Tani o nefsi im! Pallati i parë është një mysliman. Profeti Muhammed (a.s.m.) në zemrën e tij është ajo llamba e madhe. Ruaje Zot, po qe se Atë e harron apo e heq nga zemra!. Ky njeri më nuk beson asnjë profet! Bile në zemrën e tij nuk mbetet ndonjë virtyt i përsosmërisë, derisa ai nuk njeh edhe Zotin e tij. Tërë shqisat e organet e tij që janë nën sundimin e mendjes rrëzohen në errësirë. Në këtë mënyrë duke kapluar zemrën e tij errësira, ai bëhet njeri i egër. Vallë, çfarë fiton ai dhe me çfarë mund të ngopet përballë këtij rrëzimi? A mund të gjejë ndonjë dobi në ato që ishte mashtruar, që ta përballojë humbjen që ka pësuar? Ndërsa anëtarët e feve të tjera ngjanin me pallatin e dytë. Ata po të heqin nga zemra dritën e Hz. Muhammedit, tek ata mund të mbesë ndonjë dritë, apo ashtu mendojnë ata, sepse ata që besojnë Hz. Musait apo Hz. Isait (a. s) dhe mund të mbesë në zemrën e tyre ndonjë përsosmëri shpirtërore dhe ndonjë lloj besimi ndaj krijuesit të tyre. Sepse ato kan zbatuar ligjin e nji fe qe uka kaluar gjukimi.

O nefsi im i pakultivuar!. Në qoftë se më thua: “Unë jo i feve tjera, por do bëhem si kafsha “Unë sa herë kam thënë se: “ Ti nuk mund të bëhesh as si kafsha. Sepse të pengon mendja që ke në kokë, që me hidhërimin e kaluar dhe me frikën e ardhmërisë të godet në fytyrë, në sy dhe në kokën tënde, një shijes tënd i shton njëqind hidhërime. Kurse kafsha pa fare hidhërim jeton dhe merr shijen e duhur dhe kënaqet. Ti në qoftë se në të vërtetë don të bëhesh si kafshë, atëherë hidhe mendjen dhe bëhu kafshë. Dhe shihe çfarë të godet. Ajeti

"5_24022010153054.jpg"

Fruta e pestë: Or Nefs! Unë edhe më parë disa herë ta kam thënë se “Njeriu është frut i trupit të gjithësisë dhe ai si fruta është në majën e drurit. Zemra jote si fara e frutit tek vetja ka përmbledhur cilësitë e të gjithë krijesave dhe është një krijesë që fytyra e së cilës është e kthyer nga bota e përkohshme. E vetëm adhurimi nga e përkohshmja fytyrën e tij e kthen nga ana e përjetshme; nga komunitete të shumëllojshme të popullit e kthen tek Hyjnija i tij i vetëm, pra e lidh me All-llahun xh. sh.

Ja pra njeriu kur mashtrohet nga qeshjet e rreme bie në prehrin e të devijuarve dhe e humb orientimin. Me dashamirësinë e jetës së përkohshme bëhet i shushatur dhe mbaron, pëson dëm të madh dhe zhduket. Shpirtërisht ai është i ekzekutuar. Por po qe se ai duke ngritur kokën kthehet nga një Zot i vetëm dhe nga gjuha e Kur’anit që të dëgjojë, i vë veshin e zemrës dhe merr mësimet e besimit, atëherë me “mirazhin” e adhurimit mund të fluturojë në Arshin e përsosmërisë dhe bëhet njeri i përjetshëm. Or nefsi im! Meqë e vërteta është kështu dhe meqë je i popullit të Ibrahimit (a.s.m.) thuaj si ai që ka thënë: Ajet:

"5_24022010153057.jpg"

 Dhe qaj si kam qarë unë (Qarjet e mia janë shkruar në gjuhën perse)

* * *

(Nga fjala e njëzetepestë)

