Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Nga Frutet e burgut
ÇËSHTJA E KATËRT
Një herë njëri nga vëllezërit që më shërbejnë, bëri një pyetje. Ka shtatë vjet (*) që vazhdon lufta e dytë botërore dhe ti nuk ke pyetur fare. A nuk të intereson kjo çështje kaq e madhe që po shkatërron të gjithë rruzullin? Kurse në ditët e para, disa besimtarë të denjë dhe hoxhallarë, janë sulur, duke lënë xhematin e xhamisë që të dëgjonin lajmet. A ka gjë më të madhe se kjo? Apo interesimi për luftën të sjell ndonjë dëm? “ Kjo ishte pyetja dhe unë i dhashë këtë përgjigje: “Kapitali i moshës është fare i pakët, kurse punët e dobishme janë të shumta”.
Ashtu si ata rrathët brenda njëri-tjetrit, njeriu ka shumë lloj detyrash. P. sh. ai ka detyra në rrethin e zemrës, të stomakut, trupit, familjes, lagjes, qytetit, atdheut, rruzullit të botës, njerëzimit dhe deri tërë gjithësinë. Në të gjitha këto fusha, çdo njeri ka detyra të ndryshme. Njeriu duhet ta dijë se në cilin rreth sa i takon detyra e tij. Për shembull ai duhet ta kuptojë se në rrethin e madh, mund të ketë detyra më të vogla dhe jo të vazhdueshme, kurse në rrethin më të vogël, mund të ketë një detyrë më të madhe dhe të vazhdueshme. Vogëlsia dhe madhësia kanë detyrime të kundërta. Ambicja dhe joshja të shtyjnë të rendësh pas veseve boshe. Kjo nxitje e veseve pa rëndësi të rethit më të madh, bëhet shkak për të lënë pas dore ato më të rëndësishmet. Pra kapitalin e jetës të shtyjnë ta harxhosh në vende të kota. Nganjëherë kush i nxit përçarjet e luftrave, anon nga ana e armikut dhe bëhet ortak në mizoritë e tij.
Përgjigjja e pyetjes së parë:
Për çdo njeri, veçanërisht për ne muslimanët, është ngritur një padi, që është më e madhe se sa të gjitha luftrat botërore. Aq e madhe saqë secili njeri i mençur edhe sikur të ketë pasuri dhe fuqi më shumë se shtetet e Gjermanisë dhe të Anglisë, për të fituar këtë padi, pa u menduar fare duhet t’i shpenzojë ato. Tani po sqaroj padinë: Njëqind e njëzetekatër mijë persona, që janë yjet dhe prijësit e të gjithë racës njerëzore, të gjithë së bashku tregojnë se Krijuesi i gjithësisë i ka premtuar se çdo njeri, në varësi të besimit që ka pasur, do të shpërblehet me një arë sa e gjithë bota e madhe, të mbushur plot e përplot me vreshta të begata, me pallate dhe bukuri të përjetshme. Shtrohet çështja; do ta fitosh apo do ta humbësh këtë shans? Detyra e njeriut është që të sigurojë dokumentet e besimit dhe po nuk ia arriti këtij qëllimi, ai e ka humbur shansin.
Në këtë shekull, me sëmundjen e materializmit, janë të shumtë ata që po e humbin këtë shans. Një “Keshfulkuburi” (ai që sodit gjendjen e të vdekurve nëpër varre), ka thënë se në një qytet myslimanësh, nga dyzet të vdekur, vetëm disa e kanë fituar dokumentin e besimit, kurse të tjerët e kanë humbur. Vallë cila gjë mund ta plotësojë vendin e tij? Sundimi i të gjithë botës a mund ta zëvendësojë këtë thesar? A është e drejtë që t’i lëmë këto shërbime dhe veprime, që do të vlejnë në varr si një avokati e fortë dhe që 99% të njerëzve iu siguron fitoren e saj?
A e kuptuat vlerën dhe shërbimin e madh që po kryen Risale-i Nur? Ne nxënësit e saj e kuptojmë se është çmenduri e madhe t’i shmangemi këtij shërbimi të vyer, sepse nuk do të jetojmë përjetësisht në këtë botë. Për këtë arsye nuk duhet ta shpenzojmë kapitalin e moshës në vende boshe. Ne u bindëm se edhe sikur të kemi mend njëqind herë më tepër se kaq, përsëri ato nuk do të na mjaftonin për të kryer këto shërbime.
