Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ai duke i imagjinuar se këto qenie janë të rastësishme, apo që ato i ka krijuar natyra, nuk mundet ta kuptojë se të gjitha qeniet janë reflektime ku pasqyrohen të gjitha Emrat e Bukur. Me kalimin e kohës ato e kryejnë detyrën dhe shkojnë në vende të padukshme. Zoti xh. sh. ato i ka dërguar për t’i freskuar dhe çliruar vendin për ato që ka caktuar që më parë. Këtë të vërtetë ky i çmendur nuk po e kupton dhe gjendjen ku ndodhet e quan si një zhdukje dhe shkuarje drejt asgjësë. Të gjithë zërat që janë si një “tesbih” ndaj All-llahut xh. sh. ai i imagjinon si zëra të ndarjes dhe pikëllimit. Faqen e botës që është një shkrim dhe qëndisje e “Nakkashit” (Qendistarit) Madhështor, e imagjinon sikur është një gjë e thjeshtë dhe e pakuptimtë, bile edhe bulevardin e madh. Kurse varrin që është një rrugë për të shkuar nën Mëshirën e All-llahut xh. sh., e konsideron si një vend të errët ku zhduken krijesat e vetëdijshme. Çastin e vdekjes nuk e konsideron si një shkak dhe një ftesë për t’u takuar me të dashurit e vërtetë, por thotë se të gjitha qeniet e gjalla kanë hyrë në rradhë për t’u ndarë nga dashamirët. Kjo nuk bën gjë tjetër, vetëm se veten e vet e hedh në tortura të dhimbshme. Kështu vlerën e qenieve dhe Emrat e Bukur që janë funksionet e All-llahut xh. sh., i përçmon nëpër gjithësi dhe i mohon. Më poshtë do ta shohësh edhe vetë se ky njeri nuk meriton më mëshirë, por dënim të rreptë.
Tani o ju të paudhë që po udhëtoni nëpër rrugën e rrugaçërisë, përgjigjuni, kush shpëton prej kësaj zhdukje të tmerrshme ku keni rënë të pashpresë? Cila përsosje, cila shkencë, cili përparim dhe cili qytetërim iu shpëton? Kush është ajo natyrë që ju shpëton, cili shkak, cili shok, cila pozitë, cili zbulim i juaj, cili popull, cili kryq që ju adhuroni mund t'ju shpëtojë prej vdekjes. Ju e imagjinoni atë sikur është një shkatërrim dhe një errësirë dhe nuk mundeni ta mbyllni portën e shkuarjes për në jetën e varrit, që është rruga e Mah'sherit, gjer tek ura e Siratit. Për shpirtin e njeriut që nevojiten me të vërtetë shpresa të sigurta nuk mund t’i gjeni tek ato që ju u besoni shumë, tek Artet që ato janë Mirësitë e Zotit xh. sh..
Pra në qoftë se nuk mundeni të mbyllni dot derën e varrit, patjetër nëpër të do të kaloni. Udhëtari i këtyre rrugëve mund të kalojë me lehtësi nëpër të, vetëm kur të mbështetet në një Fuqi të plotë, ku Sundimi i Tij është i aftë, të tejkalojë tej e tej rrathët madhështorë.
O njerëz të pakujdesshëm, ju që po ecni nëpër rrugën e mosbesimtarëve, ngaqë nuk e dini këtë thënie: “Përfundimi i dashamirësisë së pavend është vuajtje e torturës së pamëshirshmërisë”. Ju me atë dëshirë që ju ka dhënë All-llahu xh. sh., t’i doni Funksionet e Emrave të Bukur dhe aftësinë që ta njihni Atë, sepse organet e adhurimit e të falenderimit po i shpenzoni nëpër dëshira dhe vese epshore.
