesë shenja?”

— “Një biletë për një udhëtim të caktuar”.

— “Për çfarë na duhet udhëtimi në këto ditë pranvere?”

— tha.

Ai mundohet për ta bindur me çdo mënyrë. Ushtari i mirë për pak sa nuk u gënjye, por nuk i besoi. Njeriu ndonjëherë edhe mashtrohet. Njëherë edhe unë jam mashtruar nga një tradhtar. Por papritur, nga e djathta si vetëtimë erdhi një zë: “Mos u mashtro!” Thuaj atij gënjeshtari:

— “Nëse e mbyt luanin që e kam mbrapa, largon xhelatin nga rruga dhe e nxjerr anash, nëse m’i shëron plagët në anën e djathtë dhe të majtë, dhe po e ndale udhëtimin tim të mëtejshëm, atëherë të shohim. Së pari bëji këto punë, pastaj mund të bëjmë qejf sa të duash. Nëse nuk mund t’i bësh, atëherë hesht, o tradhtar!” Ja pra o nefsi im, në moshën e rinisë ke qeshur, ndërsa tani po qan! Dije se ai ushtari i mirë je ti, pra, njeriu. Luani simbolizon exhelin (çastin para vdekjes), ndërsa xhelati i trekëmbëshit paraqet vdekjen (marrjen e shpirtit) dhe ndarjen e fundit nga miqtë e dashamirë. Gjatë shndërrimit të natës dhe të ditës miqtë po ndahen dhe po humbasin. Ato dy plagë, njëra paraqet dobësinë e pafuqishmërinë, kurse tjetra vuajtjen dhe mjerimin e pafund të njeriut në këtë botë. Ndalimi dhe udhëtimi janë një provim për një rrugë të gjatë, që nga bota e shpirtërave, barku i nënës, fëmijëria, pleqëria, jeta e përkohshme, jeta e varrit, ndarja e trupit dhe e shpirtit, Ringjallja dhe më në fund kalimi nepër Urën e Siratit.

Dy magjitë paraqesin Besimin (Imanin) tek All-llahu i Madhërueshëm dhe në botën eAmëshimit (Ahiret). Këto magji e shndërrojnë vdekjen në një kalë të bindur si një “burak”, e marrin njeriun besimtar nga burgu (zindan) i kësaj bote dhe e sjellin në parajsë para pranisë së All-llahut xh. sh.. Për këtë arsye njerëzit e zhvilluar shpirtërisht dhe evlijatë që e kanë parë vdekjen e vërtetë, kanë dashur të vdesin para kohe. Në fund ndarja, vdekja, xhelati dhe besimi magjik ndaj All-llahut të Plotfuqishëm, që është Mjeshtri i Gjithësisë, shndërrohen në një rrugë të mrekullueshme, e cila e çon besimtarin në botën e bukurive magjepëse, të qëndisura me lloj-lloj lulesh të freskëta, si ngjyrat e ylberit që pasqyrohen duke u rifreskuar dhe duke u shndërruar e zbukuruar peisazhet, si në ekranin e kinemasë.

Njëri nga dy ilaçet paraqet durimin (sabrin) dhe mbështetjen në Fuqinë e Krijuesit dhe nënshtrimin ndaj ligjeve dhe urdhërave të Tij. Një njeri që me dobësinë e tij mbështetet tek All-llahu, i Cili çdo gjë, sado e madhe qoftë, e krijon me mesazhin e Kun Fejekun-nit. Njeriu duke u mbështetur tek Sundimtari i Botërave, si dhe duke hyrë nën urdhërin e All-llahut xh. sh., atëhere ai nuk është më i pafuqishëm. Ai para fatkeqësisë dhe katastrofës më të trishtueshme, gjithnjë mbështetet tek Zoti xh. sh., duke thënë me siguri të plotë:

"5_24022010150516.jpg"

Kështu në zemër e ndjen Mëshirën e Tij. Njeriu i mençur dhe i ndershëm githnjë ndruhet dhe ka frikë nga Zoti i Madhëruar. Në të vërtetë, në frikën ndaj Zotit ka kënaqësi (sepse të ndalon nga punët dhe veprat e këqija dhe të ndyra). Po ta pyesim një fëmijë i cili ka vetëdijen e mjaftueshme për të dhënë përgjigje: Çfarë kënaqësie ndien më shumë? Patjjetër që, do të të thotë: “Kur e pranoj dobësinë dhe paaftësinë time, kur frikësohem prej pëllëmbës së nënës sime dhe kur gjej përsëri mbështetje dhe ulem në prehërin e nënës sime të mëshirshme”.

Mirëpo, mëshira e të gjitha nënave është një shkëlqim i vogël në krahasim me Mëshirën e All-llahut të Gjithmëshirshëm. Për këtë arsye, njerëzit e zhvilluar shpirtërisht dhe të urtë, në përkushtimin dhe në frikën ndaj Zotit kanë gjetur kënaqësi. Meqenëse e dinë që janë krijuar të pafuqishëm, ata janë mbështetur dhe strehuar tek Zoti xh. sh.. Ata pafuqishmërinë dhe frikën e kanë zgjedhur për udhërrëfyes të tyre.

Ilaçi tjetër është falënderimi, bindja dhe bërja e lutjeve (dua) Zotit, Furnizuesit të Gjithmëshirshëm. All-llahu xh. sh., tërë sipërfaqen e botës e ka shtruar si një sofër të pasurisë dhe mirësisë, kurse stinën e pranverës e ka shndërruar në një tufë lulesh, që e ka vënë pranë saj, duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e tokës. Atëherë, si mund të jetë varfëria dhe nevoja e hidhur dhe e rëndë për mysafirin e Bujarit të Mëshirshëm? Varfëria dhe nevoja marrin shijen e oreksit, kurse njerëzit e zhvilluar shpirtërisht dhe të urtë mundohen ta shtojnë varfërinë dhe të krenohen me atë. Këtë mos e kupto gabim! Ta ndjesh varfërinë ndaj All-llahut, do të thotë t’i përkushtohesh dhe t’i lutesh Atij. Por nuk bën ta tregosh varfërinë para njerëzve dhe të katandisesh në lypës.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>