Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Dihet se gruaja ndaj njerëzve të tjerë për të ruajtur nderin e burrit të vet, duhet të mbrojë besnikërinë dhe bukurinë e saj, që janë të paracaktuara vetëm për të shoqin. Ndryshe, fiton pak dhe humbet shumë. Feja ua këshillon të jenë të barabartë me cilësi që përputhen. Ky ekuilibrim dhe përputhje është i palëkundur kur bashkohen dy karaktere fetare.
Lum ai burrë, që ka pasur fatin të martohet me një grua besimtare, që edhe ai të mund të ndjekë rrugën e saj. Për të mos e humbur gruan e tij në jetën e përjetshme edhe ai bëhet besimtar. Fatbardhë është edhe ajo grua që ka gjetur burrin besimtar dhe thotë: “Aman të mos mbetem pa burrë në jetën e mëpasme”. Prandaj përpiqet ta arrijë atë, duke u bërë një grua e devotshme.
Mjerë ai burrë që për të hyrë në mëkate, e humbet gruan e tij të devotshme. E pafat është edhe ajo grua që nuk e ndjek burrin e vet, i cili frikësohet nga All-llahu xh. sh., duke e humbur atë në jetën e përjetshme.
Mijëra herë janë të pafatë ato çifte burrash dhe grash që bëjnë garë për ta tejkaluar njëri tjetrin në punë të fëlliqura. Ata luftojnë për ta hedhur në zjarr njëri-tjetrin
E treta; jeta e lumtur në një familje bëhet kur të dy partnerët janë besnikë ndaj njëri-tjetrit, duke treguar dashuri dhe respekt të ndërsjelltë bile edhe në gjendjet e papritura të jetës. Këtë nder dhe këtë respekt më së shumti e shkatërron mosmbulimi i gruas ndaj burrave të huaj. Në dhjetë gra, vetëm njëra mund të dalë që nuk mund të shohë tjetërkënd më mirë se burrin e vet dhe nuk mundohet të tërheqë lakminë e burrave të tjerë, kurse nëntë të tjerat, mundohen të ndjellin dëshirën e tyre. Prej njëzet burrave, vetëm njërit i duket më e bukur gruaja e tij. Në këtë mënyrë jo vetëm nderi midis tyre cënohet, por këto pasione bëhen shkak që të lulëzojnë veset e fëlliqura dhe dëshirat e shfrenuara të tyre
Kështu: Njeriut ndaj motrave të veta nuk i ngjallen epshet, sepse fytyrat e tyre mbajnë vulën e afërsisë me vëllezërit e tyre. Mëshira e vëllait ndaj të afërmit ia thyen atë dëshirë të keqe. Por kofshët e motrës ngaqë nuk e mbajnë atë dallim, me fe është e ndaluar të shpallen ndaj vëllait, sepse ajo për ndjenjat e epshit dhe vesit është një katastrofë e madhe. Vula e fytyrës së motrës prej së largu lexohet, por kofsha dhe tjera anë të trupit nuk e ka atë shans, sepse ka rënë në një pozitë me vajzat e huaja. Tani e kuptoni më mirë se një motër nuk pajtohet me nderin e femrës, që të zbulojë pjesët e trupit jo vetëm përjashta, por edhe ndaj vëllait të vet nuk ka leje të tregojë kofshët. Pra një motër që ruan nderin femëror, kurrë nuk duhet të bëhet shkak i katastrofave familjare. Vetëm mendimi për këtë fakt të trishton.
E katërta: Është e ditur se kushdo ka dëshirë ta shtojë dhe trashëgojë fisin e vet. Nuk ka asnjë shtet apo popull në botë që të mos dëshirojë shtimin e gjeneratave. Edhe Pejgamberi (a.s.) në hadithin e tij ka thënë:
Lakuriqësia e grave përkundrazi martesën e shmang, sepse asnjë i ri i shthurur dhe vagabond nuk e dëshiron martesën dhe nuk ka dëshirë që të martohet me një vajzë si veten e vet të pandershme. Ngaqë nuk do të martohet me një vajzë të tillë gjysmë lakuriqe dhe të rrugëve, mund të ngelë edhe beqar. Gruaja nuk ka forcë që ta mbajë nën sundim burrin, por megjithatë ajo është si një “ministre e brendshme”, sepse shpenzon dhe mbron mallin dhe pasurinë së bashku me sendet që ka siguruar burri i saj.
