Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
FJALA E GJASHTË
Nëse dëshiron të kuptosh se sa vlerë të madhe ka që t’ia shesish nefsin dhe pasurinë tënde All-llahut të Madhëruar dhe sa pozitë e lartë dhe e ndershme është të bëhesh adhurues dhe ushtar i Tij, dëgjo këtë tregim:
Një herë e një kohë një Mbret dy shtetasve të Tij u lë si amanet një çiflik. Në këtë çiflig kishte fabrika, makina, kuaj, armë dhe çdo gjë të nevojshme. Qëlloi kohë lufte dhe me trazira. Ata i kërcënonte rreziku që nga pasuria që e kishin amanet nga Mbreti, të mos iu mbetej asgjë. Mbreti, duke pasur mëshirë, dërgoi tek dy shtetasit e Tij misionarin e vet, të pajisur me një urdhëresë (ku udhëzoheshin dhe këshilloheshin) duke iu drejtuar:
“Ma shitni mua amanetin tim (pasurinë), që u kam dorëzuar më përpara dhe që tani ndodhet në duart tuaja, për t’ua mbrojtur dhe ruajtur, që të mos iu shkojë dëm. Kur të përfundojë lufta, Unë do t’ua kthej juve përsëri, në një gjëndje më të mirë, sikur të ishte pasuria juaj, bile, do t’ju shpërblej me një vlerë jashtëzakonisht të madhe.
Tani këto fabrika, makina dhe vegla, do të
prodhojnë në emrin tim. Të gjithë fitimin do t’jua jap juve, meqë jeni të dobët, të pafuqishëm dhe të varfër dhe nuk jeni në gjendje t’i mbuloni shpenzimet e fabrikës. Unë do të mbuloj të gjitha shpenzimet dhe nevojat tjera që mund të dalin. Kur të përfundojë lufta, çiflikun, përsëri do t’jua dorëzoj juve. Do të keni prasur fitim të pesëfishuar. Siç e shihni edhe vetë, askush përveç meje nuk mund t’ua mbrojë kaq mirë.
Po qe se nuk ma shisni mua pasurinë tuaj, si gjithë të tjerëve ka për t’iu dalë nga duart, me fjalë të tjera, do të mbeteni duarthatë. Ja dhe një arsye tjetër, pse pasurinë duhet të ma shisni. Jo vetëm që duhet mbrojtur dhe ruajtur vlera e veglave të çmueshme, por edhe duhet kujdesur për mënyrën e përdorimit të tyre. Po nuk vepruat kështu, atëherë, për shpërdorimin dhe pabesinë që i keni bërë amanetit të pasurisë sime, do ta vuani dënimin.
Pra humbja juaj do të jetë pesëfish. Po qe se veproni sipas udhëzimeve dhe porosive të mia dhe do të bëheni ushtarët e mi të devotshëm, do të kurseni, fitoni dhe shpenzoni në Emrin Tim dhe nën mbikqyrjen Time, atëherë asgjë nuk mund t’iu prekë. Në këtë rast bëheni ushtarë të lirë me grada të larta nën komandën e Mbretit dhe nga njerëzit më të afërt, ju do të jeni të nderuar, ose e kundërta, mund të ndodhë të bëheni civilë të thjeshtë dhe kokëzbrazur, pa kurrëfarë vlere”. Pasi dëgjuan porositë dhe këshillat e urdhëresës së Mbretit, njeriu i mençur menjëherë tha: “Unë pasurinë time do t’ia shes me plot kënaqësi Mbretit, bile e falenderoj një mijë herë”.
Ndërsa mendjemadhi me lakminë e faraonit dhe logjikën e pijanecit, duke menduar se do të jetojë përjetë me çifligun e tij, duke mos pasur njohuri për tërmetet dhe katastrofat e kësaj bote, pasi u mendua pak tha:
“Jo!... Unë nuk e shes pasurinë time dhe s’e prish rehatinë. Nuk e njof fare Mbretin!”
Pas një kohe njeriu i mençur arriti një pozitë të lartë dhe të gjithë njerëzit e admironin dhe e nderonin me lakmi. Ndërkohë, ai bëhet më i zgjedhuri dhe më i dashuri për Mbretin. Në këtë gjendje vazhdoi të jetojë në pallatin e Mbretit i lumtur dhe i qetë. Njeriu mendjemadh dhe mendjelehtë kishte rënë në gjendje të mjerë dhe në shkallën më të ulët, saqë secilit i dhimbej, por përsëri njerëzit thonë: “Këtë ka merituar! Për shkakun e gabimeve të tij jo vetëm që humbi lumturinë, qetësinë dhe pasurinë, por edhe ka marrë dënimin e merituar, duke vuajtur”.
