Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Shembulli i tretë: Ardhja e Profetëve që kanë argumetuar Njehsimin Hyjnor është një rezultat i lartë që e vërteton ky parim që do ta parashtrojmë këtu:
Pra “meqë secili send po mban shenjën e përbashkët, atëherë dihet se të gjitha janë shpikje e personalitetit”. Pra ku është parimi që tregon Njehsimin Hyjnor, ku është bindja e pathemeltë e filozofëve të vjetër që thonë:
që të Pasurin e pamasë dhe Fuqiplotin apsolut e manifestojnë si të dobët dhe nevojtar ndaj shkaqeve dhe të gjithë sendeve; Edukatorit Hyjnor i bëjnë ortak dhe krijuesit Madhështor ia zhveshin dhe thonë se “Ai paramendon!” gjoja është një krijësë e thjeshtë dhe mallrat e tij e shpërndajnë shkaqeve dhe shkaqet ia bëjnë ortak Atij... Pra kur filozofët e famshëm po rrëzohen në këtë nivel, atëherë vetë mund të imagjinoni sa fjalë boshe mund të prodhojnë filozofët materialistë dhe natyralistë që janë të shtresës së ulët. Shembulli i katërt: me sekretin e realitetit të parimit të Profecisë që është deklarata Hyjnore:
Në qoftë se dobia e secilit send dhe përfundimi i krijimit të çdo gjallese për vehten e tyre është një; qëllimet për krijuesin e tyre janë me mijëra. Ndërsa, filozofia nëpër çështje nuk sheh të tjera dobi që në çdo send, ndoshta secili fruta mban, dobi që janë sa frutat e një druri” Pra, ku është dobia pa asnjë humbje që treguam më lart e filozofëve të cilët duke thënë: “Përfundimi i çdo gjallese është për vehten e tij, apo është për dobinë e njeriut” i cili, sipas tyre, është krijuar rastësisht; kjo e thjeshton edhe rezultatin. Kjo ngjan sikur kur ia angazhon një drurit sa kodra e madhe një peshë duke zbritur në nivelin e pakuptimtë, për të parë më qartë këtë hidhini një vështrim të vërtetës së dhjetë të Fjalës Dhjetë.
Tani me këta katër shembuj mund të krahasoni mijëra herë, bile, kësaj çështjeje i jepet shenjë edhe në fragmentin quajtur “Shkëlqimet”. Tani, nga parimet e pathemelta dhe nga përfundimet të këqija të mendimeve të filozofëve kemi: Filozofët e islamit: Ibni sina (Evi Cenna) dhe Farabija për arsye se janë mashtruar profecisë së atyre, në pamjen e fushës së ekspertëve fetare kanë mbetur në nivelin si një besimtari i thjeshtë. Kurse Gazaliu, që është argumentuesi i islamit, atyre nuk u ka dhënë as nivelin më të ulët.
Dhe Imamët, dijetarët të thellë të “Mutezileve” (Një grupë që nuk kanë pasuar sunnetin) për arsye se kanë adhuruar profesinë e tyre të hijeshisë kalimtare, duke ikur pas fërkimit të mendjes, kanë mbetur në nivelin si “besimtari i nivelit të ulët” Bile edhe poetët e famshëm të islamit që kanë lëshuar bulevardin e gjerë, i ka dalë zëri si i pafat si Ebu-l Ala-maarri dhe Umer Hayyami dhe i ka dalë zëri se qajnë si jetima, për arsye se profecia e tyre ato i ka shtytur të ikin pas shijeve të veseve epshore kanë rënë në këtë gjendje dhe kanë marrë goditjen e ashpër të paturpësisë. Bile disa nga personat e rrugës së vërtetë duke vërejtur, atyre ua kanë thënë “po bëni paturpësi, po shkoni drejt devijimit dhe po arrini mëkatarët e çthurur.