Nga kjo kuptohet se vlera më e madhe e gruas është besnikëria ndaj të shoqit. Një grua që shpërdoron këtë besim, kurrë nuk mund të mbrojë interesat e burrit të vet dhe e bën të vuajë shpirtin e tij të ndjeshëm. Tek burri gjenden dy cilësi të vyera; trimëria dhe bujaria, të cilat po të ekzistonin ato tek gratë, kjo do ta dëmtonte shumë besnikërinë, duke kaluar në amoralitet dhe shthurje. Burri nuk është i detyruar të rrijë në shtëpi dhe të dëgjojë çdo fjalë të gruas, ndoshta i duhet ta mbrojë atë me një mëshirë dhe respekt të konsiderueshëm.
Prandaj burri nuk është i detyruar të mos dalë nga fjala e gruas. Po qe se i del e nevojshme, ai edhe mund të martohet me ndonjë grua tjetër. Vendet tona nuk i ngjajnë Europës, sepse atje në një mënyrë shumë të tmerrshme dalin në duel për të mbrojtur nderin e tyre. Sepse në disa vende të Europës gruan e ndershme të dikujt nuk mund ta vështrosh para se të vendosësh qefinin në qafë. (*)
Europa është një vend i ftohtë me klimë të ashpër dhe natyra e Europianëve është e vranët. Vendet aziatike, pra kontinenti i muslimanëve, në krahasim me Europën është një kontinent i ngrohtë. Është vërtetuar se gjeografia e vendosjes së njerëzimit luan një faktor të rëndësishëm dhe ndikues tek njeriu. Duhet ditur se në vendet e ftohta zbulimi i grave nuk luan ndonjë rol të dukshëm dhe pamja e këmbëve-kofshëve nuk tërheq vëmendjen aq sa tek ne. Në këtë arsye nuk ka shumë abuzime tek gratë e tyre.
Për kontinentin e ngrohtë zbulimi i gruas e shtyn ndjeshmërinë e mashkullit dhe i prek ndjenjat e tija, duke e shtyrë në rrugën e shthurjes, gjë që degjeneron brezat e ardhshëm dhe dobëson fuqinë e një populli. Nevoja e bashkimit të çifteve normalisht mund të bëhet çdo muaj ose çdo njëzet ditë, kohë që është plotësisht e mjaftueshme. Duke qenë e zhveshur gruaja që ecë përjashta, bëhet shkak për të tjerët që me gratë e veta të bëjnë bashkime më të shpeshta.
Ndërsa duhet të marrësh parasysh edhe këtë se, burri me gruan e tij s’mund të bashkohet kur të dojë, sepse periudha e zakoneve të grave zgjat deri pesëmbëdhjet ditë, arsye kjo që myslimani duhet të ndahet nga bashkëshortja e vetë dhe në këtë mënyrë lakuriqësia e jashtme duke thyer ligjin e All-llahut i shtyn të bashkohen më shpesh duke iu futur rrugës së shthurjes.
Për nga ana e lakuriqësisë: Gratë e qytetit nuk mund të krahasohen me ato të fshatit. Gratë e fshatit, meqenëse janë të thjeshta dhe jo aq të bukura nga lodhja fizike dhe nga punët e rënda, nuk kanë kohë t'i kushtojnë rëndësi bukurisë. Këto punëtore të pamëkatshme nuk janë nazike si ato të qytetit, prandaj edhe pse nuk mund të mbulohen ashtu siç duhet nuk i ngacmojnë dëshirat epshore të burrave. Plus kësaj, në fshat shumë të paktë janë rrugaçët dhe vagabondët dhe shkatërrimi i moralit tek ata është në 10% dhe bie menjëherë në sy dhe për këtë arsye nuk mund të krahasohen me ato të qytetit
* * *
PYTJE E KATËRT TË LETRËS SË PARË
Si mund të shdërrohet në të vërtetën dashuria artificiale? Vallë, a ka mundësi edhe dashuria artificiale që bëhet për dynjanë duke u kthyer të shëndërrohet dhe të bëhet për All-llahun xh. sh.?
Përgjigje: Po. Duke u bërë njeriu dashnori i dynjasë, duke parë këtë dynja kalimtare dhe zhdukjen e saj të keqe ndërsa ai kërkon në të jetë të Përjetshme, dhe në këtë fytyrën e tij e kthen nga Ai, dhe ngjitet për Atë të vërtetën. Me këtë, ai ka bërë një punë shumë të mirë sepse, artificialja kur shdërrohet në të vërtetë, atëherë në atë të përkohshmen mund ta shohë dy fytyra shumë të bukura: njëra - që është dynjaja, është një arë e ahiretit, tjetra - është vendi ku pasqyrohen Emrat e Bukura të Zotitxh. sh.. Ndërsa ky mund të realizohet vetëm me një kusht: Mendimet e tij kalimtare e pastabilizuar, nuk duhet t’i ngatërrojë me botrat e huaja të jashtme.
