Mesazhi i Kur'anit vazhdon duke thënë:

“O njeri! Mos shpenzo aftësinë e dashurisë në vende të padobishme dhe në qenie të përkohshme, sepse ajo dashamirësia jote i takon vetëm funksioneve të Emrave të Bukur, shkëlqimet e të cilave duken në Artet e qendisura dhe në krijesat e Tij! Ato janë të përjetshme dhe të vazhdueshme. Beso se në secilin funksion të Emrave të Bukur ekzistojnë mijëra shkallë të bamirësisë dhe Bukurisë së Tij, si dhe mijëra gradë të përsosmërisë dhe dashamirësisë së Tij! Ti kujdesu vetëm për Emrin e Gjithmëshirshëm, që tregon se Parajsa (xhenneti) është një shkëlqim i këtij emri dhe lumturia e përjetshme një rreze e këtij emri. Gjithashtu në këtë botë që jetojmë, të gjitha bamirësitë dhe ushqimet janë një pikë e këtij emri”.

Tani kujdes me ajetin:

"5_24022010154653.jpg"

Ky Ajet më një mrekullinë shpirtërore u vë vulen tregimit tanë që po krahasojm deri tani, Pra besimtarët dhe mosbesimtarët.

Të vërteten e mrekullisë dhe të gojtarisë së ajetit të parë kemi sqaruar në “Fjalën e njëmbdhjetë” kuj i interesohet le t, i studjojë.

Këtu do të analizojm vetëm disa pika të veçante të Ajetit të dytë që të sqarohet kuptimi i ksaj shprehje të lartë:

Kështuqë: Ky ajet më një kuptim të qartë thotë: Kur vdesin mosbesimtarët, mbi ta toka dhe qiejt nuk qajnë. Sepse mosbesimtarët i mohojnë detyrat e tokës dhe të qiejve, duke mos e ditur kuptimin e veprave të tyre i poshtrojn dhe ua zbresin vlerat e tyre reale. Ata ngaqë nuk e njohin Mjeshtrin e tyre, ndaj qenieve marin pozicionin e armikut. Nga ky arsye për mosbesimtarët jo vetëv të mos qajnë, por ngaqë kan kundërshtuar Krijuesin toka dhe qiejt i mallkojnë ato dhe gëzohen kur ngordhin. Në kuptimin e kundërt ky Ajet thotë:

Kur vdesin besimtarët, toka dhe qiejt qajnë, sepse besimtari që ka vdekur ika ditur detyrat e tyre duke vërtetuar rëndësinë e tyre ka besuar se ato shprehin një domethënie duke u thënë: “Sa bukur ika krijuar Zoti dhe sa mirë shërbejn nën urdhërin e Tij!” Në këtë mënyrë ikanë vërtetuar ato në shkallën e duhur dhe në llogarinë e Allahut xh. sh. dhe për dashurinë e Emrava bukur të Allahut xh. sh. që pasqyrohen në të theksohet se kur vdesin besimtarët, tokën dhe qiejt i mbulon hidhërimi dhe ngashërohen.

* * *
 
"5_24022010154657.jpg"

SHËLQIMI I PARË

Lutja e Hz. Junus, I Biri i Mettaut Alejhisselam, është lutje, dhe është shkak i rëndësishëm që për të pranohen “Duatë” (lutjet). Përbledhja e shkurtër e biografisë së famshme të Hz, Junusit Alejhisselam është e tillë: E kanë hedhur në det, një peshk i madh e ka përpirë. Deti duke qenë me stuhi, nata e errët dhe me angështime, duke mos patur për të shpresë shpëtimi nga asnjë anë, Lutja e tij

"5_24022010154701.jpg"

për to ishte bërë shkak shpëtimi. Në këtë moment atë mund ta shpëtojë vetëm Ai personalitet që e ka në dorë gjykimin e secilit send, pra të peshkut, të detit, të natës bile duhet të ketë mundësi t’i komandojë edhe erërat. Sepse, kundra Tij janë bashkuar “nata, deti dhe peshku. Pra, gjykimi i kujt i kalon në këto tri forca, vetëm Ai. Junus a. s min mund të nxjerrë në breg të detit dhe mund të shpëtojë atë. Përkundrazi, edhe të ishin gjithë populli ndihmësit e tij, prap nuk vlente as pes para.

Domethënë, në këtë rast humb ndikimi i shkaqeve. dhe nga arsye se Junus a.s. e pa se nuk mbeti tjetër përveç Krijuesit të shkaqeve, u mbështeti All-llahut xh. sh. dhe kjo “duaja” (lutja) e tij momentalisht, natën, detin dhe peshkun, atij ia bëri shërbëtor. Drita e Njësimit të All-llahut, peshkun e bëri në formën e një nëndetëseje, brenda valëvë te detit të stuhishëm që ishin si kodrat e mëdha. Lutja e tij e shndërroi detin dhe e bëri të sigurtë, si sipërfaqja e tokës, një vend për të shëtitur. Ajo, Drita e Njësimit nga qielli i fshiu mjegullat përmbi kokën e tij, hënën e bëri llambë. Të gjitha krijesat nga të gjitha anët që e trembnin atë, u shndërruan dhe unanimisht brohoritnin duke sqaruar fytyrën e miqësisë së tij. Dhe doli në breg të detit, dhe u ul të pushojë nën fletët e kungujve duke parë se çfarë është dhurata e Zotit të Mëshitëplotë.

