FJALA E KATËRT

"5_24022010150022.jpg"

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Namazi është shtylla e fesë.

Në qoftë se do ta dish dhe ta kuptosh si dy dhe dy bëjnë katër se sa i rëndësishëm dhe i dobishëm është Namazi, sa i lirë dhe me pak shpenzime fitohet thesari i Përjetësisë nuk duhet t’i shmangesh atij. Si shembull dëgjo këtë tregim:

Një herë e një kohë një pronar i madh

thërret dy shërbëtorët e tij dhe i jep secilit nga njëzet e katër florinj dhe i dërgon për të banuar në çifligun e tij të veçantë dhe të bukur, që ndodhej dy muaj rrugë larg. Ai i udhëzon në këtë mënyrë: “Me këto para paguani biletën dhe shpenzimet e tjera për rrugë. Gjithashtu bleni disa sende, që do t’u duhen për atje ku do të shkoni. Pasi të udhëtoni një ditë, do të arrini në një stacion. Për të udhëtuar konditat tuaja janë të ndryshme. Do të kini makinë, anije, tren ose aeroplan. Do të zgjidhni sipas mundësisë së të ardhurave që keni”. Dy shërbëtorët, pasi dëgjojnë porosinë e zotërisë së tyre, largohen. Njëri prej tyre ishte i kursyer dhe deri tek stacioni shpenzon vetëm disa flori, duke bërë një tregti aq të mirë, saqë edhe zotërinë e tij do ta gëzonte dhe pasuria do t’i shtohej një në njëmijë. Shërbëtori tjetër i pafat, ngaqë ishte njeri pa mend, deri tek stacioni

harxhoi njëzet e tre florinj dukat, duke u marrë me kumar dhe i mbeti vetëm një. Shoku i tij i thotë:

“Të paktën, me këtë para që të ka mbetur, merr një biletë, që mos të mbetesh në mes të rrugës i lodhur dhe i uritur. Zotëria ynë është bujar, ndoshta të mëshiron dhe t’i fal gabimet dhe të nis me aeroplan. Për një ditë arrijmë tek vendi i caktuar. Po veprove ndryshe, do të jesh i detyruar të udhëtosh në këmbë nëpër shkretëtirë për dy muaj i vetëm dhe i uritur”.

Pa dëgjuar këshillën e mikut, njeriu pa mend, si të mos kuptonte asgjë dhe të hante inat me njeri, me paratë e fundit që kishte, nuk blen biletë sa vlera e një çelësi të thesarit, por i

harxhon për një kënaqësi të pakuptimtë dhe pa vlerë. Duket që ai është njeri pa mend, i rrezikshëm dhe i pafat. Ej ti, që je njeri pa namaz, ej ti nefsi im që nuk kënaqesh prej namazit, ai pronari është All-llahu xh. sh., Krijuesi ynë. Dy shërbëtorët udhëtarë; njëri është besimtar dhe e fal namazin me kënaqësi, kurse tjetri është dembel dhe njeri pa namaz. Njëzet e katër florinj dukat është ditë-nata njëzetekatërorëshe dhe jeta brenda këtij intervali kohe.

Çifligu i veçantë është parajsa, ndërsa stacioni është varri. Ai udhëtim personifikon udhëtimin njerëzor për në varr pas vdekjes. Për të shkuar në jetën e përhershme, kjo rrugë e gjatë kalohet në mënyra të ndryshme, sipas punës, sipas frikës ndaj All-llahut xh. sh.. Ai grup njerëzish që kanë jetuar me frikë ndaj Zotit, udhën e gjatë njëmijëvjeçare e kalojnë si rrufe, për një ditë. Një pjesë, si imagjinata, rrugën e gjatë pesëdhjetëmijëvjeçare e kalojnë për një ditë. Kur’ani Famëlartë këtë të vërtetë e tregon me dy ajete.