Po qe se e adhuroni këtë botë, patjetër do të vuani edhe ndëshkimet e saja, sepse në vend që të doni Zotin xh. sh., ju doni veset e nefsit. Atij nuk po ia jepni dashamirësinë e vërtetë dhe nuk po mbështeteni tek Pronari i Vërtetë. Në këtë mënyrë gjithmonë do të hidhëroheni. Në vend që dashurinë tuaj t'ia kushtoni funksioneve të Emrave të Bukur, ju ia kushtuat kësaj bote. Veprat dhe Artet e Tija ia dedikuat shkaqeve të panumërta. Disa prej tyre që keni dashur shumë duke ua kthyer shpinën juve, po ikën pa e kthyer kokën dhe pa iu thënë “mirupafshim!” Disa prej tyre nuk ju njohin, por edhe ata që ju njohin, nuk iu duan që edhe sikur t’iu duan nuk ju bëjnë dobi.
Vazhdimisht pa shpresë do të vuani ndëshkimin e ndarjes, sepse me mosbesimin tuaj po mendoni se i vdekuri kurrë nuk ringjallet. Kjo është edhe arsyeja që shpesh torturoheni, ngaqë mendoni se dashamirët largohen njëherë e përgjithmonë.
A e pe brendësinë e mosbesimtarëve që thonë se përsosmëria e njerëzimit, bukuria e qytetërimit dhe shijet e kënaqësisë, janë mbi gjithçka. Dëfrimet dhe dehja janë si një perde e përkohshme, për të mos e ndjerë dhimbjen e gjendjes së tyre. Thuaju “tuh!” mendjeve të tyre prej maskarenjsh.
Por bulevardi i gjerë i rrugës së Kur'anit të Ndritur, me të vërtetat e besimit, ia shëron plagët nga të cilat vuajnë rrugaçët e mosbesimit. Të gjitha errësirat që të janë mbledhur në rrugën e keqe, i shpërndan dhe i shndërron në dritë, të gjitha dyert e shkatërrimit prapësive i mbyllë.
Kështu dobësitë, pafuqishmëritë, varfëritë dhe të gjitha nevojat e njeriut, shërohen atëhere kur ai mbështetet tek i Plotfuqishmi Mëshirëplotë dhe barrën e jetës dhe të trupit e mbështet tek Fuqia dhe Mëshira e Tij. Atëhere shpirti nën peshën e jetës nuk zhduket por e lartëson atë, duke gjetur një pozicion të lehtë. Edhe vetë e kupton se njeriu nuk është ashtu siç thojnë filozofët materialistë, një kafshë që flet, por një mysafir i të Gjithëmëshirshmit.
Pra duhet ta pranosh se ti në këtë botë je një mysafir i All-llahut xh. sh., ashtu si dhe të gjitha qeniet që janë një pasqyrë e Emrave të Bukur, si dhe Artet e qendisura kaq bukur, që janë Mesazhe dhe Letra Hyjnore që freskohen vazhdimisht. Kjo pikëpamje dhe ky mendim ia shëron plagët njeriut dhe e shpëton nga shqetësimi se çdo gjë zhduket, si dhe nga ankthi i ndarjes. Besimi e shpëton edhe nga lidhja me sendet e përkohshme dhe nga errësira e imagjinatës së turbullt. Vdekjen dhe fundin e jetës (exhelin) i sheh si një mjet që do ta dërgojë në një sallon pritje dhe si një fillim për t’u takuar me dashamirët e panumërt.
Mosbesimtarët vdekjen e konsiderojnë si një gjë të tmerrshme, që të ndan nga të dashurit e shumtë. A e pe se si besimi ndarjen e shndërron në një takim, duke e shëruar këtë plagë të tmerrshme? Më mirë nuk ka se si bëhet. Ai shumë qartë vërteton se varri është një dritë për të soditur vreshtat e parajsës (xhennetit) dhe vilat e lumturisë së përjetshme. Me këtë të vërtetë e mjekon problemin më të madh të njerëzimit për jetën e varrit, që nën vështrimin e të pabesëve duket si një trishtim i madh. Në të vërtetë atë e kthen në një udhëtim gazmor, duke treguar se varri nuk është goja e dragoit, por një derë për të hyrë në vreshtat e bukura.
