E katërta: Ti në qoftë se don të vërtetën dhe shkencën e vërtetë, atëherë përpiqu e mësoje mirë. Duke argumentuar, njohe Zotin xh. sh.. Sepse të vërtetat e universit janë shkëlqimet dhe shenjat e Emrave të Zotit të Mdhëruar. Elementet e çdo gjëje dhe të secilit njeri si ato fizike edhe ato shpirtërore mbështeten në dritën e ndonjë Emri të All-llahut të madhëruar. Përndryshe ato kishin mbetur në formën e hiçit. (Ky sekret është sqaruar pak në fundin e së Njëzetës Fjalë)

O nefsi im! Ti në qoftë se po don të ikësh nga vdekja dhe më shumë e don këtë jetën e përkohshme. Atëherë jeta jote është vetëm çasti që je duke përjetuar. Para këtij, të gjithë kohrat dhe çështjet e kësaj bote që janë përbrenda kohës së kaluar kanë vdekur dhe janë nga një kufomë. Edhe pas këtij, të gjithë kohrat dhe çështjet që janë nëpër to për ty janë zhdukur dhe janë nga një hiç. Domethënë, për ty që je mbështetur në një jetë fizike, është vetëm se çasti që je duke përjetuar. Bile disa hulumtues të të vërtetave thonë se vetëm 1% e çasti është për ty.

Nga ky sekreti është se evlijatë, duke çvletësuar edhe atë të paktën nuk ia japin kësaj jete. Meqë është kështu, atëherë ti mundohu të lartësosh në jetën e shpirtit dhe të sekreteve që ke me vete në këtë që thamë mund të bësh sukses vetëm duke braktisur jetën epshore dhe të veseve të këqija. Se sipërfaqe e jetës së shpirtit është shumë e gjerë.

Pra, për ty, e ardhmja dhe e kaluara që është e vdekur, për shpirtin është e gjallë dhe ekziston. O nefsi im!.. Meqë është ashtu, qaj si zemra jote dhe thuaj:

Jam i përkohshëm dhe nuk dua atë të përkohshmin!

Shpirtin tim t’ia dorëzoj të Gjithmëshirshmit; nuk dua tjetër!

E dua, por një Dashamirin të përjetshëm, e dua!

Jam një grimcë e vogël, por e dua diellin e përjetshëm!

Unë jam një hiç, por e dua gjithë Universin!

* * *

 

 (Kjo fjalë e zgjidh problemin e Universit, dhe një çështjen e rëndësishme të Kur’ anit.)

FJALA E TRIDHJETË

Subjekti i parë

"5_24022010153819.jpg"

Nga thesari i madh i këtij Ajeti, ne do t’ua tregojmë diamantin të vetëm Këtillë.

Nga shumë sebepe të tjerë, njeri është “uni” që qielli, toka, e malet që nuk kanë guxuar ta marrin mbi vete amanetin e Zotit xh. sh.. Ja “uni” ngjan dy llojesh: njëra është si fara e Tubës së drurit xhennetit dhe tjetra është si ajo fara e zakkumit të drurit të xhehennemit. Ajo duke filluar që nga koha e parë të Ademit (a.s.) e deri tani rreth njerëzimit lulëzon dhe lëshon rrënjë. Tani para se të filloj tregimin e kësaj po ua parashtrojmë një parathënie që të kuptohet më lehtë: Uni edhe mund të bëhet një çelës për të hapur thesaret e Emrave Hyjnorë. Ndërsa mund të bëhet edhe çelës i çuditshëm i enigmës së universit. Kur dihet se çfarë cilësi mban Ai, atëherë hapet ai thesar dhe ajo enigmë e unit që ishte një problem për njeriun.

Këtë çështje e kam pas sqaruar edhe në librin arabisht që quhet “Shemme” (era e pakët). Kështu që Krijuesi çelësin e botrave ia ka dhënë njeriut. Ndërsa portat e gjithësisë duken se janë të hapura, por në realitet janë mbyllur. Zoti i Madhëruar ia ka dhënë unin si amanet njeriut. Ai kryen detyrën e një çelësi që me të mund të hapë të gjithë portat e Universit dhe mund të zbulojë edhe të gjithë thesaret Hyjnore. Ndërsa edhe vetë Uni është një enigmë që është e vështirë të kuptohet se çfarë është. Po qe se kuptohet se çfarë është ajo, atëherë kur hapet enigma e saj, për njeriun hapet edhe enigma e Universit.