Dhe nga themele të prishur të profesisë së filozofëve është se: Në realitet uni-egoja, duke qenë i ligësht si ajri, ngaqë filozofia atë e ka parë me syrin jo normal, pra, vetëm për interesin e tij. Në këtë rast egoja e tyre ka marrë gjendjen e ujit. Ky ujë, duke pajtuar me to dhe duke gulqitur në materie forcohet dhe nga moskujdesia dhe mohimi, uni i tij bëhet i fortë si akulli. Më pas duke kundërshtuar ligjet e Zotit turbullohet dhe nuk bën dritë. Më pas duke vazhduar kështu, egoja e përpin zotin e tij që e mban. Më pas me imponimet e mendimeve të tjera, trashet. Më pas të tjerë njerëz, derisa edhe shkaqet duke konsideruar si veten, edhe pse ata nuk e pranojnë mendimin e tij, i konsideron si ndonjë firaun. Tamam në këtë çast fillon të kundërshojë dhe urdhërat e Krijuesit të Madhëruar. Duke qenë vetë aq i dobët, jeton duke shpifur All-llahun xh. sh. dhe thotë
dhe bën ndërhyrje Funksioneve të Zotit xh. sh. duke gënjyer e mposhtin të gjithë argumentet që janë në univers? Feja, ato i shtyrë të thuajn Subhanall-llah!” (O Allallu pa të meta!) Si nuk mundin ta shohin se, nga atomi më i vogël dhe deri tek dielli madhështor të gjithë qeniet; me ekzistencën e tyre, me rregullin e tyre janë vendosur në gjendjen më të dobishme dhe qarkullojnë me një drejtpeshim të lartë.
Këto a nuk tregojnë vullnetin e Mjeshtrit të tyre?! Filozofët, sigurisht janë qorra që nuk i shohin sytë e tyre. Iu qorrofshin tërësisht!!. Dhe duke refuzuar Konceptimin e dijes së Zotit të Madhëruar thonë: “Dija e All-llahut nuk gjykon nëpër gjëra minimale”. Me këtë e anullojnë dëshmimet e të gjitha krijesave. Dhe filozofija ndikimin ia jep shkaqeve, duke thënë se natyra eka shpiku. Ndërsa, siç e kemi argumentuar edhe në të Njëzet e Dytën Fjalë, kush nuk mund ta shohë vulën e Krijuesit në secilin send ai është i dobët, i pa shprit dhe pa vetëdije. Mjerisht ata mbështeten në duart e dy sendeve boshe: në natyrën e rastësinë, duke thënë se ato janë natyrisht apo janë krijuar vetvetiu. Por, secila qënie është nga një mrekulli, nga një letër Hyjnore që nuk ta merr mendja.
Dhe siç është vërtetuar edhe në Fjalën e Dhjetë, Zoti i Madhëruar me tërë Emrat e Tij, dhe Universi me të gjithë të vërtetat që janë në të, dhe vargu i Profetëve me tërë hulumtimet e tyre, dhe librat Hyjnore me të gjthë Ajetet e deklaruar argumentojnë ringjalljen dhe jetën e ahiretit. Ndërsa mendimi i filozofëve i refuzon ato, për shpirtërat thonë se janë i parafillimit. Këtyre miteve të filozofëve kur ia shtoni edhe të tjerat, më në fund dhe ju do të bini vendimin se: Djajtë, mendjet filozofëve që të hedhin nëpër lumenjtë e devijimit, ato, me cepat e unit e kanë hedhur në hava. Këtë, në botën e vogël e ka bërë egoja, kurse në botën e madhe e ka bërë idhulli i natyralizmit. Kjo shihet në ajetin Kur’anor
Kjo që ua tregova do ta qartësojë shumë mirë udhëtimin tim imagjinar. Atë e kam pasë deklaruar si poezi edhe në fragmentin “Shkëlqimet”. Dhe është:
Tetë vjet para se të shkruaj këtë libër, në muajin Ramazan isha në Stamboll. Ka qëlluar tamam në kohën kur Saidi i ri u nda nga Saidi i vjetër. (Shënim 1) Që atëherë, pak kisha lidhje edhe me filozofinë, mendova Ajetin e fundit të Fatihasë
Kjo jep shenjë për tre profecinë e njerëzve. (Shënim 2)
Tani duke ndërprerë udhëtimin e gjatë të imagjinatës, do t’ua tregojë gjendjen e tre profesioneve që treguam deri tani. Pra ato janë kuptimet e Ajeteve të Kur’anit.