O nefsi im lakmitar! Shikoje të vërtetën në faqen e ndritur me dylbinë e këtij shembulli të qartë dhe do ta kuptosh se Mbreti që përfytyrohet në këtë tregim është All-llahu i Madhëruar, Krijuesi yt i Gjithmëshirshëm. Çifligu me shumë fabrika, makina dhe vegla bujqësore është toka jote, në të cilën ndodhen trupi, shpirti dhe zemra. Brenda këtij trupi është syri, gjuha, mendja dhe imagjinata, si treguese e organeve të padukshme dhe të dukshme. Njeriu fisnik, i dërguar si misionar i Mbretit, është Pejgamberi i All-llahut të Madhëruar, Muhammedi a.s.. Urdhëresa (fermani) është Kur’ani Famëlartë, i cili problemin e tregtisë dhe këtë tregim e trajton në këtë ajet:
Lufta e ashpër është kjo botë me stuhi e trazira, që nuk është e qëndrueshme, por në lëvizje. Ajo sillet dhe prishet dhe secilit i shtie në mendje këtë ide: Çdo gjë, një ditë do të ikë, do të na dalë nga duart, do të humbasë dhe do të zhduket përgjithmonë. Kjo i shqetëson të gjithë. Prandaj njeriu ndalet dhe mendon për mundësinë, që kjo pasuri të mbetet përgjithmonë e tij. Duke menduar, për një moment ai dëgjon zërin qiellor të Kur’anit Famëlartë, i cili thotë: “Po, ka mundësi, bile ekzistojnë në një formë të bukur dhe të lehtë pesë shkallë fitimi”.
Pyetje: Si mund të arrihet kjo?
Përgjigje: Ajo pasuri që të është dhënë amanet, i duhet shitur Pronarit të vërtetë. Pra, në këtë shitje në pesë shkallë, gjenden pesë vlera fitimi.
Fitimi i parë: Pasuria e përkohshme (e kësaj bote) bëhet pasuri e përjetshme për botën e amëshimit (Ahiret).
All-llahu i Madhëruar pasurinë e përkoshme të kësaj bote, të atyre njerëzve që e fitojnë në Emër të Tij dhe e shpenzojnë në rrugën që u tregon Ai, në fund të jetës së tyre e shndërrojnë në pasuri të përjetshme, duke i furnizuar ata me fruta në të gjitha stinët. Minutat e jetës që në pamje të jashtme duken si fara të kalbura dhe të këqija, në botën e amëshimit, në parajsë, ato lulëzojnë si lulet e kënaqësisë shpirtërore. Në jetën e varrit të japin dritë dhe bëhen si pejsazhe të bukur dhe të shndritshëm.
Fitimi i dytë: Shpërblehet me vlerën e xhennetit (parajsës).
Fitimi i tretë: Vlera e shqisave dhe e të gjitha pjesëve të organeve rritet me një në një mijë shkallë. Për shembull, mendja është mjeti më i vlefshëm i njeriut. Nëse nuk ia shesim
All-llahut, atëherë nefsi atë e përdor për interesat e veta dhe ajo bëhet një vegël e dëmshme, që vajton për të kaluarën, ndërsa ardhmërinë e panjohur plot me vështirësi dhe rreziqe e ngarkon mbi kokën tonë të mjerë që nuk gjen dot rrugëdalje. Për këtë arsye, njeriu që është pamjeshkurtër dhe mëkatar, për të shpëtuar dhe për t’u liruar nga vështirësitë që i krijon mendja, ai shpesh jepet pas pijeve alkoolike dhe dëfrimeve të kota. Po qe se ia shet mendjen All-llahut dhe e vë në shërbim të Tij, atëherë ajo shndërrohet në një çelës magjik, që hap të gjitha thesaret dhe dyert e pasurisë së vlefshme të kësaj bote. Në këtë mënyrë mendja Pronarin e kësaj pasurie, e ngrëenë rangun e shkallës më të lartë të një Udhëzuesi, Mësuesi të Mençur dhe të Urtë, i cili të tregon rrugën drejt kënaqësisë së përjetshme dhe Mëshirës së All-llahut të Madhëruar.