Po qe se ai e harron vehten si ato që jetojnë duke mos u kujdesur dhe janë në devijim, atëherë duke u bërë dashnorë të botës së përkohshme, atë e konsideron se është e përgjithshme dhe ngjitet për to në këtë rast bien në batakun e natyralizmit dhe mbytet. Ky njeri vehten e tij mund ta shpëtojë vetëm me ndihmën Hyjnore të veçantë. Që të kuptosh këtë temë, duhet të shikosh shembullin që do t’ua parashtroj:
Për ne që jemi katër vetë këtu, po të ishin edhe katër pasqyra të mëdha në dhomën tonë të stolisur, atëherë vetëm në dhomën tonë do të bëhen pesë dhoma. Njëra e përgjthshëm dhe e vërtetë, të tjerat katër janë forma dhe jo të përgjithshme... Me anë e pasqyrës që kemi në dorë, secili prej nesh mund ta shndërrojë ngjyrën dhe gjëndjen e dhomës. Po qe se pasqyrën e ngjyrosim kuq edhe dhoma bëhet e kuqe; po e ngjyrosem verdh; edhe dhoma bëhet e verdhë. Dhe vazhdon...
Duke shndërruar gjendjen e pasqyrës shndërrohet edhe ngjyra e dhomës. Duke dhënë forma të ndryshme edhe mund ta shëmtojmë sikurse edhe mund ta zbukurojmë. Kurse gjendjen e dhomës së vërtetë është vështirë ta shndërrosh. Në dukje, dhoma e përgjithshme me atë që është vetëm një formë, figurë dhe e thatë, janë të njëjtë, por nuk mundesh të gjykosh se janë të dyja njësoj. Dhomën që është në pasqyrë më një gisht mund ta zhdukësh, tjetrës nuk mund t’ia lëvritësh as një gur.
Tani dynjaja është si një dhomë ë stolisur. Jeta e secilit është një pasqyrë e madhe. Nga kjo dynjaja, për secilin prej nesh është edhe një dynja tjetër. Por, Shtylla, qendra dhe porta e saj është jeta jonë që përjetojmë. Ndoshta bota jonë e veçantë është një faqe, kurse jeta një laps; me to do të rregjistrohen shkrime në fletoren e veprimtarisë sonë për të cilën do të japim llogari në ditën e gjykimit. Në qoftë se kemi adhuruar dynjanë, shohim se, ajo ngarkohet përmbi jetën tonë. Në këtë rast e kuptuam se ajo është kalimtare, e përkohshme dhe e pastabilizuar.
Atëherë dashuria dhe bota jonë e veçuar kthehet e lidhet nëpër disenjot e emrave hyjnorë që, tek ai shkëlqejnë dhe ai është përfaqësuesi i tyre; pastaj kthehet në vendin e duhur tek shkëlqimet e Emrave hyjnorë. Atëherë e kupton se bota jonë e veçuar është një fidanishte e përkohshmë e jetës së Ahiretit dhe të xhennetit. Në këtë rast ambicien dhe ndjeshmërinë tonë të përkohshme që kishim ndaj botës sonë të veçantë, duhet ta kthejmë tek vendi i duhur që të lulëzojë, pra ajo dëshira e zellit artificial, kthehet në dashamirësinë e vërtetë dhe jep frutat e duhura të Ahiretit. Përndryshe përballohet me kritikën hyjnore që thotë
Në këtë rast duke harruar vehten se çfarë je, dhe me zhdukjen e jetës së tij, dynjanë e tij të pastabilizuar e konsideron si ai që e ka moshën e gjatë (që 95 vjet akoma gjallë), dhe e harron vdekjen dhe në të gulçitet dhe me to përqafohet me ndjenjat e tij të zjarrta. Ajo, dashamirësia për to bëhet një fatkeqësi e torturë. Sepse ajo dashuri (duke mos besuar zotin e qeniejeve), pjell mëshirë ndaj jetimëve dhe një gjendje të pashpresë dhe të dhimbshme. Atij i dhimbsen të gjithë gjallesat, por mjerisht nuk i vjen dora t’i ndihmojë ndonjë gjë. Gjithnjë bien në pesimizëm absolut dhe ndjen dhembshuri edhe ndaj atyre që janë të pashpirt.