Me ajetin
Jepet shenjë se Rruga e parë është profecia e natyralistëve dhe e atyre që kanë rënë në batakun e saj. Në atë rrugë unë e kuptova se është e vështirë të dalë në dritë e të gjithë e vërteta.
Dhe me ajetin
Këtu jepet shenjë e të dytës rrugë që është rruga e atyre që vetëm me logjikë mundohen ta gjejnë të vërtetën, krijimin e krijesave duke dhënë shkaqeve mundohen të njohin ekzistencën e Zotit të pamohueshëm.
Dhe ajeti
jep shenjë së tretës rrugë që është rruga e shndritshme e udhëtarëve të Kur’anit të Rrugës së Drejtë që është rruga më e shkurtër, më e rehatshmja, më e sigurta dhe më e hapura për secilin dhe është e Gjithëmëshirshme dhe plot me dritë.
* * *
(PJESA E TRETË E “FJALËS SË TRIDHJETË E DYTË”)
Tema e dytë e “Notës së Dytë”
Përfaqësuesi i mosbesimtarëve, kur mbeti pa rrugëzgjidhje dhe ra i mundur tha:
“Unë kënaqësinë e jetës sime, lumturinë e kësaj bote, përparimin e qytetërimit dhe përsosmërinë e teknikës, e gjeja në vetvete tek mosvlerësimi i jetës tjetër dhe tek mosnjohja e Zotit xh. sh.. Kur adhuroja botën dhe kur ndihesha i lirë duke mos iu përulur kujt dhe kur besoja në aftësinë time, me ndihmën e shejtanit kam tërhequr shumë njerëz pas vetes dhe vazhdoj akoma.
Në emër të Kur'anit të them: “O ti njeri i pafat!” Ty po të drejtohem! Mos dëgjo përfaqësuesin e rrugaçëve, por po qe se e dëgjon atë, atëhere dëmi yt do të jetë aq i madh, sa kur ta mendosh atë, zemra dhe shpirti do të të trishtohen sa nuk bëhet më. Ti ke përpara dy rrugë:
Njëra, ajo që po të tregon përfaqësuesi i mosbesimtarëve; tjetra, është rruga e lumtur që të tregon Kur'ani i Bekuar.
Tani krahasimin e këtyre dy rrugëve veçanërisht e kemi paraqitur tek “Fjalët e Vogla”. E ke parë dhe e ke kuptuar, që përsëri ka ardhur rasti, t'i krahasosh dy rrugë të tilla. Rruga e mosbesimit dhe e mëkateve njeriun e dobët dhe të paaftë e zhduk, ku është i angazhuar me pesha të rënda dhe të hidhura e të panumërta, që e fundosin krejt. Sepse në qoftë se njeriu nuk e njeh dhe nuk mbështetet në Krijuesin e vet, atëhere ai duke qenë një krijesë e dobët, e pafuqishme ndaj nevojave të panumërta dhe i varfër, si dhe një krijesë që në çdo rast përballohet me momentet e fatkeqësive të pallogaritura, mosbesimi atë e kthen në një kafshë të përkohshme, që vazhdimisht vuan ndarjen nga mirësitë e botës. Ai ndëshkohet dhe më në fund ndahet nga dashamirët dhe të afërmit, dhe atëhere në të vërtetë vetë shkon drejt errësirës së varrit.
Pra mbi këtë fatkeq gjatë jetës së tij mbisundon vetëm një vullnet i vogël, një aftësi e paktë, një moshë e shkurtër, një jetë me brenga dhe një logjikë e shuar. Me këtë jetë të pavlerë ai mundohet të përballojë qëllimet e së ardhmes dhe ngjarjet e hidhura. Mosarritja e qëllimeve që ka, atë e zhduk rëndë, për arsye që dihen dhe ndoshta për një minutë merr fund. Po ky njeri, megjithëse nuk ka aftësi për të mbajtur trupin e vet, merr mbi shpinë dhe mbi kokën e vet, botën gjigande. Akoma pa shkuar në ferr, ai vuan torturën e ferrit (xhehennemit).