Përshembull, syri është një organ shqise, ndërsa shpirti këtë botë dhe qëniet e bukura i shikon nepërmjet kësaj dritareje të vogël. Nëse nuk ia shet atë Zotit të Madhëruar dhe e lejon të shikojë për hesap të epshit, atëherë do të shohësh disa bukuri kalimtare dhe vende me pejsazhe fantastike, që kanë vlerë të përkohshme, duke u bërë shërbëtori më i ultë i veseve dhe dëshirave lakmitare të kësaj jete. Duke ia shitur syrin tënd Krijuesit të Madhëruar, e ai punon në emër të Zotit dhe Udhëzimeve të Tij, e atëherë ky sy bëhet lexuesi i librit të madh të Gjithësisë dhe vëzhguesi i artit të mrekullueshëm të Zotit të Madhëruar në këtë botë.
Njeriu në kopshtin e këtij rruzulli tokësor lartësohet në shkallën e bletës së bekuar, e cila sillet rreth luleve erëkëndshme, për të thithur nektarin e tyre shërues. Nëse shqisën e shijes, që e zotëron organi i gjuhës, nuk ia shet Krijuesit të Gjithmëshirshëm dhe lejon që të punojë në emër të pangopësisë së barkut, atëherë gjuha ulet në nivelin e një rojtari tek dera e fabrikës apo stomakut për bluarjen e ushqimit. Po ia shite gjuhën All-llahut xh. sh., atëherë shqisa e shijes bëhet një mbikëqyrëse e shkathët e thesarit të pasurisë dhe kontrolluese e ditur e kuzhinave dhe e të mirave të All-llahut të Gjithmëshirshëm.
Prandaj të kesh kujdes moj mendja ime! Të dallosh se ku gjenden veglat dhe mjetet e ruajtjes dhe çelësi magjik i Gjithësisë! O sy, shiko mirë se në çfarë niveli gjendet njeriu i paturpshëm dhe në çfarë pozite gjendet shkencëtari dhe ministri i Bibliotekës së Zotit. O gjuhë, shijo mirë! Shiko se ku gjendet rojtari i depove apo i fabrikave dhe ku gjendet ministri i thesarit të rrallë të All-llahut të Mëshirshëm.
Po të vazhdojmë më tej të krahasojmë llojet e tjera të ngjashme organesh dhe qëllimet e përdorimit të tyre, do të konstatojmë se besimtarit (mu’minit), i takon vendi në xhennet (parajsë) dhe mosbesimtarit në xhehennem (ferr). Besimtari me besimin (imanin) e tij të vërtetë, amanetin e Zotit të Madhëruar dhe pasurinë e vet e përdor dhe e shpenzon në emër të All-llahut (xh. sh.) dhe me lejen e Tij. Mosbesimtari duke e tradhëtuar, punon në emër të veseve, që e nxisin të bëjë vepra të liga.
Fitimi i katërt: Njeriu është me shumë teleashe dhe halle, i varfër dhe me kërkesa jashtëzakonisht të mëdha, i pafuqishëm për të përballuar barrën e rëndë të jetës. Njeriu, nëse nuk mbështetet në ndihmën e Zotit xh. sh. dhe tek përkrahja e Tij (krahas punës, që e ka bërë më parë), gjithnjë do të vuajë dhe do të pësojë humbje. Vështirësitë dhe vuajtjet atë do ta përcjellin drejt fatkeqësive, duke e shtyrë që të bëhet pijanec i shfrenuar dhe të marrë tiparet e kafshës së egër (duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve).
Fitimi i pestë: Të gjitha organet e trupit dhe mjetet e tjera, nëse vihen në shërbim të All-llahut xh. sh., në kohën kur ti ke nevojë më shumë, ato të kthehen si shpërblime të larta në formën e fruteve të xhennetit.
Nëse nuk punon për këtë tregti me pesë shkallë fitimi, atëherë jo vetëm që do të shpronësohesh nga fitimi, por do të kesh edhe humbje të pesëfishuar.
Humbja e parë: Do të humbasësh pasurinë, që e do aq fort, fëmijët, dëshirat e nefsit, rininë, të cilën e ke vlerësuar shumë si dhe jetën. Të gjitha këto kanë për të të dalë nga duart. Mëkatet (gjynahet) dhe dhimbjet do t’i ngarkojnë si barrë të rëndë mbi shpinën tënde.
Humbja e dytë: Do të dënohesh për shpërdorimin e amanetit (që të është dhënë në besim), me që veglat dhe mjetet më të vlefshme i ke përdorë për gjëra të pavlera, ke shpenzuar kot dhe ke munduar shpirtin tënd.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>