SHKËLQIMI I DYTË

Këtu tregohet rinia e Kur’anit. Ai ruan freskinë e rininë e tij në secilin shekull, sikur Ai të shpallej rishtaz. Në të vërtetë është e domosdoshme për Kur’anin të ketë nje rini të përjetshme, meqenëse ai është një ligjëratë për çdo kohë që nuk ka fillim apo mbarim dhe i drejtohet përnjëherësh të gjithë shtresave të njerëzimit në secilin shekull. Ai u shfaq i ri dhe në të vërtetë ashtu është. Prandaj edhe pse të gjithë shekujt janë të ndryshëm përsa i përket mendimeve dhe aftësive, ai është sikur ta shihte secilin në mënyrë të veçantë dhe i jep mësim atij. Kurse veprat dhe ligjet e njeriut vjetërohen ashtu si njeriu ato zëvendësohen dhe ndryshohen. Por sistemi dhe ligjet e Kur’anit janë kaq të qëndrueshëm dhe të fortë, saqë ata rrisin fuqinë ndërsa shekujt kalojnë. Në të vërtetë njerëzit e këtij shekulli krenohen duke u mbështetur tek vetvetja dhe e kanë mbyllur veshin ndaj dëgjimit të fjalëve të Kur’anit, bile më shumë se çdo shekull i kaluar, Sidomos pasuesit e librave të shenjtë janë më të nevojshmit për udhëzimin e Kur’anit i cili u drejtohet atyre me fjalët:

"5_24022010153100.jpg"

Deri në fundin e së vërtetës me të gjithë fuqinë e Tij, me të gjithë freskinë dhe të gjithë rininë. Përshembull: Me mendimet e tyre moderne le të afrohen individët dhe komunitetet e njerëzimit, le ta marrin edhe xhindët me vete dhe le ta provojnë dhe ta argumentojnë imagjinatën e tyre që duke bërë magjira mundohen t’i kundërshtojnë mrekullisë së Kur’anit.

"5_24022010153103.jpg"

ne do të krahasojmë themelet me parimet të cilat qytetërimi i rremë i ka vendosur në kundërshtim me parimet e Kur’anit famëlatë.

Në rrallën e parë, krahasimet dhe ekuilibrime të cilat janë në “Fjalët” të Risaleve, nga e para deri tek e njëzetepesta dhe vazhdojnë në kokat e tyre si argument duke pasur të vërtetat e ajeteve Kur’anore, si dy herë dy baraz katër i argumentojnë mrekullitë e Kur’anit përballë qytetërimit të rremë.

Në rrallën e dytë, ashtu si u theksua në “Fjalën e dymbëdhjetë”, duhet të përmblidhemi në një numër parimesh. Tani qytetërimi i sotëm me filozofinë e tij pranon forcën si pikë mbështetjeje në jetën shoqërore dhe ai synon “përfitimin” në çdo gjë, dhe merr “debatin” si parim të jetës së tij. Ai e konsideron lidhjen midis komuniteteve të jetë “Shovenizmi- nacionalizmi negativ”, ndërsa qëllimi i tij është që t’i plotësojë veset epshore dhe t’i formijë disa “argëtime” që t’i shtohen nevojat e njerëzimit. Por dihet se kush i mbështetet forcës, ai përgatitet për “agresion” Dhe meqenëse “përfitimet” nuk janë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur çdo nevoje, në këtë rast ekzistenca e tyre është për të grindur. Pikësynimi i kujt është “debati” ai nuk është i qetë, “grindet”. Dhe pikësynimi i nacionalizmit negatif, për ata që skan fe është “agresioni”. Pra ai ngre krye për të gëlltitur të tjerët dhe kjo është dhunë e jo jetër. Tani, pra shkaku i këtyre parimeve të qytetërimit është se ai ka siguruar një lloj lumturie sipërfaqësore vetëm për njëzet përqind të njerëzve, ndësa tetëdhjetë përqind të tjerë i ka hedhur në mjerim e varfëri.

