"5_24022010144628.jpg"

PËGJIGJE E NJË PYETJES SË RËNDËSISHME

Këtu i erdhi rasti t’i përgjigjemi një pyetjeje shumë të rëndësishme: Më pyesin si po u bën ballë Risale-i Nuri kundërshtarëve duke u dhënë përgjigjen e duhur?!. Sepse Saidi i moçëm (autori jetën e tij e ndan në dy pjesë: deri në dyzet vjeç- Saidi i moçëm, pas kësaj periudhe- Saidi i ri) duke parandjerë këtë, ka theksuar që dyzet vjet më parë ka parë ndikimin e Risale-i Nurit sikur ta kishte parë me sy. Kjo u bë shkak që këtu të shkruhet përgjigje e kësaj pyetjeje që më gjërësisht do të parashtrohet më poshtë:

Si vëllezërit tanë, edhe shumë njerëz vazhdimisht ma parashtrojnë pyetjen duke thënë: “Për ç’arsye Risale-i Nuri, duke u bërë ballë të gjithë kundërshtarëve, nuk po bie i mundur dhe po mund t’ua japë përgjigjen e duhur. Bile nuk po humb luftën shpirtërore as ndaj filozofëve inatçorë dhe as ndaj atyre që kanë rënë në devijimin e mosbesimit. Ndërsa, grupet e devijimit u bënë pengesë shpalljes së miliona librave të tjerë, që në të vërtetë edhe ato ishin librat e besimit të islamit.

Bile shumë njerëzve, veçanërisht të rinjve të pafat, ia humbën besimin me shijet e jetës së përkohshme, por shumë më tepër u munduan që t’ia thejnë ndikimin e Risale-i Nurit ndaj rinisë duke u përpjekur më mizorisht dhe më ashpër t’ua sulmojnë me lloj-lloj gënjeshtrash e me propogandë të rreme që t’i ftohin e t’i largojnë nga Risalet. Megjithatë ndikimi i Risale-i Nurit përmbi të rinjtë vazhdoi në një shkallë edhe më të lartë, duke tejkaluar të gjithë librat e tjerë. Megjithëse shumica e Risaleve duke qenë të shkruara me dorë, rreth gjashtëqind mijë letra, u shpërndanë fshehurazi nëpër popull. Jo vetëm në Turqi, por edhe nëpër popuj të shteteve të huaja pikëpamjet Risale-i Nurit i tërhoqën nga vetja edhe lexuesit më me zell. Kjo ne po na shtynë të dimë: Cili është shkaku që u garanton këtyre librave këtë ndikim, këtë forcë tërheqëse?”

Është e drejtë, edhe ne po përballohemi me shumë pyetje të ngjashme, ndërsa atyre duke iu përgjigjur u them kështu:

Nga sekreti i mrekullisë së Kur’anit, sepse në të vërtetë ai është komenti i Tij, Risale-i Nuri, njerëzve që kanë rënë në devijim atyre edhe në këtë jetë ua tregon një xhehennem shpirtëror. Njësoj, edhe besimtarëve, shpirtrisht duke ua afruar para syve xhennetin po ua vërteton edhe në këtë jetë se do të përballohen me një xhennet. Prap Risale-i Nuri, atyre që po futen nëpër mëkate dhe nëpër shtigje të ndaluara, po ua tregon, edhe në këtë jetë dhimbjet e hidhura të xhehennemit; njësoj edhe nëpër punëra të mira dhe nëpër veprat e urdhëruara nga All-llahu, duke u parashtruar njerëzve argumente dhe sikur me pa me sy po i bind edhe në këtë jetë se në jetën tjetrër do të shpërblehen për to.

Për këtë arsye, njeriu edhe në qoftë se ka rënë në devijim, kur e lexon Risale-i Nurin, duke u penduar, po tërhiqet nga punërat e liga ku ka rënë. Në këtë kohë po sundojnë dy gjendje të vështira.

E para: ndijimi i njeriut që nuk e sheh fundin e jetës së vet.