Krijuesi i Madhëruar ia ka dhënë njeriut si amanet unin (egon) si një mjet i përgjithshëm që njeriut t’ia njoftojë funksionet e tij të Edukatës Hyjnore. Ndërsa uni i njeriut mund të bëhet balancë duke u përpjekur që të ekuilibrojë vlerat e Edukatës Hyjnore. Edhe këtë duhet të dimë se ajo balanca, në të vërtetë nuk duhet të ekzistojë, ndoshta balanca duhet të kryejë detyrën e supozimit, njësoj si inxhinierët duke vizituar që nga imagjinata shkruajnë vijat e supozuara.

Shtohet pyetje: Nga çfarë arsyeje funksionet hyjnore shfaqen me “Unin” e njeriut?

Përgjigje: Nga arsye se një çështje e pakufishme që nuk ka skaj, në të nuk mund të gjykosh dhe asaj t’ia japësh një formë sepse nuk kuptohet se çfarë është çështja absolute e pakufizuar. Si shembull nuk i dihet vlera ditës së vazhdueshme po qe se nuk ekziston errësira. Atij kur nuk ia vënë një kufi të vërtetë apo me supozime e vendos një vijë duke thënë deri këtu, atëherë del në shesh kufiri dhe vlera e tij.

Tani edhe Gjithëdija, Fuqija, Sundimi dhe Mëshira Hyjnore, duke mos ditur se çfarë janë, ato nuk kuptohen, nga arsye se nuk kanë skaj e kufi dhe në këtë botë nuk kanë kurrfarë shoku. Pra meqë nuk duken kufinjtë e së vërtetëssë Emrave Hyjnorë, atëherë duhet kuptuar duhen vizatuar e nxjerrë vijat e supozuara. Këtë detyrë askush tjetër, por vetëm uni e kryenë.

Pra, fuqinë e paskajshme të Zotit xh. sh. mund ta kuptoni duke imagjinuar veten si zotëruesi i një pasurie, një fuqie, një dijeje. Vetëm në këtë mënyrë mund të vendoset një kufi jo saktë dhe duke bërë një pjestim të thua: Deri këtu është e imja, pastaj është e Tij. Njeriu me shqisat e tij që mbanin funksione minimale, ngadalë ngadalë e kupton se nuk është i sigurtë, atëhere e mbështetë atë te All-llahut xh. sh. që është Fuqiplotë dhe i Paskajshëm dhe në këtë mënyrë e pranon se vetë uni është një krijesë. Kurse Krijuesi i Madhëruar e ka në dorë secilin send. Dhe thua:

“Siç unë që jam zoti i shtëpisë sime edhe Krijuesi është i Gjithësisë”. Pra, me dijen e tij të pakët e kupton dijeninë absolute të All-llahut xh. sh.. Me profesinë e tij të vogël, e kupton Mjeshtërinë e Zotit të vet superior. Dhe thotë: “Si e ndërtova unë këtë shtëpi, patjetër edhe këtë rruzull tokësor e ka rregulluar dikush” dhe vazhdon.... Në këtë mënyrë njeriu me unin e tij mund të sqarojë mijëra funksione hyjnore që janë sekret dhe kështu mund t’i tregojë pasqyrimet e tyre.

Domethënë: Uni është si një pasqyrë që tregon atë që e ka përballë, si një vegël që për veten e tij nuk ka fare kuptim, vetëm se për të zbuluar të vërtetën e çështjes së tjetrit. Si një litar apo si një pe i hollë i vetëdijshëm dhe përmbledhja e cilësive të njerëzimit dhe si një shkronjë e personalitetit njerëzor që ajo shkronja është me “dy fytyra” Njëra fytyrë me frymëzimin hyjnor prodhon vetëm hajr dhe dobi. Në realitet edhe ato vepra të mira nuk janë të njeriut, sepse njeriut i takon të pranojë se ato ai nuk ka mundur t’i krijojë (se as qelizat e trupit të tij nuk i ka në dorë) nga ana e Një Fuqisë së padukshme ua kanë dhënë atij.

