Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ndërsa edhe ju jeni dëshmitari i asaj që është ky mendim që njerëzimin e ka futur në këtë gjendje. Ky mendim është shkak që ne harruam nga kemi ardhur dhe kush jemi. Bile edhe Mjeshtërin tonë që na ka krijuar nga hiçi, njëkohësisht edhe ringjalljen për të shpërblyer apo dënuar për veprat e tanë të këqija!!!.
Duke na shtrënguar shpirtin kjo ne po na djeg më tepër se ferri - xhehennemi. Sepse shkaku për të rënë në këtë hall është se pranuam me gjithë shpirt parimet e filozofëve materialistë.
Ndërsa atë e kanë formuar njerëzit pa zemër e pa ndërgjegje, mosbesimi në ringjalljen dhe ateizmi po na sjell pashpresësinë dhe ndarjen e përjetshme dhe duke na trembur tmerrshëm na shtrëngon shpirtin tonë.
Në këtë çast për të refuzuar vështirësitë që kemi, i kthehemi fuqisë sonë. Ndërsa ajo na tmerron sepse nuk mban tjetër vetëm se dobësi dhe varfëri.
Së dyti: përpiqemi të mbysim dëshirat që kemi në brendësinë tonë, kurse atë e gjejmë plot pikëllime dhe bërtime që bëjmë për të plotësuar nevojat që vazhdimisht shtohen.
Së treti: Për të na shpëtuar bërtasim e thërrasim për të gjetur një shpëtimtarin, por mjerisht askush nuk na dëgjon zërin, që të na i përgjigjet nevojave tona. Në këtë rast mendojmë së çdo gjë është armiku ynë dhe para nesh secili send qëndron si i huaji, sepse asnjë send nuk po mundet të na qetësojë zemrën tonë. Ato që qëndrojnë para, nuk na japin ndonjë garanci dhe nuk na japin kurrfarë dobie apo ndonjë shije.
Së katërti: Kur rruzujt e mëdhenj ne i shikuam me syzet e materialistëve, ato ne na sollën një frikë duke shtrënguar na tmerruan zemrat tona, dhe ngaqë nuk mundën të shpëtojmë flaka i kaplloi imagjinatën dhe mendjet tona.
Tani o vëlla! E pe se çfarë cilësie mban rruga e devijimit, ndërsa e pamë shumë qartë edhe se çfarë na garanton ne ateizmi.
Pra, eja me mua të kthehemi dhe ta shohim se çfarë na sjell rruga e gjerë e jona, pra bulevardi i besimit në të cilën udhëheqës dhe argument është Kur’ani famëlartë. Në këtë rrugë mund të lëvizet sikur shpendi kur fluturon shpejt. Kështu që:
Kur deshi mëshira edhe ndihma e Mbretit të Parafillimit, me fuqinë e Tij na veshi me këtë trup dhe na lartësoi me pozitën e Amanetit dhe na detyroi të lutemi dhe t’i falemi duke i bërë namaz Atij.
Këto forma dhe shndërrimet që bëhen në këtë rrugë të gjerë, për trupin tonë janë lehtësi dhe shenja të thirrjes. Në këtë fytyrën tonë të njerëzimit Krijuesi ia ka vendosur vulën e posaçme, Nëpër qenie të tjera ku do që hyjmë vëllazërohemi dhe na presin mirë, bëjmë shkëmbime, diçka u japim atyre dhe diçka marrim nga mallrat e tyre.
Dashamirësia mes shkëmbimeve tona, ato i shtyn që të na ushqejnë deri sa të ngopemi, që të na hijeshojnë me dhurata duke ardhur tek dera e dynjasë ku dëgjohen zëra të ndryshme.
Shiko, erdhëm në rruzullin tonë, e hodhëm hapin e parë në botën e dukshme. Këtu shohim një festim Hyjnor, zhurma e njerëzve, megjithëse ne nuk dimë gjë, por Udhëheqësi ynë; është dëshira e Mëshirëplotit. Kurse ne na përfaqësojnë sytë tanë me naze. Kur i hapëm sytë dhe pamë botën tonë. A mos ke harruar se si ishim në vendin e parë?
Që atje ishim si jetima, nga armiqtë ishim të rrethuar, nuk e njihnim Mbrojtësin tonë. E me shumë shyqyr, tani me dritën e besimit ndaj armiqve kemi mbështetjen e fortë. Pra besimi në Fuqiplotin është drita e shpirtit dhe e jetës sonë që ai duke na mbrojtur ne i refuzon armiqtë tanë. Sepse Ai është shpirti i shpirtit tonë.
Pra, me besimin që mbanin në zemër, zemra jonë është e qetë, duke konsideruar armiqve nuk ua jepshim vlerë fare. Kurse në rrugën e parë nga ndërgjeggja jonë dilnin mijëra ankesa dhe bërtime.
Nga ky vlerësim prapë patëm rënë në bela. Sepse dëshirat, shpresat, aftësitë dhe ndërgjegja nuk pajtoheshin me jetën e përkohshme, vazhdimisht kërkonin përjetësinë. Ndërsa nga jeta e përtejme për të cilën ne nuk kishim dijeni dhe vazhdimisht ziheshim për këtë.
Por shumë falenderojmë All-llahun xh. sh. që në besimin e gjetëm pikë mbështetjen vazhdimtare dhe ajo ne na plotësoi dëshirat që kishim deri në jetën e përjetshjme.
