Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Or nefsi im! Ti po që e don vehten, jo të duash egon tënde, por duhet të armiqësohesh me to, apo duhet të të dhimbset, apo ajo kur bien vendim që të mos ulet punëve të liga, atëherë atij duhet t’i paraqitesh me mëshirë. Sepse nefsi yt shumë i don shijet dhe interesin. Edhe ti je adhuruesi i tij. Mblidhe mendjen dhe mos sakrifiko shijet e panumërta për një grimcë shije. Mos u bëj si xixëllonja që duke parapëlqyer interesin e saj, gjithë shokët i mbyt në errësirë, për vehten e vet gjen mjaftueshëm një shkëlqim të vogël. Ndërsa jo vetëm shijet që je duke marrë, ndoshta të gjithë ato sende me të cilat ke pasur kontakt dhe të kanë sjellë dobi dhe akoma kënaqesh me lumturinë e tyre, janë të Krijuesit tënd Mëshirëplotë dhe si shpërblim për të gjithë këto mirësi duhet ta duash Atë. Vetëm në këtë mënyrë ti mund të marrësh shijen e dashamirësisë së Funksioneve të përsosura të Krijuesit të Madhëruar!
Ndërsa, ti dashamirësinë e tmerrshme që ke, je duke e sakrifikuar për vehten tënde. Porse ajo është e Atij dhe atë Ai ta ka dhënë ty! Por mjerisht ti, duke i shpërdoruar ato po i shpenzon në egon tënde. Njëkohësisht ti vehtes tënde kur ia tregon Zotin. Atëherë, në të vërtetë ke zhdukur egon tënde. Dhe duhet ta kuptosh se dashamirësitë që ke shpërndarë nëpër gjithësinë, ato janë të Emrave dhe të Funksioneve të Tij. Ti ngaqë ke abuzuar me ato, tani je duke vuajtur torturën e saj. Sepse, Njeriu, dashamirësinë kur nuk e shpenzon në kohën dhe në vendin e duhur, atëherë nuk meriton mëshirë por fatkeqësira. Tani ti si ka mundësi të kundërshtosh Atë që Ai, i Gjithëmëshirshmi Mëshirëplotë, ty të ka përgatitur: xhennetin me lloj-lloj mirësish dhe “Hyritë” që të plotësojnë të gjithë dëshirat e tua materiale. Jo vetëm kaq, por në xhennetin e lumtur, edhe me emra të tjerë t’i paraqet mirësitë që nuk sosen kurrë. Në këtë mënyrë Dashamiri i Përjetshëm ty t’i plotëson nevojat e shpirtit, zemrës, mendjes dhe të tjera shqisave që ke dhe secili Emër që është plot si një thesar nga ku rrjedhin mirësitë e ndryshme dhe të panumërta.
Pra dashuria për Allahun vlen aq shumë sa që një grimcë dashuri për të nuk jepet edhe sikur të ta japin krejt universin. Sepse gjithësia nuk mund ta përballojë shijen e një grimce dashurije që bëhet për Të. Meqë është kështu ti dëgjo deklaratën e Dashurisë të përjetshme që e ka shtyrë të flasë dashamiri i Tij (a.s.m.)
Fruta e dytë: Or nefsi im! “Ibadeti” (Adhurimi) nuk bëhet për të shpërblyer mirësitë që do t’i marrësh në të ardhmen, por ajo detyrë krijohet për të paguar mallrat që kemi marrë më përpara. Ja pra, ne e kemi marrë pagesën prandaj jemi të detyruar të shpërblejmë dhe të adhurojmë Atë. Sepse or nefsi im, Krijuesi i Madhërishëm ty të ka dhënë trup pa asnjë të metë, gjithashtu të ka dhënë një lukth me oreks dhe për të përballuar nevojat e saj. Me Emrin e Tij të Furnizuesit, të ka parashtruar para teje çdo sende si një sofër plot e përplot. Gjithashtu të ka dhënë një jetë me ndjeshmëri që edhe ajo si lukthi yt don ushqim. Veshi, syri dhe gjithë shqisat janë si duart që para tyre ka parashtruar një sofër sa kjo botë plot me mirësi. Po ashtu të ka dhënë njerëzimin që si ushqim dhe mirësi para tij ka parashtruar sofrat e gjera të botrave të fshehta me gjithë mirësitë e këtushme dhe e ka rregulluar distancën që të arrijë dora e mendjes së njeriut. Të ka dhuruar Besimin dhe fenë e vërtetë që edhe ato janë shumë mirësi dhe ushqehen me frutat e mëshirës dhe titullohet njerëzimi më i madh. Me këtë, ty ta ka bërë të mundur të arrish funksione të amshuara të Emrave të bukura që para teje janë parashtruar si një tryezë plot me mirësi dhe shije të mahnitshme. Të ka dhënë dashamirësinë që është drita e besimit; një tryezë e madhe plot me mirësi, lumturi dhe shije.
