Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Edhe pleqtë zënë po një të katërtën pjesë të njerëzimit. Ata janë më të pashpresët, sepse iu ka ardhur koha e shuarjes së jetës, për të hyrë në dheun e zi. Pas ca kohe, për ta do të mbyllet dera e kësaj bote, të cilën e kanë ditur si më të mirën, më të dashurën dhe më të bukurën. Për të shmangur këto shqetësime, pleqtë mund të gjejnë ngushëllim vetëm tek besimi në jetën pas ringjalljes. Kështu këta baballarë të ndershëm, të mbushur me mëshirë dhe dhimbshuri të thellë, këto nëna zemërmira dhe të dashura, do të vuajnë nga pikëllimi dhe hidhërimi dhe jeta do t’u kthehet në një torturë të madhe.
Kjo botë për ta do të jetë si një burg i pashpresë. Besimi në jetën tjetër u thotë: “Mos u bëni merak! Juve po iu pret një rini e përjetshme, një jetë e shndritshme dhe një moshë e pafund. Dashamirët dhe fëmijët që keni humbur, do t’i takoni dhe do të kënaqeni me ta. Bamirësitë që keni bërë gjatë jetës tuaj, janë ruajtur dhe mbrojtur për në Gjykimin e fundit.” A e kuptoni se besimi në jetën tjetër, për ta është një ngushëllim dhe u jep një qetësi shpirtërore. Me këto ide në kokë, ata nuk i merakos dhe hidhëron fare gjendja e pleqërisë.
Një e treta e numrit të popullsisë janë të rinjtë. Ata janë pikërisht në kohën kur veset e këqija i prekin më lehtë dhe bëhen viktimë e tyre. Në këtë moshë të rrezikshme, nuk sundon logjika dhe po të humbasin besimin, do të përfundojnë në torturat e ferrit. Edhe për popullin, në këtë moshë ata bëhen një mjet dhune, prishin qetësinë dhe marrin nëpër këmbë nderin e të tjerëve. Qetësia dhe nderi i pleqëve vihet në rrezik, sepse të rinjtë për të shijuar një minutë kënaqësi, prishin dhe rrëzojnë dinjitetin e shumë shtëpive. Pas këtij krimi burgoset, ku mund të rrijë katër pesë vjet në nivelin e një kafshe të egër.
Po t’i vijë në ndihmë besimi në jetën tjetër, shumë shpejt do ta mbledhë mendjen dhe do ta kuptojë kështu: “Meqenëse forcat e sigurimit dhe dedektivat nuk po më shohin, prej tyre edhe mund të fshihem. Melektë e një Zoti Madhështor që janë në shërbim të Tij, më shohin dhe m’i regjistrojnë të gjitha fëlliqësitë. Unë nuk jam kokëbosh, por një udhëtar që bëj një detyrë. Rinia ime nuk do të zgjasë përjetësisht, por do të vijë dita që edhe unë si të tjerët do të jem një plak i pafuqishëm dhe i mjerë”. Duke menduar kështu, ai do të ndjejë mëshirë dhe do ta shmangë dhunën. Me kaq po e lëmë, se për këtë çështje është folur tek pjesë të tjera të Risale-i Nurit, ku janë dhënë shumë mendime.
Një pjesë të rëndësishme të njerëzimit e zënë të sëmurët, të shtypurit, ne fatzezët që kalbemi në burgun e errët, të varfërit dhe ata që kanë marrë dënime të rënda (autori e ka shkruar këtë libër, kur ka qenë i dënuar nga armiqtë e besimit. shën. i përkth.). Këta nuk kanë shpresë për ndihmë dhe gjithnjë e më tepër sëmundja i vë përpara dhe i paralajmëron për vdekjen e afërt. Ata janë të dëshpëruar se po ikin nga kjo botë dhe nuk po mundin të shpaguhen për të këqijat që kanë hequr. Ata po ikin duke lënë në këtë botë mizorët dhe tradhëtarët e dhunshëm, nga të cilët nuk kanë mundur të shpëtojnë dot nderin prej tyre. Këta maskarenj u kanë marrë dhe rrëmbyer mallin. Duke i shtuar këtyre edhe dhunën e epshit, që për kënaqësinë e një pesëminutëshi, apo dy orëve, do të burgoset me një dënim dhe ndëshkim torturues për dhjetë vjet me rradhë. Këto vështirësi që përmendëm, për njeriun përbëjnë një torturë të hidhur.
Por po qe se njeriu këtyre vështirësive iu kundërvihet me ndihmën e besimit në jetën tjetër, vështirësia, shqetësimet, zemërimi dhe shpagimi nuk do ndihen edhe aq shumë. Mund t’iu them edhe këtë: Në dënimin tim dhe të vëllezërve të mi të pafajshëm në këtë burg të tmerrshëm, po të mos na ndihmonte besimi në jetën tjetër, vetëm qëndrimi i një dite do të na dukej sa një vdekje, ndoshta do të bëhej shkak për vetvrasje. Falenderoj shumë Zotin xh. sh., që më ka dhënë besimin, që të largoja prej vetes shqetësimet për vete dhe për shokët e mi, që i desha aq sa shpirtin tim, të largoja edhe hidhërimin për librat e Risale-i Nurit, që na i morën dhe të shumë librave të tjerë që na humbën. Vetëm kështu munda të përballoj tradhëtinë e tyre, mjerimin dhe sundimin e mizorëve.