Pra në shpikjen e veprave që bën duart e tij janë të shkurtëra. Kurse fytyra tjetër e unit prodhon dëm, ligësi dhe zhdukje; të gjithë rezultatet e kësaj ane janë të tij. Dhe cilësia e unit është si ajo gjurma që shërben për të treguar kuptimin e tjetërkujt, zotësia e tij mbetet imagjinatë. Ai vetë është aq i dobët dhe i hollë, sa që vetë personalisht nuk mund të përballojë as vështirësinë më të vogël. Ndoshta ai është si veglat e “Termometrit” apo “Barometrit” që shërbenjnë për të matur shtypjen atmosferike. Pra, uni është si një balancë e një vegël që shërben për të treguar fuqinë e Fuqiplotit Apsolut.

Tani kush e pranon vehten kështu dhe lëviz duke ditur se sa është i dobët, ai hyn nën mbrojtjen e sihariqit të këtij.

Ajeti Kur’anor:

"5_24022010153822.jpg"

Në këtë mënyrë ai mund të çojë edhe amanetin në vend, sepse ia kanë lënë atij në dorë për të dhënë provimin. Në këtë rast me dylbinë e Unit njeriu mund ta shohë se me çfarë detyre dhe në çfarë gjendje është Universi. Kur t’i mësojë diçka nga objekti, ato i vërteton uni i tij. Me këtë ekuilibrim, dija e tij e shpëton nga errësira, bëhet dritë dhe sjell dobi atij. Në momentin që uni kryen detyrën në këtë mënyrë dhe braktis adhurimin që i bënte vetes së tij, duke pranuar se është i varfër, atëherë bëhet drejtpeshim për të matur funksionet Apsolute të All-llahut xh. sh. Dhe thotë:

"5_24022010153825.jpg"

Në këtë rast bëhet një rob i vërtetë dhe arrin në pozitën e një kalendarit më të bukur. Por, në qoftë se: Uni e harron sebepin e krijimit të tij dhe mbështet egon e tij, dhe vazhdon jetën duke thënë se unë jam pasanik i vetes dhe i pronave të mija, atëherë ndaj amanetit që ua ka dhënë atij bëhet një tradhëtar dhe përballohet me kritikën e Ajetit:

"5_24022010153828.jpg"

Tani nga arsye se uni ika pjellë ligësitë e devijimet, qiellët, toka dhe kodrat janë trembur të marrin amanetin e Zotit të Madhëruar, dhe atë e ka marrë njeriu. Ja pra uni, duke qenë si një pe i hollë dhe si një vijë jo e sigurtë dhe në qoftë se njeriu nuk e di se çfarë është ai, atëherë ai lulëzon si nën dheun dhe ngadalë- ngadalë trashet dhe kapllon gjithë trupin e njeriut, bëhet si kulçedër e madhe dhe e përpin trupin e njeriut. Prandaj njeriu me tërë shqisat e tij bëhet një uni. Prandaj, atij edhe më tepër ia forcohet uni kur ai mbështet në llojin e popullit dhe kombit të tij. Më pas ai, duke u krenuar me unin, bëhet si një shejtan dhe fillon të kundërshtojë urdhërat e Krijuesit të Madhëruar. Pastaj duke quajtur secilin si vetë, Allahut ia ngjit ortak –shoq dhe bëhet më mizor. Në këtë rastë pronën e Zotit të Madhëruar fillon t’ia shpërndajë shkaqeve. Me jetën e tij e sqaron kuptimin e Ajetit:

"5_24022010153832.jpg"

Ja, kush mund ta vjedhë dyzet para nga malli i huaj, ai pajton edhe shokët e tij të vjedhin nga një pjesë. Njësoj kush thotë se: “Unë jam pronë e vetvetes” ai detyrohet të thojë se: “Secili send është pronë e vetvetes”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>