Dhe në inat e sipër ndjeshmëritë e tij i harxhon në vende dhe veprat boshe e kalimtare. E sheh se për një çështje që nuk vlen të mbash një minutë inat e zgjat e një vjet bën inat. Kthehet e shikon se ajo shqisa e fortë nuk u ka dhënë për asi gjëra. Ta shpenzosh atë shqisë në ato vende nuk tregon mençuri dhe realizëm. Atëherë ia ndërron vendin e inatit e kthehet shpenzon në të vërtetat e besimit dhe në shërbimin e fesë së vërtete, fesë islame. Në këtë rast fytyrën e inatin nga veprat rezile, nga vendet boshe e kthen në një inat të lartë në vende të lartë; ngul këmbë që ta fitojë ahiretin dhe bën inat që ta adhurojë All-llahun pandërprerë e ndjekë atë rrugë.

Tani, si këto tre shembuj, njeriu në qoftë se veglat e tij shpirtërore e shpenzon në llogarinë e nefsit dhe të dynjasë së rreme dhe po qe se përpiqet duke menduar se në të vazhdimiasht do të qëndrojë, atëherë përballet me shpenzime boshe dhe me imoralitetin që atë e çon në vende rezile. Por, po qe se ato të dobëtat i shpenzon për këtë dynja, kurse të rëndat, të rëndësishmet për jetën tjetër, atëherë e fiton moralin e bukur dhe bën sukses dhe mëson të vërtetat dhe e fiton lumturinë e dy jetëve.

Tani unë mendoj se nga kjo arsye në këtë kohë nuk po ndikon këshilla e dijetarëve. Njerëzve imoralë thonë: “Mos bën inat! Mos u xhelozo! Mos u armiqëso! Mos bëj ambicie! Mos duaj dynjanë!” Domethënë, kjo është sikur kur thotë: Shndërroje krijimin tënd, pra, detyrojnë në një punë që nuk bëhet. Po në qoftë se ato thonë: “Kthejani fytyrën e këtyre nga vepra të dobishme dhe shdërrojeni rrymën e tyre” atëherë edhe këshilla ndikon dhe këshilla bëhet brenda mundësisë...

E Katërta: Mes dijetarëve të fesë islame shumë është diskutuar dallimi i “Besimit” dhe e “Islamit”. Disa prej tyre kanë thënë se janë “Njëlloj”.

Disa të tjerë kanë thënë: “Nuk janë një, por as njërë pa tjetrin s’bën” Si këto kanë paraqitur shumë mendime. Unë në mendimet e tyre pashë kështu një dallim:

Islami është të ndjesh një nevojë për to; duke u kujdesur t’i besosh. Me thënien tjetër islami është të përkrahësh të vërtetën, t’i bindesh dhe t’i nënshtohesh asaj; kurse besimi, duke vërtetuar ta pranosh të vërtetën, Në kohën e lashtë e shihja disa mohuesit e jashtme: Tmerrshëm e përhapeshin ligjet e Kur’anit. Domethënë, ai mosbesimtari duke përkrahur të vërtetën më një anë është përballuar me fenë islame. atij mund t’i thuash “një mysliman pa besim”. Mbrapa disa besimtarë e pashë se nuk i përkrahnin parimet e Kur’anit. Nuk po ndjenë nevojën për to, po meritojnë emrin e “një besimtarit jo mysliman”.

Tani shtroihet pyetja: Vallë, a është shkak shpëtimi, besimi pa e përjetuar atë?.

Përgjigje: Siç nuk është shkak myslimanllëku pa besim, njëlloj edhe besimi pa e përjetuar atë nuk mund të bëhet shkak për të shpëtuar të zotin e saj. Unë duke mirënjohor shumë i falenderoj All-llahut që me ndihmën e mrekullisë shpirtërore të Kur’anit Famëlartë, peshoret e Risale-i Nurit si rezultat po japin frutet e fesë islame. Kurse kur të vërtetat e Kur’anit i kupton dhe i do një ateist, nuk është e mundur të mos t’i dalë krah atyre. Dhe Risale-i Nuri, argumentet e besimit dhe të fesë islame aq e pamohueshëm e ka vërtetuar që, atë kur ta kuptojë edhe ndonjëri që s’është mysliman patjetër do ta vërtetojë vetë dhe të mbesë jashtë fesë islame, prap detyrohet t’i besojë.

Ja pra: “Fjalët” kanë dhënë prodhimin e frutave të bukur të besimit dhe të islamit që janë taman si frutat e xhennetit të “Tubës” dhe kanë dhënë rezultatin e bukur të lumturisë së të dy jetëve që lexuesit i shtyn t’i dalin zot dhe t’i nënshtrohen duke u bërë dashnor i Risale-ve. Dhe lexuesve për besimin e islamit ua ka dhënë aq argumente bindëse që sa numri i qenieve dhe numri i atomeve që egzistojnë në gjithësi, duke ua forcuar bindjen e besimin që të mos shkulet kurrë. Unë nganjëherë kur e këndoj dëshmimin e Shahi Nakshibendiut që thotë:

"5_24022010155508.jpg"

Ndjej tek vetja një anshmëri e paskajshme. Në këtë rast mua me ma dhënë gjithë dynjanë nuk po mund ta sakrifikoj as një të vërtetën vetëm të asaj. Vetëm një minut të mendoj të kundërtën e një të vërtetës së fesë më vjen shumë vështirë. Bile edhe dynjaja sikur të ishte e imja, nefsi im po pranon që ta sakrifikoj atë për një të vërtetën e besimit. kur them :

"5_24022010155511.jpg"

Ndiej një forcë të madhe të besimit. Shoh të pamundur të kundërtën e të vërtetave të besimit. Ata që janë rënë në devijim i shoh si budallenj të çmendur.