O ju vëllezër fatkeqë që keni ardhur më vonë në këtë burg! Ju nuk e keni provuar ndikimin e Risale-i Nurit, por vështroni tek ata që kanë ardhur përnjëherë me mua këtu. Unë jua paraqes si dëshmitarë ata dhe mijëra nxënës të Nur-it, duke iua vërtetuar edhe njëherë se këto libra brilantë nga 99% të lexuesve, gjatë njëzetekatër vjetëve, pothuaj se njëzet mijë vetëve iu ka garantuar dokumentin për të fituar çështjen e madhe të besimit. Ngaqë Risale-i Nur është mbështetur në mrekullinë e Kur’anit, ai është një dokument shpëtimi në duart e lexuesve. Këto tetëmbëdhjetë vjet, kundërshtarët e mi dhe të fesë islame, me marifete të lloj-llojshme, së bashku me nëpunësit e qeverisë, mundohen të na kundërvihen dhe të na dënojnë me vdekje. Ashtu si më parë edhe tani, nga 130 librat e Risale-i Nurit, nuk kanë mundur të prekin më shumë se dy apo tre copëve.
Kjo tregon se kush do që të zëjë avokat, i mjafton zotërimi i tyre. Mos u frikësoni, leximin e tyre nuk mund tua ndalojnë, me përjashtim të atyre dy tre copëve që ju thashë. Këto libra ndodhen edhe në duart e eprorëve dhe të anëtarëve të kabinetit të qeverisë. Inshaall-llah do të vijë një kohë, kur drejtorët e burgjeve t’ua paraqesin të burgosurve si ushqimin e përditshëm, bukën apo ilaçet.
* * *
ÇËSHTJA E TETË
Nga njëqind dobitë, ne vetëm njërin do të mundohemi të komentojmë se çfarë dobish ka besimi i jetës së përjetshme, në jetën e përditshme, për të cilat Kur’ani nuk ka lënë vend sqarimi tjetër. Kurse për jetën e përditshme, i ka sqaruar Risale-i Nur, të cilat do t’i përmbledhim në dy-tre pika që i garantohen njeriut në jetën shoqërore dhe atë individuale.
E para, njeriu ndryshe nga krijesat e tjera, siç interesohet për familjen e vet, po ashtu interesohet edhe për të gjithë botën. Siç interesohet për më të afërmit, po me atë preokupim, interesohet edhe për të gjithë racën njerëzore. Interesi për këtë botë është i madh, po kështu edhe interesi për jetën e paskajshme. Ai interesohet të plotësojë dëshirat e tij fizike dhe po me aq dëshirë përpiqet për të bërë të sigurtë edhe realizimin e kushteve për të kaluar në jetën e paskajshme, ku ndodhen të gjithë të afërmit që janë ndarë nga kjo botë. Dëshirat e tij të shpirtit, mendjes, zemrës dhe të humanizmit, janë të gjera sa kjo botë që jetojmë. Nga të gjitha dëshirat dhe shijimet që ka njeriu, ajo që nuk e ngop kurrë është dëshira për jetën e mbrapme.
Siç është theksuar edhe në “Fjalën e dhjetë”, kur isha i vogël, pyeta imagjinatën time se, a do të doja një mbretëri ku do të rroja njëmijë vjet pa parë fare shqetësime dhe të lumtur, pastaj të shkoja tek asgjëja, apo një jetë të pafundme të vështirë dhe të thjeshtë. U habita kur pashë se zgjodhi të dytën dhe tha se, sikur edhe në ferr të jetojë, më mirë të shkojë tek e dyta. Meqenëse imagjinatën, shërbëtoren e njeriut, nuk po mundin ta ngopin shijet dhe kënaqësitë e botës së përkohshem, atëhere si mund ta ngopë vlerat e panumërta të njeriut, që janë lidhur me jetën e përjetshme. Kurse njeriu mban shpresa të panumërta, dhe kapitali i tij është një vullnet fare i vogël, që ka një varfëri të pafundme.
Besimi është një thesar i mjaftueshëm për në jetën e mbrapme dhe një mbështetje e sigurtë tek lumturia e pafundme. Ai është gjithashtu edhe një mjet për të shijuar këtë jetë përballë vuajtjeve të panumërta dhe brengave të hidhura. Ai është edhe një arsye ngushëllimi si dhe një frut dobiprurës, gjatë rrugës për të fituar jetën e përjetshme. Po të sakrifikosh këtë jetë, prap se prapë del i fituar. Një frut tjetër i besimit për njeriun në këtë jetë, është se si individi garanton një jetë të bukur dhe të qetë.
E dyta, çdo njeriut nuk i hiqet nga mendja ndarja nga miqtë, farefisi dhe varrosja e tyre dhe mendon se edhe vetë një ditë do të bie vetë atje. Vetëm për një mik të dashur, ky fatkeq sakrifikon veten. Sakrifikimi i vetes ndarjen e përjetshme me mijëra miq duke shkuar nga asgjëja, e hidhëron dhe e ligështon njeriun. Ky është një shqetësim që e dëshpëron më tepër se sa xhehennemi. Kur në imagjinatën e tij vijnë këto mendime të llahtarshme, pikërisht në këtë moment, në ndihmën e njeriut arrin besimi për jetën tjetër, që ia çelë perden e syve duke i thënë:
“Shiko nëpërmjet dritës së besimit dhe beso se të afërmit dhe miqtë e tu shpëtuan nga vdekja e përjetshme dhe nga kalbja në varr.” Në çast i bëhet si një lajm me shijen e xhennetit, që ia kënaq shpirtin. Ai bindet se do të ikë në botën e ndritur dhe do të takohet me miqtë dhe të afërmit e tij. Kjo çështje është trajtuar në veprën e Risale-i Nurit, prandaj po e lëmë me kaq.
