Mbrapa, që të dukej rruzulli, u hap edhe një perde e madhe, parimet e errëta të filozofisë imagjinatës sime iu duk shumë e tmerrshme. Rruzuli që lëviz me shpejtësinë shtatëdhjetë herë më shpejt se gjyle e topit, periudhën e njëzet e pesë mijë vjetëve që po e kalon për një vit dhe vazhdimisht duke qenë gati të copëtohet e të shpërndahet dhe brendësia e tij që është plot me tërmet. Edhe pse shumë plak, prapë shetitet në kozmosin e paskajshëm. Mendimi i filozofëve atë ma tregoi në gjendjen shumë të vështirë, dhe kur mendoja se njerëzit si qëndrojnë mbi të m’u soll koka dhe më kaploi errësira. Në këtë rast lindën dhe më dolën përpara funksionet e emrave të Krijuesit që qiellit dhe të tokës she shërbëtori i tij që është dielli dhe hëna, me Emrat “I Fuqiploti”, “I Dijshmi”, “Zoti” i patëmeta, “All-llahu”. Atë botë e shdriti aq sa gjendja e botës për mua u bë si një anije e përsosur e bukur e sigurtë për të shëtitur në kozmos, pastaj atë e pashë në një formë të përgatitur për të bërë qejf e tregti.

Shkurt: Unë e pashë se njëmijë e një emrat e All-llahut xh. Sh. Janë kthyer nga universi dhe botrat brenda botrave i ndriçojnë si dielli.

Dhe me sekretin e Njësimit Hyjnor, shkëlqimi i secilit Emër duket edhe nëpër të tjera Emra. Më pas, zemra ime pas çdo errësire që në vendin e tyre veç e veç e pa nga një dritë, zemrës ua hap oreksi i udhëtimit. Hapi i imagjinatës don të dalë në qiell. Në këtë rast iu hap një perde shumë e gjerë. Zemra hyri edhe në botra të qiellit aty e pa se: Ato yjet që qeshnin nga ne, ishin më të mëdha se bota jonë dhe lëviznin e silleshin njëri brenda tjetrit dhe shumë shpejt. Vetëm në një minutë njëri ta humbë rrugën, do të bëjë aksident me tjetrin. Aq e madhe do të jetë përplasja saqë, për Universin do të bëhet katastrofë. Atëherë jo dritë, por do t’i kaplojë zjarr, jo të qeshin, por do të shiheshin të hidhëruar. Qiellin e pashë shumë të madhe, të gjerë, bosh, të trishtueshëm dhe plot me errësirë dhe u pendova shumë që shkova aty. Momentalisht Emrat e Bukura të  

"5_24022010155812.jpg"

Ekemi zbukuruar së bashku me shkëlqimet e tij. Sipas kuptimit të ajetit merrnin kuptimin e ndriçoheshin me llamba elektrike, sa numri i yjeve që ishin në qiell. Qielli që imagjinohet zbrastësirë, u mbush me stolisje të shpirtave dhe të engjëjve. Në formën e ushtrive të pa numërta të Sulltanit të Papërfillmtë dhe të Pambarimtë, yjet dhe diellët janë vetëm një ushtri. Ato për të tregojnë madhërinë e Zotit të tyre të madhërishëm marrin formën e manovrës. Ato kur i pashë në këtë formë, do të bërtasësha në sasinë e atomeve të trupit dhe sa gjuhë që kanë krijesat, kur lexova ajetin, në emër të gjithë atyre thashë:  

"5_24022010160050.jpg"

 U ktheva dhe zbrita nga qiellët, u trazova dhe thashë “Falenderoj shumë All-llahun për besimin e për Kur`anin famëlartë’’

* * *

NË NJË KOHE ISHA ULUR NË DRITAREN E BURGUT TË ESKISHEHRIT

Para meje ishte oborri i gjimnazit ku ishin duke kërcyer vajzat e rritura që studionin aty. Në xhennetin e dynjasë, ato i pashë si në formën e hyrive të xhehennemit. Përnjëherësh, si në kinema, mua m’u sqarua jeta e tyre pas pesëdhjetë viteve; qeshja e tyre të sotme pas pesëdhjetë vite e pashë se u shndërua në vajtime të hidhura. Pastaj dolën në shesh këto vërteta që do t’ua rendis. Domethënë, jeta e tyre pas pesdhjetë viteve me një kinema shpirtrore m’u shfaq se: Nga gjashtëdhjetë vajza që ishin aty pesëdhjetë; në varr ishin bërë dhe, dhe po vuajnë torturën e zjarrit. Dhjetë prej tyre që ishin arritë në shtatëdhjetë vjetë dhe ishin shëmtuar, për arsye se nuk kanë mbrojtur namusin e tyre dhe përballeshin me mërinë e secilit. Edhe unë fillova të qajë. Në këtë rast m’u shfaq intriga e kohës së fundit që ka paralajmëruar Pejgamberi a.s.m: Intriga më e ashpër dhe më e tërheqëse e kohës së fundit do të bëhet nga fytyra e grave të pafytyra: nga shkaku i sulmit të tyre meshkujt nuk do të mundin t’i dalin zot vullnetit të tyre, e fluturim do të kërcejnë në zjarrin e seksit. Në këtë rast meshkujt për qejfin e një minuti të kësaj jete sakrifikojnë shumë vjetë të asaj jetës së përtejshme.