Por ai i pari që pati shpëtuar nga pakujdesia, për të shuajtur zjarrin e dhimbjes së mëshirës, beson se shpirtërat nuk kanë vdekur. Bashkë me shpirtërat e të tjerëve, edhe për vehten e tij e gjen një ilaç të efektshëm tek shkëlqimet e përjetshme dhe tek besimi në Zotin e Pambarimtë dhe qetësohet nga dhimbjet e të vdekurve. Mëshira e tij kthehet në gëzim. Dhe pas krijesave që janë duke zhdukur e sheh të bukurin e Pastër dhe Patëmeta që vazhdimisht i shndrit, i ndihmon, i stolisë ato me mjeshtërinë e Tij të Fronit sublim. Në këtë rast zhdukjen e sheh në të kundërtën e saj që: Bukuritë po shtohen, shijet po përsëriten, freskohen. Në këtë rast atij i shtohen shijet dhe gajret e punës dhe habia ndaj Mjeshtrit të Gjithësisë.
Said Nursi
* * *
PJESA E TRETË E LETRËS SË NËNTË
E TRETA: Po shohim se në këtë jetë më fatbardh ai është që dynjanë e quan si një vend bujtinë e ushtarëve dhe sipas këtij kuptimi lëvizë. Duke konsideruar vehten kështu, mund të arrijë në vendin më të lartë dhe e fiton lumturinë e All-llahut xh. sh. Copat e qelqit nuk i paguan me çmimin e diamanteve të përjetësisë. E kalon jetën duke shijuar dhe lëvizur në rrugën e drejtë. Ja pra punët që i përkasin dynjasë janë si shishet që në çdo çast mund të thyhen. Po veprat që bëhen me qëllimin e jetës së përjetshme të Ahiretit, janë në vlerën e diamanti.
Njeriu që në krijimin e tij zotron shqisat lakmuese, pra, merakun tmerrshëm, dashurinë e zjarrtë, pangopësinë e ashpër dhe që në inat të kërkojë sa më tepër. Por njeriu zotëron edhe shqisat që të fitojë jetën e përjetshme. Fytyrën e këtyre shqisave ta kthesh nga jeta e përkoshme, është sikur kur copat e qelqit t’i vlerësosh në vlerën e diamanti. Ngaqë ka lidhje me këtë, më ra ndërmendë të flasë për një pikë. Kështu që:
Kur Dashuria arrin në kulm, bëhet dashnor. Ajo përballohet me dashamirët e përkohshëm. Por, dashuria të zotin e fut në torturën dhe dhimbjen e përjetshme, kurse dashnoria artificiale që në të nuk ka mundur ta marrë çmimin e duhur, atë e shtynë ta kërkojë dashnorin e përjetshëm, atëherë dashnori artificial e shndëron në atë të vërtetë.
Njeriu mbanë mijëra ndiejshmeri. Secila prej tyre është si puna e dashnorit me dy shkallë. njëri i vërtetë, tjetri artificial. Përshembull: Secilin e shqetëson ndijimi për të ardhmen. Kur ajo arrinë në kulm, e sheh se, nuk ka ndonjë garanci që ta zotrojë atë dhe shqetësimi i shkon bosh. Në këtë rastë shqetësohet për riskun, dhe e sheh se nuk ia vlen të prekesh aq për to, sepse ajo mosha e shkurtë është nën garancën Hyjnor. Pastaj thotë se, nuk ka nevojë të prekem për këtë, ndërsa duhet të prekem për jetën pas varrit, sepse, për të pakujdesurin, në varr nuk ka fare garanci se si do të kalojë. Dhe ndaj mallit e begatisë sulmon me ambicje të ashpër. E sheh se malli që njeriut i jepet për një kohë të përkohshme, ajo për njeriun po bëhet shkaku i kryelartësimit dhe mendjemadhësisë dhe është një dukuri e rrezikshme, nuk ia vlen t’i lakmohesh mallit me ambicie. Dhe kthehet e bën punë të mira se ato janë malli i vërtetë dhe fillon të përparojë duke fituar grada në jetën e përjetshme dhe përpiqet ta fitojë hirësinë e kënaqësinë e All-llahut të Madhëruar.. Në këtë mënyrë kthehet e shpëton nga ambicie artificiale që është një cilësi e keqe dhe fytyrën e ambicies së tij e kthen nga përjetshmja në vendin e duhur të së vërtetës.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>