Bileta për mjetin e udhëtimit është namazi. Vetëm një orë kohë i mjafton njeriut të marrë abdest dhe të falet pesë herë në ditë. Sa humbje dhe dëm i shkakton vetes, ai njeri pa mend, që për këtë jetë të shkurtër harxhon njëzet e tre orë dhe për atë jetë të gjatë e të përjetshme nuk harxhon një orë në ditë!

Pra, a nuk është në gjendje ta kuptojë ai njeri, që e di veten të zgjuar, se sa larg logjikës dhe se sa gabim vepron? Kur vë gjysmën e pasurisë në një llotari, ku marrin pjesë njëmijë vetë dhe ku mundësia për të fituar është një në një mijë, pse nuk jep vetëm një pjesë nga të njëzet e katër pjesët, me mundësi fitimi nëntëdhjetë e nëntë përqind, ku mund të sigurosh thesarin e përhershëm?

Kjo është një kohë, kur shpirti, zemra dhe truri bëjnë një pushim të madh. Namazi nuk është një punë aspak e rëndë për trupin. Të gjitha punët e tjera që kanë qëllim të mirë të njeriut, që fal namaz, quhen Ibadet (adhurim ndaj All-llahut xh. sh.).

Në këtë mënyrë, pasurinë e jetës së kaluar e zgjat deri në përjetësi, duke e bërë të përjetshme të kaluarën.

* * *

FJALA E PESTË

"5_24022010150026.jpg"

Në qoftë se do të kuptosh se sa detyrë e madhe njerëzore është të falësh namazin, mos të bësh mëkate të mëdha dhe se sa i shërbejnë këto detyrime njeriut, dëgjo këtë tregim:

Në një batalion të mobilizuar ndodhen së bashku dy ushtarë: njëri ushtar i vjetër punëtor, tjetri pa përvojë dhe i papjekur. Ushtari punëtor po e kryen ushtrinë duke patur kujdes në luftë dhe nuk mendon shumë për ngrënien, sepse e kupton që është detyra e shtetit ta ushqejë, ta armatosë, ta mjekojë, kur sëmuret dhe po të jetë nevoja, kafshatën e bukës t’ia çojë deri tek goja. Detyra e tij kryesore është të përgatitet për luftë dhe rrallë të merret me gatimin e ushqimit, ta ziej, të lajë kazanin dhe të shpërlajë enët.

Në qoftë se e pyesim se çfarë bën, ai të përgjigjet:

“Po punoj angari për shtetin”. Ai nuk thotë: “Po punoj për bukën e gojës”. Ushtari tjetër, papërvojë dhe i paformuar, mendon vetëm ushqimin dhe nuk i intereson aspak stërvitja dhe lufta. Ai thotë:

“Ajo është punë e shtetit, ç’më duhet mua?” Gjithmonë mendonte dhe interesohej për ushqimin, braktiste batalionin dhe dilte në pazar për të blerë ndonjë send.

Një ditë shoku i tij punëtor i tha: “Vëlla, detyra jote kryesore është stërvitja dhe lufta. Ti për këtë qëllim ke ardhur këtu. Bindju Mbretit. Ai nuk të lë ty të uritur. Kjo është detyra e Tij. Përveç kësaj, ti je i varfër dhe i dobët, s’mund ta ushqesh veten në çdo vend dhe kudo. Tani është kohë mobilizimi (gatishmërie) dhe lufte dhe mund të të quajnë dezertor dhe pastaj të dënojnë. Ne kemi mbi vete dy detyra: Njëra është detyra ndaj Mbretit. Ndonjëherë, për Të bëjmë punë angari, sepse na ushqen. Detyra tjetër na përket neve. Mbreti na krijon kushte për stërvitje dhe për luftë”.

Me të vërtetë, a s’e kupton se sa në rrezik është ai njeri i çmendur që nuk i vë veshin këshillave të atij luftëtari punëtor!?