Një ditë unë duke shikuar sokakun pashë një shembullim të kësaj intrige. Pas taj të rinjtë m’u dhimbsën shumë dhe thashë: “këto të rinjtë e pafatë nuk do të mundin të shpëtojnë vehten nga ky magnetiizm tërheqës”. Unë duke kujtuar kështu momentalisht m’u drejtua përpara një person shpirtrore që duke pratikuar pati dhënë flakën e asaj intrige. Unë duke iu drejtuar atij dhe mësuesve të tij mosbesues që e kanë mësuar atë kështu u thashë:.

Or ti pafat! Që mundohesh të bësh qejf me hyritë e xhehennemit dhe me vullnet ke pranuar devijimin dhe ke dalur në rrugë për të plotësuar qejfin e veseve epshore përpiqesh të përhapesh ateizmin dhe ti je ai që duke dashur jetën, trembësh tmerrësisht nga vdekja dhe nuk don fare ta mendosh atë. Ti i devijuari i pafat! Saktësisht dije se: Me mosbesimin tënd, bota jote madhështore, një orë para këtij çasti dhe një minutë pas kësaj, dhe gjithësia jote, e kaluara dhe ardhmëria e jote, i tërë fisi që të ka ikur dhe tërë qeniet e ardhshme së bashku me brezin tend, botra dhe popuj të kaluar dhe njerëzit dhe karvanet që do të vijnë, për ty kanë vdekur tërësisht.

Tani me anën e mendjes e me njerëzinë tënde që interesohesh, tërë botrat e tua dhe universet në kokën tënde të devijuar, përmbi kokën tënde vazhdimisht të rrëzojnë mjerime dhe vdekje të hidhura. Po qe se ke vetëdije ato ta djegin shpirtin… Po qe se ke shpirt ta përvëlojnë…Në qoftë se ty nuk të ka shuar mendja, ato të gulçitin me derte. Po qe se vetëm një orë dehja dhe qefet e tua të pista mund të përballojnë brengat dhe hidhërimet të panumërta që ke, atëhere mos i braktis, aty qëndro… Përndryshe mblidhe mendjen!.. Dhe dëgjo Kur’anin Famëlartë! Vetëm kështu mund të shpëtosh shpirtërisht nga kjo gjendje e xheh-henemit. Që të kënaqesh në xhennetin e lumtur përpiqu e zotro besimin e fesë së vërtetë - të fesë islame… Dhe shijen e pakët të përkohshme të një minuti; shndëroje me shijet e shumta të vazhdueshme të besimit (*)

Dhe mos thuaj se: “Unë do të kaloj jetën si kafsha duke mos menduar gjë” Sepse për kafshën nuk ekziston as e ardhmja, as e kaluara. I Gjithëdijëshmi Mëshirëplotë; që ti shpëtojë nga dhimbjet e panumërta atyre (Kafshëve) nuk ia ka treguar fshehtën. Derisa edhe kur e marrin ta presin kafshën, ajo nuk ndien asnjëfarë dhimbjeje apo pikëllimi. Ajo, në momentin kur e pret me brisk në fyt don të ndiejë dhimbje, prapë ikën dhe nuk ndjen dhimbje fare. Domethënë mëshira e madhe e All-llahut është që atyre nuk ia tregon fshehtën. Veçanërisht ndaj kafshëve pa faj ajo është më e përsosur. Domethë, ti kur shijohesh me gjërat e palejuara atëhere bie mijëra herë më poshtë se kafsha dhe nuk mund t’i arrish kafshët. Sepse mendja jote po i sheh ato gjëra që për kafshën janë të fshehta, dhe prej tyre po merr hidhërimet. Ti je tërësisht i vobektë nga qetësimet sepse ti i shikon hidhërimet.

Dhe ti që lavdërohesh me virtytet e mira siç janë humanizmi, respekti e vëllëzërimi, prej tyre mund të shijosh aq pak që, ato sa në fushën e madhe janë vetëm sa një gisht dhe nga koha e pafundme sa një orë. Nga mosbesimi ato të tuat janë të pathemelta, të përkohshme, artificiale, mashtruese dhe janë shumë të pakta, që duke u zvogluar ta rrëzojnë njerëzimin dhe sedrën tënde, bile ta zbresin në asgjë. Por vëllazërimi, nderi, dashamirësia, humanizmi i besimtarëve, që besimi atyre ia garanton bindjen në kaluarën edhe në ardhshmërinë, u rrit atyre njerëzinë dhe përsosmërinë.