Domethënë, ti nga ana fizike je i vogël, i dobët, i ligshtë, i përbuzur, i kufizuar një copë e vogël; por me mirësinë që të ka dhënë Fuqiploti nga një pjesë e vogël u shndërrove dhe u bëre një përmbledhje e shumicave. Sepse, ty ta dha jetën që të kompletohesh. Kur të bëri njeri akoma më mirë të kompletoi dhe të përmblodhi. Kur ta dhuroi edhe fenë islame, ty të kompletoi, të shndriti dhe të lartësoi. Më në fund kur ta dha edhe dijen, edhe dashurinë ty të lartësoi në një dritë të gjerë.
Tani, or miku im! Ti e ke marrë shpërblimin. Je angazhuar me një shpërblim dhe adhurim shumë të dobishëm, të shijshëm, të lehtë dhe të rehatshëm. Ndërsa edhe atë po e krijon me plogështi dhe gjysmake, gjoja nuk po të mjafton shpërblimi që ke marrë më parë, duke detyruar po kërkon edhe shumë sende të mëdha me zor. Dhe duke bërër naze po thua se përse nuk po më pranohet lutja. Ja ty nuk të ka hije të bësh naze. Por ti duhet të jesh mirënjohës dhe të lutesh. Atëherë, krijuesi bujar si dhuratën më të bukur ty mund të japë Xhennetin dhe lumturinë e paskajshme. Ti vazhdinmisht mbështetu në Mëshirën e Fisnikut. Dhe Atij beso dhe dëgjo këtë “Ferman” deklaratën e tij:
Po qe se Thua “Me këto falenderime të pakëta, si mund ta bëjmë shyqyrin e gjithë mirësive të panumërta”.
Përgjigje: Shyqyrin mund ta bësh vetëm me qëllimin e përgjithshëm, dhe me besim të pafund....... P.Sh., Një njeri kur të dalë para një Mbreti me një dhuratë prej pesë grosh, edhe aty e sheh se, njerëz me nder të lartë i kanë sjellë dhurata që vlejnë miliona. Në këtë rast ai duke pikëlluar thotë se “dhurata ime pranë tyre nuk vlen një hiç, çfarë të bëjë” Pastaj i bie ndër mend dhe thotë: “O zotëria ynë! Unë të gjithë ato dhurata të vlefshme që të kanë sjellë të tjerët po t’i dhuroj në emrin tim. Sepse ti i meriton ato! Unë po të kisha patur mundësi do të kisha dhuruar sa të gjithë këto që të kanë sjellur të tjerët”. Tani dihet se mbreti nuk ka nevojë për to, por këto dhurata që i pranon mbreti janë një shenjë që tregon se çfarë dëshirë dhe respekt ka populli ndaj mbretit. Kurse edhe dhurata e vogël e këtij të pafati nuk është tjetër veçse një shenjë që mban bindje të plotë dhe qëllim të bukur dhe të madh për mbretin. Ato mbreti i pranon si një dhuratë më të madhe.
Njësoj edhe një rob i dobët duke u falur në namaz thotë: “Et-tehij- jatu lil-lahi” “O All-llah, të gjithë mirënjohjet dhe falenderimet e krijesave që bëjnë në jetën e tyre, të gjithë t’i paraqes në emrin tim. Po të kisha pasur mundësi unë vetë do t’i kisha dhuruar Ty, sepse ti meriton më tepër”. Tani kjo bindje dhe qëllimi është një falenderim i përgjithshëm. farërat e bimëve janë qëllimi i tyre.
Një shembull tjetër: pjepri në zemrën etij mban në sasinë e farërave të tij dhe vetë me vete thotë: “O krijuesi im! Unë në shumë vende të fytyrës së tokës dua të shpall disenjot e Emrave të Tua. Zoti i Madhëruar duke ditur ardhmërinë e gjërave që do të vijnë, edhe qëllimin e tyre e pranon në formën e adhurimit. Kësaj ua jep shenjë edhe Hadithi i Pejgamerit a.s.m. që thotë “Qëllimi i besimtarit vlen më shumë se adhurimi i tij”.