Tani mos harroni se edhe gjendja jonë është njëqindherë më e vështirë se gjendja e parë e Junusit a.s. Nata e jona është ardhmëria. Duke mos u kujdesur për ardhmërinë që nuk bëhemi gati fare, e ardhmja jonë është njëqind herë më e tmerrshme se nata e tij. Kurse deti ynë është ky rruzulli ynë i habitshëm që në dorë nuk kemi fare garanci ajo ku shkon e ku zgjatet, që në secilën valë të detit tonë janë shtrirë mijëra kufoma.

Pra, rruzulli ynë është mijëra herë më i dëmshëm se pëshku i atij. Sepse peshku i tij kishte mundësi t’ia zhdukte disa vite në periudhën e njëqindvjetëve. Kurse armiqtë e tane të shumellojëshme përpiqen të zhdukin qindra miliona vitet e moshës sonë. Meqë gjendja jonë është kështu, edhe ne duke pësuar Hz. Junusin, a. s t’ia kthejmë shpinën shkaqeve dhe t’i mbështetemi Krijuesit të të gjithë shkaqeve duhet të këndojmë lutjen

"5_24022010154705.jpg"

Ne duke kuptuar duhet të bindemi se vetëm Ai mund të refuzojë dëmet e ardhshmërisë së botës dhe veset e liga që ne na ka sjellë devijimi dhe të jetojmë duke mos pasur fare kujdes se këto shkaqe për ne janë armiqtë e ashpër dhe bashkëpunojnë kundër nesh. Sepse Ardhmëria është në urdhërin e Tij! Bota është nën gjykimin e Tij! Dhe veset e liga të nefsit tonë vetëm Ai mund t’i edukojë!

Vallë përveç Krijuesit të tokës dhe të qiejvei cili shkak është që i sheh nevojat më të imta dhe më të fshehta të zemrës sonë dhe duke shikuar mund të na shdrisë jetën e ardhmërisë sonë?! Dhe i cili mundet të na shpëtojë nga valët e kësaj jetë që përpiqen të na mbysin? Kurrë, asnjëherë, përveç Zotit të Madhëruar as njëri në asnjë mënyrë pa lejen dhe pa vullnetin e Tij nuk mund të na shpëtojë pa të na ndihmojë Ai. Meqë e vërteta është kështu, të kthehemi te All-llahu xh. sh. si Hz. Junus a.s.. Që pas lutjes tek All-llahu xh. sh., atij peshkun ia bëri një hipës; një nëndetëse, kurse edhe deti u bë një fushë e bukur, natën e ndriçoi me dritën e hënës. Meqë ajo lutje është kaq ndikuese edhe ne duhet ta kendojmë atë

"5_24022010154707.jpg"

Pra, ardhshmëria që të ndriçohet me dritën e besimit dhe nata jonë më dritën e hënës. Vetëm kështu mund të bëhen nga një shpëtues që ta shpëtojnë nga errësira e natës së zezë e të tmerrshme, në këtë mënyrë jeta jonë mund të bëhet e dashur dhe e lumtur.

Pra që të përfundojmë jetën tonë si jo më mirë, duhet të përjetojmë islamin duke hyrë në anijen shpirtërore të fesë së vërtetë, që është ndërtuar me materialin shpirtëror të shkencave të Kur’anit famëlartë. Në këtë mënyrë mes këtyre shdërrimeve të vdekjeve dhe të gjallesave, mund të hipim mbi valët e kufomave të panumërta, të dalim në breg të detit dhe shpëtojmë pa rënë bashkë me botën tonë.

Në këtë rast termetet dhe stuhitë e detit për ne bëhen si peisazhe për të shëtitur dhe soditur më mirë. Po kështu, trishtimet e ndodhive për ne bëhen dritë dhe gëzohemi, duke u kujtuar të nxjerrim mësim prej tyre. Në këtë rast kur e edukojmë nefsin me mësimin e Kur’anit atëherë ia japim vlerën e duhur secilit send dhe jetojmë duke mos përulur nefsit që të na çojë nëpër vende të liga. Kur zgjohemi kështu nuk do të na hipë ne nefsi, por për ta fitojmë jetën e përjetshme, ajo për shpëtimin tonë bëhet një shkak i fortë.

Përfundim: Meqë ndjeshmërinë e cilësitë që në krijimin e tij mban njeriu, siç ndjen dhimbje nga ethet, edhe nga termeti i madh i krisjes së kiametit friksohet dhe ndjen dhimbje. Dhe ky njeri siç i friksohet një mikrobi mikroskobik, njësoj friksohet edhe nga gjendja e kometit që është një planet i madh. Prap, siç që e don shtëpinë e tij njeriu don edhe botën e tij të madhe. Dhe siç e don kopështin e tij të vogël, njësoj me zell e don edhe xhennetin.

Pra, patjetër për këtë njeri, Zot dhe adhurues, dhe vend mbështetjeje mund të bëhet një personalitet dhe nën gjykimin e Tij është i tërë universi, atomet e planetet lëvizin nën urdhërin e tij. Pra në këtë gjendje një njeri a nuk duhet të thojë si Hz. Junus a.s. që ka thënë 

"5_24022010155117.jpg"

* * *

(Nga shkëlqimi i shtatëmbëdhjetë)

NOTA E PESTË

Në këtë notë do ta sqarojmë se, ngaqë mendja e Saidit të vjetër, pati anuar pak nga kultura dhe shkenca e Europës, koka e Saidit të ri u detyrua të shkundë mendjen dhe t’i refuzojë dhe ta paraqesë qytetërimin e keq plot me të meta. Për të bërë të heshtin ndjeshmëritë që duan të dëshmojnë për të mirën e Europës, filloi të debatojë me personalitetin shpirtëror të Europës, ndërsa ky debat më një anë është e shkurtër, por në anën tjetër është një debat i gjatë, gjë që edhe ju do ta shihni në të ardhmen.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>