Ti në këtë jetë a e di se sa sukses ke… Suksesi yt i ngjan një arkatari çmendur që copat e qelqit i blen me çmimin e diamantit. Sepse ti kohës së pakët dhe jetës së shkurtër, je duke i dhënë çmimin e kohës së gjatë e gjerë e të përjetshme. Pra, ti me siguri në atë kohë të shkurtër nga ambicia që do të jetosh pak do t’i ngadhnjesh besimtarët. Sepse ti si dashurinë edhe hakmarjen e një minuti e përjeton me ndjeshmëri dhe ambicie të furishme dhe shpenzon energji aq sa të tjerët që shpenzojnë për një vit; për këtë përkohësisht mund të dalësh sipër fetarëve.

Dhe për arsye se mendja, shpirti, zemra dhe shqisat e tua duke lënë detyrat e larta, dhe duke i ndihmuar bashkëpunojnë me dëshirat e veseve të tua të ndyra, në këtë jetë del fitues mbi besimtarët dhe në pamjen e jashtme dukesh i dashur, sepse mendja zemra dhe shpirti yt duke shëndruar janë poshtruar shumë. Ato, duke shndërruar vlerat cilisore në veset e ndyra të epshit janë zhdukur. Atëherë nga kjo pikëpamje është e qartë se përkohësisht do të ishe fitimtar ti që do fitosh xhehennemin ndaj besimtarëve të shtypur që do fitojnë xhennetin.

* * *

 

MOMENTALISHT ZEMRËS SIME IU VËREJTUR PËR NJË ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME!

Në kohën e fundit (ahirzaman) rolin e ashpër që do të luajë karvani i femrave e kanë theksuar edhe Hadithet e Pejgamberit (a.s.m.). Ja pra, si në historinë e kohërave të lashta që tregohet për një karvan ushtarësh formuar nga gratë e armatosura titulluar “Amazonat” që kanë luftuar jashtëzakonisht shumë; njësoj edhe në këtë kohë, ateistët të çfrenuar në luftën e tyre përballë islamit, lëvizjen më të madhe do ta bëjnë me programin e formuar që nën komandën e shejtanit t’u jepen veseve epshore.

Pra, karvanin e ashpër të femrave gjysëm lakuriqe, të atyre femrave me kofshë gjysëm lakuriqe që me ato thika sulmojnë ashpër besimtarët duke mbyllur rrugën e kurorëzimit e zgjerojnë rrugën e seksit, e robërojnë epshin e shumicës me seks duke ia plagosur shpirtin dhe zemrën e tyre. Ndoshta DISA PREJ TYRE I MBYSIN. Përballë disa vitesh që ua tregojnë të huajve vendet lakuriq, ato kofshë do të bëhen druri i xhehennemit. Që aty së pari do të digjen ato kofshë dhe nga arsyeja që në këtë botë kanë humbur besën, për të rehatuar nuk do të mundin të gjejnë burrin që të martohen, se në krijimin e tyre atë e kanë nevojën më të madhe, ndonjëra edhe të gjejë jo tjetër, mbi kokën e tij ka gjetur një bela.

Bile nga hadithet e Pejgamberit ky kuptohet se, në kohën e fundit nëpër disa vende duke mos vlerësuar kurorëzimin femrat aq do të zhvlerësohen sa që një burrë i vetëm do t’i mbrojë dyzet gra.

Meqë e vërteta është kështu, dhe meqë e bukura e don bukurinë e saj, me një zell të jashtëzakonshëm përpiqet që të mos t’i dalë ajo nga dara e saj, jeton duke mos dashur që ti prishet bukuria. Dhe meqë bukuria është një mirësi, pra, kush falenderon mirësinë- bukurinë që ia ka dhënë Zoti xh. sh. asaj i shtohet bukuria, por po qe se nuk falenderon ajo shndërohet e shëmtohet. Atëherë është e sigurtë se kush ka mend, nuk do ta shpërdorojë bukurinë që ta prishë atë duke u futur në mëkate, dhe të bëhet shkak që ta sodisin mashkujt që të hyjnë edhe ata në mëkate. Pra bukuria e saj duke qenë një mirësi, kur e shpërdoron atë, ajo bëhet një shkak torture.

Tani, me këto masa që parashtruam, mendoni vetë: - kush është e mençme a mund të zbulohet që ta hedhë vehten në zjarr?!. Por po qe se don ta përjetësosh bukurinë e 5 apo 10 vjetëve, ato mbroje vetëm për burrin tënd, atëhere ajo quhet një falenderim për bukurinë që e ke.