E treta, një dobi tjetër që i garanton besimi, është edhe kjo: Nga të gjitha gjallesat e tjera, njeriu është më e përkryer, sepse është e pajisur me vlera të veçanta dhe me aftësi të rralla. Adhurimi i tij është i veçantë dhe aktiviteti i tij shfaqet në fusha të ndryshme. Ky njeri ka rënë në lakun e shtrëngimit midis të sotmes dhe të ardhmes, që me mosbesimin e tij ato i llogarit të vdekura dhe jo ekzistente. Çdo moment të jetës ai kërkon ta shfrytëzojë në çastin kur e jeton. Përpjekjet, dëshirat, vëllazërimin dhe humanizmin i mat me masën e çastit që përjeton. Shembull:
Jo vetëm nga mungesa e njohurive, por edhe nga që do të ndahet dhe nuk do ta shohë më kurrë babain, gruan, vëllain, popullin dhe atdheun e vet që e do dhe i shërben, për arsye se nuk ka mundur t’u shërbejë me sinqeritet, vlera e tij humbet dhe zvogëlohet. Ai jo vetëm që nuk qëndron dot përmbi kafshët, por bie deri në fundin e pusit, sepse mendja që zotëron ai, atë do ta rrëzojë në gjendjen e një krijesë që vuan tortura. Në këtë çast besimi në një jetë tjetër i vjen në ndihmë, duke ia shndritur jetën dhe kohën e zymtë si varr, ia shndërron në një hapësirë të pafund, ku përfshihet e kaluara dhe e ardhmja, ndoshta sa ekzistenca e të gjithë sipërfaqes, apo e tërë gjithësisë.
Besimi në jetën tjetër atij i thotë se babai nuk i është zhdukur, por jeton në botëra të tjera në jetën e lumtur. Me të do të bashkohesh. Vëllai yt përjetësisht do të jetë me ty. Gruaja jote do të takohet në xhennet me ty, bile nga plakë që ka qenë, atje do të shndërrohet në një Huri të xhennetit. Me këtë besim, me lutjet dhe mëshirën tënde, ti më shumë i nderon dhe i ndihmon ata, si dhe për vete do të ruash kontaktet me ato vende, duke mos i humbur. Dobitë e vogla dhe të pavlera nuk e humbasin nderimin dhe respektin dhe me sukses fiton ndaj tyre, duke i rritur dhe përsosur cilësitë e tua. Me këto kushte arrin në lartësitë e duhura të njeriut.
Ky njeri, me mendimin e natyralistëve, që nuk shijon as sa zogu i malit nga kënaqësitë e kësaj jete, me anë të besimit do të bëhet një mysafir i zgjedhur dhe i lumtur, si dhe një rob i dashur i Zotit xh. sh. të gjithësisë. Përfundimet e besimit janë sqaruar mjaft në librat e Risale-i Nurit, prandaj nuk po vazhdojmë më tutje.
E katërta, këtu do të sqarojmë një dobi të besimit, që është përmendur te “Shkëlqimi i nëntë”. Një e katërta e racës njerëzore, përbëhet nga fëmijët. Këta vetëm kur të besojnë tek jeta e përjetshme, atëhere mund të jetojnë dhe mendojnë si njerëz. Në të kundërt, me lodrat e fëmijërisë, do të mundohen ta harrojnë vdekjen, të shkëputen nga pesimizmi dhe ta vënë veten në gjumë duke bërë një jetë të çrregullt. Me humbjen e shokëve të tyre moshatarë, për shkak të zemrës së tyre të dhimbshur dhe mendjes së hollë, në shpirtin e pafuqishëm do t’u çelet një plagë e thellë.
Në këtë rast mendja e tij e pafe bëhet një mjet ndëshkimi, por kur të arrijë dhe të besojë në jetën e lumtur, pikërisht ky fëmijë i dhënë pas lodrave fëmijërore, do t’i hedhë poshtë ato, duke mos vrapuar pas lodrave, për të mos e ndjerë hidhërimin dhe do të thotë: “Oh, paska edhe një jetë tjetër. Vëllai (apo shoku), që më ka vdekur, tani është bërë shpend i xhennetit. Ata janë akoma më mirë se ne, se shëtisin dhe bëjnë qejf. Nëna më vdiq, por nuk ka shkuar në vend të keq. Ajo tani është pranë Mëshirës së Zotit xh. sh. dhe po më pret mua, që të më marrë në prehër, kur të takohemi në parajsën e lumtur. Nënën dhe miqtë e mi unë përsëri do t’i shoh”.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>