Ai për pak shije të gatshëm sakrifikon shumë shijet e mëdha të mëpasshme, që edhe logjika e pranon se sigurisht, në të ardhmen, do të ballafaqohet me to. Pra për të shpëtuar njerëzit nga ky rrezik i devijimit, e vetmja rruga e Risale-i Nurit tregon dhimbjen e mëkateve me të cilat do të përballen patjetër në të ardhmen, është t,ia tregosh atyre nëpër shijet haram në të cilat kanë rënë. Vetëm kështu mund të bien të mundura ndjesitë e këqia dhe veset epshore. Në këtë rast del në shesh edhe sekreti i

"5_24022010144633.jpg"  

që jep shenjë për kohën e sotme, ku pakujdesia do të trashet aq shumë sa që, jo padija, por ato ndjesitë që thamë më lart, me gjithë do ta sakrifikojën vlerat diamante të jetës së ahiretit, për copa të qelqit të pavlefshëm që ka përpara. Dhe nga ky sekret që theksuam më lart, duke qenë besimtar njeriu, prap po mund të mashtrohet e të përballohet me rrezikun e keq dhe të futet në baltën e devijimit. Pra shpëtimi nga ky rrezik është vetëm një rrugë: këtyre njerëzve që janë futur në devijim, duhet t’ua tregosh në këtë jetë torturën e xhehennemit. Risale-i Nuri është duke pasuar këtë rrugë.

Përndryshe, këtij njeriu, përballë inatit të mosbesimit absolut të shkencës së filozofisë të cilat të shtyjnë të vazhdosh jetën në kryeneçësi dhe me pijedashësi, pasi ia njoftosh Zotin dhe t’ia argumentosh ekzistencën e xhehennemit dhe ta trembësh me torturën e tij, nuk mund ta shtysh të braktisë rrugën e keqe të mëkatit, prej udhëzimit që bëhet, përveç Risale-i Nurit. Vetëm 10%, ndoshta 5% e njerëzve mund të marrin mësimin e duhur. Dhe pasi e merr mësimin, prap thotë “Zoti është i gjithë falës” dhe thotë: “Xhehennemi është shumë i largët” dhe vazhdon rrugën e keqe, dhe shpirti i tij dhe zemra e tij prap mund të bien të mundur ndaj veseve të këqia.

Tani, e shumta drejtpeshimeve të Risale-i Nurit janë në këtë drejtim që edhe në këtë botë duke e larguar nga mëkatet, e trishton njeriun duke ia treguar atij, rezultatin e mosbesimit dhe të devijimit. Bile edhe kokëfortët të më të mëdhenj, duke u dhënë mësimin e duhur, i shtynë të largohen nga shijet e palejuara të rrugës së shfrenuar.

Nga këto drejtpeshime mund të gjeni në fjalën e gjashtë, shtatë, tetë dhe në shtojcën e tridhetë të librit “Fjalët” që është një ekuilibrim i gjatë, se ato njeriun më të keq e trishtojnë dhe duke e detyruar të kthehen nga rruga më e keqe dhe e fusin në rrugën e duhur.

Tani duke dhënë shembull do t’i rradhis ato që imagjinoja kur udhëtova nëpër ajetin Nur, kuptimin e saj mund të shihni gjerësisht në faqen 246-248 të librit “Vula nga ana e fshehtë”

Kështu që unë duke imagjinuar kur udhëtoja nëpër ajetin e mësipërm, me syrin e filozofisë materialiste, pashë se kafshët ishin nevojtarë për risk edhe për nevoja të tjera të panumërta, kur i shtova edhe urinë, dobësinë dhe varfërinë e tmerrshme e tyre më tmerroi dhe më erdhi shumë keq. Nga trishtimi për këto që imagjinoja, bërtita. Përnjëherë më doli përpara besimi. Kur shikova me Gjithëdijen, me syrin e Kur’anit dhe me diturinë e fesë islame, në majën e horizontit të rizkut pashë emrin e të Gjithëmëshirshmit, Ai lindi si një diell i shndritshëm dhe Ai Emër, urinë e mjerueshme të kafshëve të pafat e shëndriti me yjet e mëshirës së tij.