Pra nga dehja e pakujdesisë, nuk e ndjejnë këtë dhimbje të tmerrshme dhe këtë torturë pikëlluese, vetëm për një kohë të shkurtër. Kur t'i afrohen varrit përnjëherë do të ndjejnë dhimbjen e madhe. Në të vërtetë kush nuk pranon se është rob i All-llahut xh. sh. e quan veten pronë të tij. Kurse në këtë jetë ekzistojnë stuhi të fuqishme. Kush është ai që me këtë vullnet të dobët dhe me këto aftësi të kufizuara, në këtë botë me stuhira do të mund të vazhdojë jetën që vazhdimisht përballohet me armiqtë e panumërt, që fillojnë nga mikrobi i vogël dhe deri tek tërmeti? Ata janë gati ta sulmojnë dhe po qe se kësaj gjendje i shton grupet e armiqve dhe hidhërimet e tjera që i shkakton si p. sh. nga imagjinata e vdekjes, ai shqetësohet tmerrshëm dhe atëhere e kupton më mirë se çfarë ndëshkimi e pret mosbesimtarin.
Gjendjes së saj të tmerrshme do t'i rreshtojmë akoma vetëdijen, që e ka lidhjen me jetën njerëzore si dhe me të gjithë botën. Ti me këto brenga të tmerrshme duhet të mbështetesh tek një Zot xh. sh., që në të gjithë botën përdor funksionet absolute, si emrat: Alim, Kadir, Rrahim dhe Kerim, që kanë kuptimin: i Ditur, i Fuqishëm, i Mëshirshëm dhe Bujar. Mendimi i tij çdo gjë e konsideron të rastësishme, apo që e ka krijuar natyra. Me këtë besim ti o njeri, nga frika e botës dhe gjendja njerëzore do të zhdukesh vazhdimisht. Hidhërimeve të tua po u shton edhe të tjera si tërmetet, stuhitë, sëmundjet ngjitëse, uria, ndarja nga kjo jetë, si dhe ndonjë fatkeqësi tjetër edhe më e madhe, ty do të të zhdukin. Këtyre hidhërimeve po t’u shtosh edhe ato që nuk i përmendëm, merre me mend se me çfarë telashesh do të përballohesh.
Tani duhet ta pranosh se ky njeri nuk duhet të të dhimbset, sepse nuk e meriton dhimbshurinë, sepse këtë gjendje të tmerrshme e ka kërkuar vetë. Ky i ngjan atij krahasimit me ata dy personat që kemi treguar në “Fjalën e tetë”, kur ranë në pus. Kështu një njeri hyn në një kopësht të bukur, ku ka gostitje të bollshme midis shokëve të dashur, ku zhvillohen lojëra zbavitëse, ekspozohen gjellë të shijshme dhe të shumëllojshme e të lejuara, por nuk kënaqet, dhe shkon e pi verën e ndyrë dhe haram, që e bën pijanec. Në këtë mënyrë ai e imagjinon veten në mes të dimrit, në një vend të ndyrë dhe në mes të egërsirave. Pikërisht ky njeri, do të bërtasë duke u dridhur, por askujt nuk i dhimbset. Sepse dashamirët e tij fisnikë, ai i konsideron egërsira dhe fillon t’i shajë e t’i fyejë.
Edhe enët e bukura dhe të vyera i imagjinon si copa guri, gjellët i derdh dhe enët i thyen. Kuvendimin dhe librat e bukur me faqet plot kuptim, duke i konsideruar si gjëra të pakuptimta dhe të thjeshta, i shqyen dhe i hedh nën këmbë duke vazhduar më tej. Ky njeri nuk të dhimbset fare, por ndoshta për të do të thuash se e ka merituar një dënim të rreptë. Po kështu edhe dashakeqësia e njeriut që e ka zgjedhur vetë atë, e shtyn të futet në rrugën e mosbesimit, si të dehur dhe rrugaçë të çmendur. I mjeri, nuk po bindet për Mjeshtrin e Ditur që është Zoti xh. sh. i kësaj bote, të cilën e ka krijuar si një vend të gostive të bukura.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>