E dini edhe vetë se për hatrin e vajzës se vogël të gjykatësit që ai donte të më ekzekutonte me vdekje, nuk e mallkova, të cilin më parë nuk e kam duruar dot. Ju betohem dhe ju garantoj se drita dhe forca e besimit për jetën tjetër, më dha një qëndrim, durim dhe ngushëllim aq të madh, sa nuk mund ta tregoj. Ndoshta këtë forcë ma dhuroi Zoti xh. sh., për të fituar shpërblimin e madh. Siç kam thënë në fillim të një libri, unë e quaj veten si të përzgjedhur, që kam mundur të regjistrohem tek shkolla e “Jusufi”-së. Nganjëherë sëmundjet dhe pleqëria, që prej tyre buron kujdesi, më nervozojnë dhe duke ma mbushur zemrën me shqetësime, më pengojnë për t’iu dhënë rëndësi mësimeve të Risale-i Nurit. Më falni se në këtë trajtim dolëm jashtë teme!
Shtëpia e secilit është si një botë e vogël, ndoshta si një parajsë, por meqenëse në këtë parajsë nuk sundon besimi për jetën tjetër, atëhere në këtë familje, lidhjet, dashuria dhe mëshira e çdo pjestari, nuk do të jenë në shkallën e duhur, gjë që do t’i torturojë gjatë gjithë jetës, duke ua kthyer atë në një xhehennem. Me dëfrime të çastit e gënjejnë veten dhe e vendosin në një gjumë të pakujdesshëm. Njëlloj si struci, një shpend gjigand si deveja, që kur sheh gjahtarin, ngaqë nuk mund të ikë, e fsheh kokën në rërë, duke menduar se atë nuk e sheh askush. Edhe ky e vendos kokën në prehrin e pakujdesisë, derisa humbjen dhe ndarjen nga vdekja të mos e shikojë. Kështu si i shushatur e gjen ngushëllimin tek veset dhe imoraliteti, duke i përngjarë shembullit që përmendëm më lart.
Shembull: Zemra e nënës gjithmonë dridhet kur e sheh fëmijën e saj në rrezik. Po kështu edhe fëmijët dëshpërohen shumë, kur nuk janë në gjendje që ta ndihmojnë babain, ose vëllain e tyre. Nga kjo fatkeqësi ata jetojnë me brenga dhe frikë. Duke u nisur nga ky fakt, po të shikosh me realizëm jetën e një familje, që jeton pa qëndrueshmëri dhe gjoja e lumtur, në të vërtetë kënaqësitë i kanë ikur nga duart. Lidhjet familjare dhe farefisnore, tipar i kësaj jete të shkurtër, nuk kanë sinqeritetin dhe dashurinë reciproke, duke e kthyer jetën e kësaj familjeje në mëri dhe smirë, në atë shkallë sa të cënojnë edhe moralin e saj.
Por nëse besimi në jetën tjetër hyn në atë familje, atëhere ajo shtëpi do të ndriçojë dhe lidhjet do të jenë të forta e të ekuilibruara deri në përjetësi. Dashuria dhe mëshira do të jenë pa interesin material, por për hir të Zotit xh. sh.. Vetëm me hirin e Tij, kjo dashuri do të vazhdojë deri në përjetësinë e lumtur dhe përrallore. Për këto arsye që thamë, besimtarët myslimanë i duan vëllezërit e tyre, pa i tradhëtuar dhe pa i poshtëruar për shkak të të metave që kanë, në mënyrë që nderi e dinjiteti i tyre të rritet edhe më shumë dhe morali të lartësohet. A e kuptuat tani se në atë familje do të sundojë lumturia e vërtetë? Kuptimi i këtyre çështjeve është sqaruar në Risale-i Nur, prandaj po e lëmë me kaq.
Çdo qytet, me shtëpitë e tij të shumta është një familje e madhe. Po nuk sundoi besimi në jetën tjetër në këtë “familje”, në vend që aty të sundojnë cilësitë e bukura njerëzore, si sinqeriteti, respekti, shpirti i sakrificës, hiri i All-llahut xh. sh. dhe dëshira për të bërë mirë, atëhere vendin e tyre do ta zë mëria, interesi, tradhëtia, uni, artificialja, dëshira për të rënë në sy, ryshfeti dhe mashtrimi, të cilët edhe do të marrin hov. Në dukje që të jetohet nën sigurim të besnikërisë dhe të humanizmit, do të gjykojnë terrorizmi dhe injoranca. Jeta e qytetit do të helmohet dhe do të rrisi fëmijë vagabondë. Të rinjtë do të nisin rrugën e pijes dhe më të fortët do të merren me krime. Pleqtë do të fillojnë të qajnë.