Pikëmbështetje e besimit është që, na sjell ndihmën dhe na drejton rrugën, na jep ujë jete, plot me shpresë na shtyn të vrapojmë drejt përsosmërisë.
Alternativë e drejtë: Ne na vërteton që të bindemi në ringjalljen, sepse lumturia e përjetshme është diamati i jetës sonë. Për to argumenton Kur’ani, ndërgjegja dhe njerëzimi ynë.
Tani ngrije kokën dhe shiko Universin dhe fol me to. Dhe do të ndjesh se në rrugën e pare secili send që ka qenë tmerrshëm. Në këtë rrugë nga secila anë po ta kthesh fytyrën, po luten për ty ndaj krijuesit me ëmbëlsi.
Ja a nuk po sheh tani syri ynë me besim u bë si bleta, në kopshtin e Universit fluturon andej e këndej për në çdo vend u bë lulishte, çdo lule na jep shije.
Dhe ai besimi që ndaj secilit send ne na garantoi paqe, dashamirësi e ngushëllim; duke ëmbëlsuar mjaltin dëshmon për dëshminë tonë dhe na përtërin dëshmimin
Me këtë besim kur sjellim pikëpamjen që t’i shikojmë se si lëvizin rruzujt dhe diejt. Shohim se ato janë nëpunësat, janë shkëlqimi i një të Gjithëdijshmit dhe gjendja e tyre na forcon besimin tonë.
Sikur dielli të flasë me ne dhe na thotë: “O vëllezërit e mi, duke u shqetësuar mos u friksoni. Mirë se keni ardhur në këtë jetë! Vendi është i juaji unë vetëm se jam një qiri.
Edhe unë jam një krijesë si ju. Por unë jam një shërbëtor që fare nuk i kundërshtoj Krijuesit tim. Ai Fuqiploti i Vetëm s’ka nevojën e askujtë. Me mëshirën e tij mua më ka detyruar në shërbimin tuaj. Prej meje kërkohet dritë e nxehtësi, kurse prej jush kërkohet Namaz e lutj
O shok! Shikoni hënën, yjet e detrat që secili me gjuhën e vet të veçantë, ne na thotë: “Mirë se keni ardhur në këtë jetë! “ dhe vazhdojnë “ A nuk po na njihni ne?”
Me sekretin që këtë po sundon ndihma dhe rregulli, dëgjoni çfarë themi: “Edhe ne jemi nga një shërbëtor. Që pasqyrojmë Mëshirën e Zotit e ndodhive mos të friksoheni, të mos ju bëjnë me dyshim. Sepse ato janë zërat e tespihëve dhe tingujt e lutjeve dhe odeve të tyre të bukura.
Ai, Zoti i Madhëruar na ka dërguar ne, prap ai, Zot xh. sh. e ka në dorë frerin e secilit send. Syri i besimit e lexon mëshirën e Tij që ekziston në fytyrën e secilit send.
O besimtarë që je me zemër zgjuar! Tani le të pushojnë pak sytë tanë., Në vendin e tyre dërgoje veshin ndjeshëm që të dëgjojë në këtë dynja. Edhe ata t’i dorëzojmë në dorën e besimit le të dëgjojmë një muzikë të këndshme.
Në rrugën e parë të devijimit është sikur përgjithësisht secili send mbanin zi dhe në të dëgjohen zërat e britmat e vajtimeve, sikur qanin para të vdekurit. Kurse në këtë rrugë dëgjojmë zërat e namazit e lutjeve dhe shijeve që na lëmojnë dhe na përkëdhelin zemrat tona.
Dëgjo, bubullimat e ajrit, ugatjet e shpendëve, shushurimën e shiut, fëshfërimën e detit, shkrepëtimat e rrufeve, trokitjet e gurëve, secila kanë nga një kuptim të bukur.
Shprehja e fërshëllimave të qiellit, britmat e vetëtimave, ushtimat e valëve, janë nga një ziqër që e përmendin Madhështinë e Zotit xh. sh.. Kurse zëri i bukur i shiut, xixëllimet e shpendëve janë nga një tespih që shpallin mëshirën e All-llahut xh. sh..
Kurse zërat e sendeve të tjerë janë një lajm përekzistencën e tyre dhe thonë: “Edhe ne ekzistojmë!” e këtë rast universi i heshtur, fillon të flasë dhe thotë: “O njeri fjalaman! Mos mendo se ne jemi pa shpirt!”
Shija e mirësisë i shtyn të flasin shpendët. Shihi kur bie shiu që është një mëshirë e pastër. Në këtë rast shpendët, me zërat e ndryshme, me gojët e tyre të vogla, duart trokasin për mëshirën dhe mirësinë që i ka sjellë ai Zot i Madhëruar dhe ato vazhdojnë falenderimin.
Pra, shpendët duan të thonë: “O vëllezër që bashkëjetojmë në këtë univers! Gjendja jonë është shumë e mirë, sepse në këtë botë ne na ka kaplluar mëshira e All-llahut të Madhëruar, pajtojmë me gjendjen tonë. Me sqepat e gojët e tyre nëpër qiell shpallin zërat e ëmbla.
Komplet universi është një muzikë. Këtë zë mund ta dëgjojë vetëm kush zotëron dritën e besimit. Sepse shkenca e mentaliteti e refuzon rastësinë njëlloj edhe rregulli i dëbon ankthet e imponuara.
O vëlla bashkëudhëtari ynë! Tani zbresim nga kjo botë e pashembullt, qëndrojmë në sipërfaqen e mendjes dhe duke përballuar ekuilibrojmë të dy rrugët që kaluam.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>