Kurse Urtësia e Kur’anit famëlartë merr pikëmbështetjen “Të vërtetën” në vend të “forcës”, dhe në vend të “përfitimeve” merr si synim “Kënaqësinë e Zotit xh. sh. devotshmërinë dhe virtytet”. Ai e konsideron themelore në jetë “parimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë” në vend të parimit të “debatit”. Ai në lidhje me “komunitetet” pranon “lidhjet e fesë, të llojit dhe të atdheut”. Në vend të nacionalizmit negativ qëllimet e tij janë të vendosë pengesa përpara sulmeve të paligjshme të dëshirave të ulta të nefsit për të nxitur shpirtin për tek çështjet e larta, për të kënaqur ndjenjat e larta dhe për t’i inkurajuar drejt plotësimeve shqisat e larta të njerëzimit. Sa për të “vërtetën” pikësynimi i saj është “përputhja e mendimit”. Shenja e “virtytit” është “mbështetja e ndërsjelltë”.

Shenja e “bashkëpunimit reciprok” është “nxitimi për të ndihmuar njëri-tjetrin”. Pikësynimi i “fesë” është “vëllazëria dhe mbështetja e njëri-tjetrit”, rezultati i kontrollit dhe i pengimit të nefsit dhe duke e lënë të lirë, duhet të garantojë lartësimin e shpirtit dhe nxitja drejt tij të sjell lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën. Në këtë mënyrë qytetërimi i sotëm ka fituar virtytet nga fetë e shpallura më parë në veçanti nga udhëzimi i Kur’anit, prap qytetërimi i rremë ka rënë i mundur përballë të vërtetave të Kur’anit famëlartë.

Në rrallën të tretë, ne si shembull do të tregojmë vetëm katër nga mijëra çështje:

Ja pra, principet e Kur’anit dhe ligjet e tij kanë ardhur nga parafillimi. Ato do të jenë të qëndrueshme e do të kalojnë nga e përjetshme. Ato nuk do të dënohen me plakje e vdekje ashtu si ligjet e qytetërimit të rremë, ato janë gjithmonë të reja dhe të fuqishme. Për shembull: të gjthë shoqatat për veprat e tyre të bamirësisë dhe të gjitha sistemet e tyre të rrepta despotike të sigurimit dhe të gjitha sistemet e tyre të etikës, qytetërimi i tyre ka qenë i pazotsi të kundërshtojë Kur’anin famëlartë në dy çështjet e tij.

Këto dy çështje janë:

"5_24022010153419.jpg"

Ne, këtë fitore të Kuranit të mrekullueshëm, do ta parashtrojmë me një parathënie. Kështu që:

Kemi theksuar edhe në librin “Isharatyl-ixhaz” (Shenjat e mrekullisë) se sikurse themeli i të gjithë revolucioneve njerëzore është vetëm një fjalë, po ashtu e vetme një fjalë është origjina e çthurjes morale.

Fjala e parë “meqë unë jam i ngopur, të tjerët le të vdesin nga urija, mua nuk më shqetëson fare”

Fjala e dytë ”Ti puno, unë të ha”.

Ja pra, klasat e larta e të ulëta në shoqërinë njerëzore, domethënë të pasurit dhe të varfërit, nuk mund të jetojnë në paqe veçse duke ruajtur ekuilibrin. Themeli i këtij ekuilibri është mirësia dhe mëshira e klasave të larta ndaj atyre të ulëta dhe respekti dhe bindja e klasave të ulëta ndaj atyre të larta. Fjala e parë i ka shtyrë klasat e larta te shtypja, imoraliteti dhe tek mungesa e mëshirës, ndërsa fjala e dytë i ka shtyrë klasat e ulëta tek urrejtja, smira e lufta kundër klasave të larta. Si rrjedhojë është plaçkitur qetësia e siguria njerëzore për disa shekuj që kaluam, gjithashtu edhe në këtë shekull, ku në Evropë u shfaqën ngjarje me pasoja shumë të mëdha, ngatërrime, mospajtime midis punëtorëve dhe kapitalistëve që vazhdon edhe sot. Kështu kultura e rreme e qytetërimit të sotëm me shoqatat e tij të bamirësisë, me institucionet e tij morale, me të gjithë masat disiplinore dhe rregullat e sistemit, nuk ka mundur t’i pajtojë këto dy klasa të njerëzimit, si dhe nuk ka mundur t’i shërojë dy plagët e rënda në jetën njerëzore.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>