Po ta krahasosh këtë me atdheun, që është si një shtëpi kombëtare, do të bindesh se po mbizotëroi besimi, në këtë “shtëpi” në çast do të shfaqen cilësitë njerëzore si nderi, mëshira, serioziteti, dashuria, mosdhënia e ryshfetit, besnikëria, ndihma dhe mirësjellja, që do t’ia ngrejnë dhe lartësojnë dinjitetin këtij qyteti. Besimi, fëmijëve do t’u thotë: “Me vagabondësi nuk mund të shkosh në parajsë, por lëre dhe pajisu me mësimet e Kur’anit, që të bëhesh i nderuar”. Të rinjëve u thotë: “Mos harro se ka edhe ferr, lëre të dehurit dhe dashurinë aventureske!” Mizorëve u thotë: “Ka tortura të mëdha, do të vuash! Drejtësia e fesë do t’ua ulë kokën!” Pleqve duke ia kthyer të qarat në ngazëllim u thotë:
“Mos e humbni shpresën! Një lumturi që nuk e keni shijuar kurrë, një rifreskim dhe rini e përjetshme po ju pret. Mundohuni t’i fitoni ato!” Secilit grupim të njerëzve u jep një shpresë. Kur secili grup të ketë zbatuar të gjitha këto, atëhere e kupton se si rrotullohet jeta nga vuajtjet në ferr, në lumturinë e përjetshme të parajsës së ndritshme. Le t’iu buçasin veshët sociologëve dhe atyre që merren me vlerësimin e të mirave materiale dhe analizën morale të njerëzimit.
Tani nga mijëra cilësi të besimit, paraqitëm pesë apo gjashtë modele dhe po qe se i krahason me të tjerat e kupton se besimi është një nga premisat kryesore të lumturisë së të dy jetëve. Dyshimeve dashakeqe, me argumente shumë të forta, u është përgjigjur Risale-i Nur nëpërmjet “Fjalës së dhjetë” dhe të “Njëzetepestë”, prandaj ne po mjaftohemi me një shënim të shkurtër:
Pasqyrimi më i gjerë i Emrave të Bukur është mëshiruar tek trupat e gjallë fizikë. Qendra e pasqyrimeve të Zotit xh. sh. dhe qëllimi hyjnor i krijimit të Gjithësisë është mbështetur tek dukuria fizike. Bamirësia e Zotit xh. sh. shfaqet në një aspektë shumëngjyrësh dhe prapë se prap çdo detaj bazohet po në dukuritë fizike të gjallesave. Njerëzit me gjuhën e nevojës, i drejtohen Krijuesit të tyre, për të gjitha kërkesat fiziologjike të panumërta, përmbushja e të cilave përsëri është me përbërje materiale dhe plotësisht e prekshme.
Në thelb të shumëllojshmërisë së farave, si në ato shpirtërore dhe metafizike, është përqëndruar në trupat fizikë dhe materialë. Po t’iu referohemi të gjitha këtyre që thamë, do të konkludojmë se në botën materiale qëndrojnë me qindra të vërteta. Krijuesi i Ditur në faqen e tokës ka mundur t’i shumëzojë krijimet materiale me një shpejtësi të madhe, duke shfaqur nëpërmjet tyre të vërtetat e përmendura më lart. Karvane të panumërt të qenieve të stisura me një trup material, i dërgon në ekspozitën e kësaj bote, që më pas t’i çlirojë, për t’i transferuar në një vend tjetër. Në këtë “fabrikë natyrore” të gjithësisë, Ai përpunon të gjithë materialin e gjallë, për të marrë nga ky prodhime të bollshme, duke e kthyer këtë botë në një kopsht, ku rriten fidanet e parajsës së lumtur.
Për të plotësuar dëshirat e stomakut të njeriut, kur ai i lutet me gjuhën e nevojës All-llahut xh. sh., Ky e dëgjon atë dhe me një vëmendje të veçantë ia plotëson materialisht me mjete të panumërta. All-llahu xh. sh. ka përgatitur ushqime të shijshme dhe të pafundme, të stolisura me një art të rrallë. Nga këto bamirësi që bën të kuptohet mirë dhe s’ka dyshim se në jetën tjetër, në atë të parajsës, mirësitë do të jenë edhe më të shumta dhe më materiale se këtu. Nuk është siç thonë disa të paditur se në botën tjetër vetëm shpirtëra do të kënaqen dhe asgjë materiale. E rëndësishme për atë jetë është se njeriut, atje do t’i jepen po ato ushqime, që ai ka provuar në këtë jetë dhe me të cilat është mësuar.
A ta pranon mendja që materialisht, lutjen e thjeshtë me gjendjen e tij që ka bërë, të mos e pranojë dhe plotësojë me mrekulli të panumërta dhe me ushqime të bollshme dhe të shijshme? Dijetari Fisnik dhe Fuqiplotës i Mëshirshëm, jo rastësisht, por në mënyrë të programuar dhe të drejtëpeshuar në mënyrë perfekte, u përgjigjet të gjitha qëllimeve dhe kërkesave të krijesave. Pas të gjitha këtyre sqarimeve që kemi bërë deri tani, a ka mundësi që të gjitha lutjet për lumturinë e përjetshme të mos plotësohen?
* **
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>