Dhe Lutja dhe dëshmim ndajAllllahu
Me këto që rradhitëm kuptohet se All-llahut xh. sh. i falenderohet me numrat e pafundme dhe i bëhet tespih. Të japim edhe një shembull: Një oficer të gjithë shërbimet e ushtarëve ia paraqet mbretit në emrin e tij. Njësoj, edhe njeriu që është oficeri i gjithë qenieve dhe kryetari i bimëve dhe e kafshëve dhe është i zoti të bëhet përfaqësuesi i qenieve dhe kryetari i të gjithë bimëve dhe kafshëve dhe është i zoti të bëhet përfaqësuesi i qenieve që janë në këtë botë; e imagjinon ai vehten e tij se është përfaqësuesi i secilit, në këtë mënyrë thotë:
Dhe në emrin e Tij adhurimin dhe falenderimet e të gjithë krijesave ia paraqet Adhuruesit të vërtetë. Dhe thotë:
Në llogarinë e tij, të gjithë krijesat i shtyn të flasin Dhe duke sjellë këtë Salavatë:
Në emër të gjithë krijesave paraqet këtë. Sepse secili ka lidhje me dritën e Profetit Muhamed (a.s.m.). Tani kuptoje sekretin e tespihëve dhe Salavateve të panumërta.
Fruta e tretë: O nefs! Në qoftë se, në një moshë të çakët don të fitosh shumë sevape dhe nëse secilin minutë të jetës tënde don ta shohësh të dobishëm dhe nëse moshën dhe traditat e tua don t’i shndërrosh në sevape dhe pakujdesitë e tua, po qe se don ta kthesh në një zgjim të bukur, atëherë mbështetu në synetin e profëtit (a.s.m.). Sepse kur e praktikon një vepër të vogël që ka zbatuar Ai, ajo ty të garanton një lloj qetësie. Për jetën tjetër të siguron shumë fruta. P. sh: Duke mbështetur në ligjin e All-llahut xh. sh. kur blen apo shet diçka, ajo vepra e vogël për ty është një lloj adhurimi. Ti duke praktikuar atë që ke menduar ta zbatosh si Profeti (a.s.m.) ajo ty të ndikon në zemrën tënde. Në këtë mënyrë ajo ty të sjell pranë Zotit xh. sh. dhe të rehaton. Domethënë: Njeriu kur praktikon synetin e Pejgamerit (a.s.m.) moshën e përkohshme e bën me fruta dhe dobira të përjetshme. Dëgjo Fermanin e Zotit xh. sh.. Ajet
Atëherë ti duke zbatuar ligjin e All-llahut dhe synetin e Pejgamerit (a.s.m.) e fiton ndërhyrjen e përgjithshme, nga shkëlqimet e Emrave të Bukura të All-llahut xh. sh.
Fruta e katërt: O nefs! Ti mos u mashtro shijeve kalimtare dhe shijeve tyre tradhëtare. Ti kurrë mos i kopjo ato që mohojnë fenë islame dhe janë nëpër tjera fe që ndaj All-llahut nuk është e pranueshme dhe adhurojnë botën, apo duke devijuar janë futur në mëkate, apo janë ateistë. Sepse, ti edhe t’i kopjosh ato nuk mund të bëhesh si ata. Ti në qoftë se do t’i kopjosh antarët e feve kaluar do të zhdukesh më tepër se ata dhe nuk mund të kënaqesh aq sa kafsha. Sepse mendja që ke në kokë, për ty bëhet një vegël që vazhdimisht godet në kokën tënde. Tani japim shembull një pallat llambat elektrike të së cilit po që janë lidhur në një çelës. Kur ta rrotullosh çelësin e saj tërë banesa mbytet në errësirë. Por një pallat tjetër që çelësat e llambave janë nëpër dhomat e veta veç e veç, kur i zoti i pallatit të rrotullojë njërin çelës shuhet vetëm një llambë dhe vetëm një dhomë mbytet në errësirë, të tjerët jo. Ky shembulli i dytë është për fetarët e feve të tjera, se ata nuk mbesin në errësirë si pallati i parë; në këtë pallat vjedhësit nuk bëjnë dobi si në të parin.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>