Ja, o nefsi im përtac! Poligoni dhe lufta është jeta jonë plot me ndryshime. Ushtria që ndahet në batalione, paraqet bashkësi njerëzore. Ky batalion është bashkësia myslimane e këtij shekulli. Dy ushtarët janë besimtari dhe mosbesimtari, njëri prej të cilëve i njeh urdhërat e Zotit dhe i kryen ato me vullnet duke u larguar nga mëkatet dhe nga gjynahet e vogla, për të mos u bërë pre e veseve. Ai i rri gati shejtanit, që të mos e zërë në befasi, si mysliman i devotshëm. Ushtari tjetër dyshon për këtë rrisk të Krijuesit. Mbështetet vetëm më aftësinë e vet dhe vrapon pas fitimit. Detyrat e Zotit s’i njeh dhe haramin nga hallalli s’e dallon. Ai është gjynahqar i madh! Ushtrimet janë, së pari, falja e namazit dhe bërja e ibadeteve të tjera. Po më pyet se çfarë është ajo luftë?

Ajo është lufta kundër nefsit dhe veseve të këqija, kundër xhindve dhe njerëzve, që përfaqësojnë shejtanin, lufta për të shpëtuar nga mëkatet dhe nga turpi, si dhe për ta ruajtur zemrën dhe shpirtin nga shkatërrimet e përjetshme. Ne duhet ta falenderojmë All-llahun, që na ka dhënë jetën dhe na furnizon. Ne mbështetemi tek Zoti dhe kërkojmë garancinë e Tij.

Po, Zoti është i Vetmi që na ka krijuar me një Mjeshtri të Përsosur dhe na furnizon me të gjitha të mirat për të vazhduar jetën. Për këtë ka shumë argumente. Edhe kafsha më e dobët e ha ushqimin më të mirë, si p. sh., krimbat frytorë dhe peshqit. Po kështu edhe të pafuqishmit e hanë ushqimin më të mirë (fëmijët dhe bebet e vogla).

Kushtet e furnizimit të lejueshëm (hallall) nuk varen nga zotësia, ndoshta kush është i dobët, ushqehet më me lehtësi. Për t’u bindur në këtë fakt duhet të krahasosh peshqit, dhe leprat, vogëlushët e porsalindur, pemët dhe kafshët. Lidhur me sigurimin e ushqimit, njeriu që largohet nga Namazi i përngjan atij ushtari të keq i cili ushtrimet dhe mbrojtjen e vendit i lë dhe del në rrugë për të lypur lëmoshë. Nëse njeriu e kryen obligimin e vet ndaj Krijuesit, falë rregullisht Namazin dhe pjesën e rriskut të vet e kërkon duke punuar, duke mos iu bërë barrë askujt, kjo është një burrëri dhe fisnikëri e madhe, si dhe një Ibadet.

Njeriu është krijuar për të bërë Ibadete ndaj Zotit xh. sh.. Ai me aftësinë e vet, për të siguruar jetën nuk mund të arrijë as qetësinë e një zogu të vogël mali. Për jetën shpirtërore dhe të amëshuar (ahiret), janë të nevojshme dituria, përulshmëria dhe Ibadeti ndaj All-llahut. Kur të kesh zotëruar këto cilësi, atëherë do të mbizotërosh mbi botën shtazore.

O ti nefsi im! Në qoftë se angazhohesh dhe mundohesh vetëm për këtë jetë të përkohshme, atëherë s’mund të kënaqesh as sa një zog mali. Po nëse përpiqesh për jetën e përhershme dhe këtë jetë e ndryshon duke e bërë si një arë që jep prodhime të përhershme, atëherë do të mbizotërosh mbi botën shtazore dhe do të përgatitesh për jetën e pafundme duke u bërë një mysafir i nderuar dhe rob i All-llahut të madhëruar.

Tani ke dy rrugë dhe mund të zgjedhësh. Kërko udhëzim dhe sukses nga All-llahu i Gjithmëshirshëm.

* * *

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>