Prindërve të tu (Z. Hulusiut) duke nderuar bëj shumë selam, edhe ata le të luten për mua. Ti meqë je vëllai im, edhe ata janë si prindërit e mi. Shumë selam fshatarëve të tu, veçanërisht atyre që kanë dëgjuar “Fjalët” e Risale-ve prej teje

"5_24022010155758.jpg"

Said Nursi

* * *

(Nga letra e Njëzetenëntë)

PJESA E PESTË E FRAGMENTIT TË PESTË

 "5_24022010155802.jpg" 

Në muajin e Ramazanit ndjeva një dritë shpirtërisht, prej dritave te ndritshme të Ahiretit. Duke imagjinuar, unë atë e pashë në formën e lutjes se yvejsel karaniut. Kështu që
 
"5_24022010155805.jpg" 

Të gjithë krijesat e gjallë me të njëjtën lutje i luten Zotit të madhëruar. Duke imagjinuar dhe u binda se drita e secilit individ të tetëmbëdhjetë mijë botërave po merr dritë nga një Emër hyjnor dhe zemra ime u drithërua nga gëzimi. Kështu që:

Këtë botë, e pashë se është si një sekret kur shtjellohen mijëra perde që i ngjan njëri me tjtrin, si një gonxhe lulesh ku petalet shtjellohen me njëra-tjetrën. Kur u hapte njëra perde e shihja një botë tjetër; kurse ajo bota është taman si deklarohet me ajetin
 
"5_24022010155808.jpg"

Pas një errësire të egër dhe të tmerrshme më doli përpara shkëlqimi i një Emrit Hyjnor dhe më dukej si një dritë e madhe që ndriçonte vazhdimisht.

Kur mendjes sime i hapej një perde, duke kundërshtuar imagjinatën time më dukej si bota tjetër. Por me pamjen e pakujdesisë duke qenë si bota e errët, një Emër Hyjnor ndriti si dielli dhe atë botë nga fundi e deri tek kry e ndriçoi. Dhe kjo imagjinata ime me zemër vazhdoi shumë. Shkurtazi:

Kur shikoja botën e kafshëve, ato me nevojat e panumërta dhe me urinë e tmerrshme dhe vuanin dobësinë e paaftësia e tyre dhe bota e tyre m’u duk shumë e errët. Unë u pikëllova shumë gjendjes së tyre, por me Emrin e të Gjithëmëshirshëm si një diell lindi në horoskopin e furnizuesit, d. m. th. në kuptimin e tij, Mëshira e Tij ajo botë u shndrit nga fundi deri në krye.

Prandaj, në botën e kafshëve pashë të vegjlit me dobësinë dhe paaftësinë e tyre që brenda nevojave të tyre ishin duke përpëlitur që, bota dhe gjendja e tyre e dhimshme secilin e pikëllonte dhe e bëntë helm. Përnjëherë Emri Mëshirëplotë që lindi në horoskopin e Dhemshurisë, atë botë e zbukuroi dhe e shëndriti aq shumë sa që pikat e lotëve që vinin nga dhëmshuria e mëshira, shndërroi në gëzim e kënaqësi dhe në pikat e shijes që vinin nga falenderimi.

Pastaj u hap një pëlhurë si e kinemasë. Në të m’u shfaq bota e njerëzimit. Ajo u shfaq aq e errët dhe e tmerrshme sa që: “duke bërtitur nga trishtimi i saj thashë: “I mjeri!”. Sepse pashë një gjendje të vështirë që: Dëshirat e njeriut nuk ngopen kurrë dhe ai nuk don të vdesë; imagjinata e tij që e kapllonte universin dhe kërkonte lumturinë e përjetshme dhe përpjekjet serioze që njeriu bën për të fituar xhennetin dhe aftësinë e qëllimet e panumërta, Duke habitur unë mendoja si do t’i arrijë këtyre, se vetë është i dobët, i varfër dhe atë e sulmojë fatkëqësira dhe armiq të panumërt; fatkeqësisht ai ka një moshë të shkurtër; një jetë të ngatërruar dhe një fitim jo të sigurtë.

Ndërsa thellësinë e zemrës së tij vazhdimisht dhe tmerrshëm e shqetëson zhdukje dhe ndarje nga shokët. Kur i shikon varrezat i bie ndërmend se: Për ata që kanë rënë në devijim varri është një derë e errësirave; nga një nga një dhe karvan pas karvani po hidhen në pusin e errrësirave. Në këtë moment, zemra, shpirti së bashku me mendjen dhe me ndjeshmëritë që, me tërë atomet që janë në trupin tim, bëhen gati të bërtasin dhe të qajnë. Në këtë rast për të driçuar botën e njerëzimit së bashku me botat e tjera, arrin Emri Zotit xh. sh. me funksionet e tyre. Emri “Adil” lindi në kuptimin “Hakim”, Emri “Rrahman” - në kuptimin “Kerim”, emri “Rrahim” - në kuptimin “Gafur”, Emri “Baith”- në kuptimin “Varith” Emri “Muhji” - në kuptimin “Muhsin”, Emri “Rab” - në kuptimin “Malik”, dhe për të zhdukur errësirën që të shndrisin jetën e përjetshme, hapën shumë dritare.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>