Besimi në fenë Islame i thotë besimtarit: “Meqenëse e ke vullnetin të paktë, punët e tua lëri në vullnetin e fortë të All-llahut xh. sh.. Meqënëse e ke aftësinë të kufizuar, beso në Fuqinë e Fuqiplotit Absolut. Meqënëse e ke jetën të shkurtër, mendo se do të shkosh në një jetë të pafundme. Pra për asgjë mos u shqetëso! Meqënëse e ke logjikën të shkurtër, hyr nën Diellin e Kur'anit. Shiko me Dritën e Besimit se atëhere mendimet e tua që janë si një insekt ndriçues, secili ajet i Tij do t'i shndrisë si yje të vërtetë. Meqenëse ke shumë brenga dhe mendime të turbullta, mos u bë i pashpresë, se ty të presin sevape të panumërta dhe një mëshirë e pafundme.
Po qe se ke qëllime të pafundme, duke i kujtuar ato mos u dëshpëro, se kjo botë ato nuk mund t'i konceptojë dot. Këto qëllime dhe dëshira do të plotësohen në një vend tjetër. Ti vetë ato nuk mund t'i realizosh, por dikush tjetër i plotëson”.
Besimi vazhdon akoma duke na dhënë këshilla:
“O njeri! Ti nuk je pronari i vetvetes. Pronar është Ai që Fuqia dhe Mëshira e të Cilit është e Paskajshme. Pra mos e merr barrën e jetës tënde mbi vete, se më pas do të torturohesh. Këtë jetë Ai ta ka dhënë dhe beso se po të kursen shumë mirë. Përse nuk bindesh që kjo botë nuk është pa Zot dhe mundohesh që barrën e botës ta vendosësh përmbi kokë. Mos u merakos kot dhe mos mendo vetëm gjëra të frikshme. Mos kështu, se Zoti i kësaj bote është aq i Ditur, sa që në secilën vepër preferon anët më të dobishme. Meqë ti je mysafir, mos u përzie se i ngatërron më keq”.
Akoma vazhdon duke thënë se:
“Njerëzit nuk janë kokë bosh si kafshët, pa dyshim që janë nëpunës me detyra të rëndësishme dhe lëvizin nën kontrollin e Mëshirëplotit të Gjithëdijshëm. Pra duke menduar vështirësitë e kësaj bote, shpirtin tënd mos e hidhëro dhe mëshirën tënde mos e prefero para Mëshirës së Zotit xh. sh.. Beso se frerin e armiqve të panumërt, që nga mikrobi i padukshëm deri tek murtaja, stuhija, apo tërmeti e ka në dorë i Gjithëpushtetshmi. Ai është “Hakim”, që vepron me një dituri të pastër dhe që në secilën vepër parapëlqen dobinë, se është i Plotmëshirshëm. Mëshira e Tij nuk soset kurrë. Po të vësh re, në secilën punë do të shohësh një lloj Mëshire”.
“Në të vërtetë kjo botë është e përkohshme, por këtu prodhohet materiali i nevojshëm për në jetën e përjetshme. Është kalimtare, por në të arrihen frutat e përshtatshme për në jetën tjetër dhe këtu pasqyrohen Emrat e Bukur të Zotit xh. sh. të Përjetshëm. Kjo jetë në të vërtetë të hidhëron shumë dhe të shijon pak, por kur kujton Mëshirën e Tij që po ta dhuron Një Mëshirëplotë i Gjithmëshirshëm, atëhere ngopesh me këto shije të vërteta. Bile edhe për hidhërimet që nuk i ke merituar fiton sevape të ëmbla.
Pra rrethi i gjërave “hallall” i të gjithë qejfeve, shijimeve, kënaqësive të zemrës dhe të shpirtit të mjaftojnë. Mos hy në vende të palejuara sepse në to shpesh herë një shije e vetme të sjellë mijëra shqetësime dhe të bëhet shkak që ta humbësh shijen e vërtetë të Dhuratave të të Gjithmëshirshmit”.
Me këto tregime e kuptuat shumë mirë se për çfarë arsyeje rruga e mosbesimit njeriun e hedh në poshtërim të thellë, që është edhe problemi më i mprehtë i llojit njerëzorë. Prej këtij pusi njeriun asnjë qytetërim, asnjë filozofi dhe asnjë përparim njerëzor nuk mund ta shpëtojë. Me tregimet e Kur'anit të Bekuar, duhet të bindesh se kush beson dhe bën punë të mira, jo vetëm që shpëton prej pusit të thellë që përmendëm, por edhe ngrihet në lartësinë e lartësive. Këto çështje me argumente të thella Kur'ani i vërteton kur thotë se, njeriu shpëton nga ky pus i thellë, me anë të shkallëve të përparimit qytetar dhe të shkencave, me një kusht të vetëm duke e pajisur shpirtin dhe zemrën me ndjenja shpirtërore.