Përndryshe, përveç torturës së xhennemit, kur të plakesh do të përballesh edhe me mëri; duke mbetur pa shpresë, në periudhën e moshës së gjatë do të qash.

Por, po qe se do të jetosh në rrethin e edukimit të fesë islame dhe do të hijeshohesh me bukurinë e Kur’anit, atëhere ajo bukuria e përkohshme, shpirtërisht do të shndërrohet, në jetën përjetshme dhe në Xhennetin e lumtur bukuria e jotja e ndritshme do të tejkalojë edhe bukurinë e hyrive (vajzave) të Xhennetit dhe nuk ka për të ikur kurrë. Pra, ajo vazja e bukur, po qe se ka sa një grimcë mend nuk do ta humbë këtë rezultat të shkëlqyer që nuk soset asnjëherë.

* * *

 

PËRMBLEDHJA E ÇESHTJES SË DYTË

Në një nga veprat e Risale-i Nurit, që titullohet “Prijësi i Rinisë”, është sqaruar shumë mirë se vdekja është e qartë si nata e kësaj dite apo dimri i kësaj vjeshte që do të vijë. Ashtu siç është ky burg një bujtinë e përkohshme për njerëzit që shkojnë dhe vijnë, po ashtu edhe kjo botë është një bujtinë që lëviz shumë shpejt. Ajo është e vendosur në mes të rrugës së karvanëve, ku ata pushojnë vetëm sa për një natë dhe pastaj shkojnë. Në këtë mënyrë vdekja, secilin qytet e ka zbrazur në varre me qindra herë, ku të vdekurit numërohen disa herë më shumë se sa të gjallët. Ajo prej nesh diçka është duke kërkuar. Këtë enigmë të vështirë e ka zbuluar Risale-i Nuri. Ne po japim një përmbledhje të shkurtër të saj:

Meqenëse vdekjen nuk po mundim ta eleminojmë dot, atëhere edhe derën e varrit s’mund ta mbyllim. Çështja është se si të shpëtojmë nga vdekja që vjen si një xhelat dhe nga vetmia e burgosjes. Ky është një nga problemet më të mëdha të njeriut. Edhe këtë përgjigje, shumë qartë, si dy herë dy baraz katër, e ka dhënë Risale-i Nur, duke u mbështetur në fshehtësinë e Kur’anit. Shkurtimisht kjo është kështu: Vdekja mund të jetë një zhdukje e përjetshme, që do të të ndajë përfundimisht nga të afërmit dhe të dashurit, pra një trekëmbësh i varjes. Nga ana tjetër vdekja mund të bëhet edhe një urë kalimi për të shkuar në jetën tjetër, në një atdhe të lumtur. Në këtë rast besimi bëhet garanci për të hyrë në këtë pallat kënaqësish. Varri, ose do të jetë një burg i errët e i vetmuar dhe një gropë e pafundme, ose një shpëtim prej halleve dhe burgjeve të egër të kësaj bote dhe një derë për të hyrë në vreshtat dhe gostitë e xhennetit. Kjo e vërtetë në librin “Prijësi i Rinisë” është sqaruar kështu:

Në kopshtin e burgut ishin ngritur trekëmbësha për të ekzekutuar njerëzit. Pas murit ku ndodheshin trekëmbëshat edhe një afishe e cila lajmëron për një lotari me pjesëmarrje të përgjithshme. Të pesëqind të burgosurit që jemi këtu, do të na thërrasin një nga një, për të marrë pjesë në këtë lotari. Ata do të na thonë: “Ja, eja të marrësh mandatin e varjes!”; ose “merre urdhërin e burgosjes në vetmi”; apo “sihariq për ty, do të fitosh miliona dukat flori. Eja t’i marrësh!” Kudo ka nga këto afishe të varura nëpër mure. Të burgosurit njëri pas tjetrit dalin dhe drejtohen tek vendi i lotarisë. Me sytë tonë po shohim se një grup sulen me vrap drejt varjes në përpjekje e sipër për të arritur tek vendi i lotarisë, ngjiten nga ana e trekëmbëshave, duke i përdorur ato si shkallë për të marrë dukatet. Pamë gjithashtu se erdhi një karvan që mbante në duar vegla muzikore dhe shishe pijesh, bakllava dhe embëlsira të tjera. Na nxitnin që të hanim e të pinim me ta. Ushqimet që na servirnin ishin të helmatisura. Karvani i dytë hynte duke mbajtur në duar letra edukimi dhe ushqime të lejuara, si dhe pije të bekuara. Ata na dhuronin nga sendet e tyre, duke na paralajmëruar sinqerisht se marrja e dhuratave të karvanit të parë ishte një provokim, sepse ajo është një shkak që të çon në varje.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>