Besimi ia lehtëson rrugën e largët të përjetshme njeriut, sepse medoemos ka për të udhëtuar në mes të stuhive. Atij ia tregon mënyrën për të kaluar rrugën e njëmijë apo të pesëdhjetëmijë vjetëve, për një ditë.
Kur'ani i Bekuar i njofton njeriut Sulltanin e Pafillimtë dhe të Pambarimtë dhe e bën atë ndaj Tij një rob të ndershëm dhe një nëpunës të bindur. Kështu që njeriu në bujtinën e kësaj bote i beson All-llahut xh. sh., udhëtimin e jetës së varrit dhe të asaj të përjetshme, do t’i kalojë me kënaqësi të zemrës, meqë detyrat i ka plotësuar, si një nëpunës i bindur i një mbreti, prandaj ky njeri në të gjitha rrethinat e atdheut, brenda kufijve të tij, me të gjitha mjetet e udhëtimit të atij vendi, aeroplan, anije dhe tren, shëtit pa kurrfarë pengese.
Po kështu edhe ai njeri që i bindet Sulltanit të Pafillimtë dhe i nënshtrohet duke zbatuar urdhërat që ka dhënë Ai, megjithë kënaqësitë e kësaj jete dhe jetën e varrit, në të gjitha udhëtimet brenda kufijve të Mah'sherit, pra pas varrit në të gjitha vendet e gjera, udhëton duke shkuar në lumturinë e përjetshme me shpejtësinë e rrufesë dhe të “burakut” (Pejgamberi a.s. me të ka shkuar në miraxh). Këtë të vërtetë Kur'ani ua tregon besimtarëve dhe njerëzve të shenjtë e të devotshëm, duke ua vërtetuar me dokumente të forta.
Përsëri të vërtetat e Kur'anit, besimtarëve u thonë: “O ju besimtarë! Aftësinë e dashurisë që iu ka dhuruar All-llahu xh. sh., mos e shpenzoni në vende të ndyra, të mangëta dhe të dëmshme, që nuk të sjellin fare dobi! Mos shko në rrugën e nefsit të pakultivuar që të imponon vetëm të këqija! Ato mos i prano si të dashur dhe mos adhuro veset e këqija! Ndoshta ti e ke aftësinë e një dashurie të pafundme, prandaj duhet ta shpenzosh për Atë! Ai e ka merituar me të vërtetë një dashuri të pafundme, sepse ty të ka kompletuar me mirësi të shumëllojshme. Në të ardhmen do të të kënaqë me lumturi të pafundme... jo vetëm ty, por edhe të tjerët, pra dashamirët e tu besnikë sepse edhe nga kënaqësia e tyre do të ndiesh të njëjtën kënaqësi. Sepse Ai është në shkallën më të lartë të përsosmërisë dhe pafundësisht është i Patëmeta, i Lartësuar, i Pastër, i Pagabueshëm dhe zotëron një Bukuri që kurrë nuk zhduket.
Të gjithë Emrat e Bukur (Esma ul Husna), janë në shkallën e pafundme të bukurisë dhe në secilin prej tyre gjendet Drita e Bukurisë. Parajsa (xhenneti) me të gjitha bukuritë dhe mirësitë, tregon vetëm një shkëlqim të Bukurisë së Tij të mëshirshme. Të gjitha bukuritë, hijeshitë dhe bamirësitë e kësaj gjithësie të shtyjnë ta duash dhe janë shenja e dëshmi të Një të Bukuri të Rrallë dhe të Përsosur. Kështu Një i Tillë, Madhështia e të Cilit nuk mund të tregohet sepse është në një gradë të lartë e të papërcaktuar, të bën ta duash dhe ndaj të gjitha dashamirëve, ta preferosh Atë. Adhuroje pa gabime Atë!”
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>