Më pas pashë një botë tjetër, që ajo ishte bota e të vegjëlve të kafshëve, që rrokulliseshin dhe përpëliteshin brenda dobësisë dhe nevojës. Gjendja e tyre e hidhur sikurse e tmerron secilin, edhe mua më bëri helm dhe u bëra pishman se e shikova me syrin e atyre që kanë rënë në devijimin e mosbesimit dhe më kaploi errësira e hidhur. Më erdhi shumë keq dhe thashë: “Ah, i mjeri unë!” Mbrapa besimi më dha një palë syze dhe me to e pashë se: Në majën e horizontit të mëshirës lindi emri i Zotit xh. sh. që titullohet “Mëshirëplotë”. Në këtë rast bota ime e hidhur m’u zbukurua aq shumë sa që më shndriti dhe më kaploi gëzimi, dhe pikat e lotëve të mi që rrjedhnin nga e keqja, besimi ato i shdërroi në pika të gëzimit.

Mrapa, botën e besimit e pashë si në pëlhurën e kinemasë. Kur pashë botën me syrin e të devijuarve, m’u duk aq e errët dhe e tmershme sa që nga thellësia e zemrës fillova të bërtas dhe thashë “I mjeri unë!”. Sepse njeriu mban dëshira të pasosura dhe mendimet dhe imagjinata e tij është aq e gjatë, saqë zgjatet deri në përjetësi, ndërsa dëshirat e tij nuk mund t’i ngopë kjo jetë e përkohshme.

Njëkohësisht kontributi dhe përpjekjet e njeriut, edhe të zgjaten deri në jetën e përhershme, prapë nuk mund ta kënaqë atë. Njeriun mund ta ngopë vetëm kënaqësia e xhennetit që nuk soset kurrë.

Pra, njeriun si mund ta ngopë jeta e përkohshme në një kohë që atij nuk i janë kufizuar dëshirat?. Njeriu është i dobët, i ligsht; atë e sulmojnë armiqtë, fatkeqësira e derte të tmerrshëm dhe të panumërt. Por halli i tij më i madh është vdekja që atij i është ngulur përpara. Për mosbesimtarin, është ajo, vdekja, halli më i madh që e shtyn të jetojë në hidhërime e helm. Ndërgjegja dhe zemra e tij vazhdimisht është duke pritur xhelatin që t’ia presë kokën dhe të përballohet me zhdukjen dhe me ndarjen nga të gjithë dashamirët. Për ata që jetojnë me pakujdesi, dera e varrit është një gropë e errët. Nuk ka dyshim, që vdekja secilin e merr një nga një, pastaj miqtë, nuk kanë rrugë tjetër veçse ta hedhin në varr atë.

“Kur unë i shikova në këtë gjendje të errët këto botëra, jo vetëm mendja dhe zemra, por të gjitha shqisat e mia, ndoshta të gjithë elementet e atomet e trupit duke u pikëlluar u bënë gati të qajnë dhe të bërtasin. Në këtë rast falenderoj All-llahun që më arriti drita dhe fuqia e besimit dhe m’i bëri copë-copë syzet e devijimit që rrjedh nga mosbesimi. Besimi në kokën time më hapi sytë dhe e pashë se:

Funksioni i Drejtë i All-llahut të Madhëruar lindi në majën e horizontit të kuptimit të Gjithëdijshëm. Funksioni i Gjithëmëshirshëm, në majën e kuptimit të Fisnikut; Funksioni Mëshirëplotë në majën e kuptimit të Falësit; Funksioni i Ringjalljes në majën e kuptimit të Trashëguesit dhe të Bamirësit dhe funksioni Edukues, si nga një diell lindi në kuptimin e Pushtetmbajtësit. Ato, sikurse e hijeshuan botën e errët të njerëzimit, mund të na i ndriçojnë edhe shumë botëra të tjera të errëta.

Këto Emra të bukura e shpërndanë gjendjen e tyre të keqe. Kësaj gjendjeje, që ishte si xhehennem, iu hapën dritaret e shdritshme të ahiretit dhe gjendjen e keqe të botës dhe të njerëzimit e shkëmbyen me gjendjen e ndritshme të Nurit (Dritës). Në këtë rast falenderova dhe bëra i shyqyr All-llahut xh. sh.. në sasinë e atomeve të gjithësisë. Dhe saktësisht e pashë dhe besova se besimi edhe në këtë jetë njeriut ia garanton një xhennet, njësoj edhe mosbesimi dhe devijimi njeriut ia garanton një xhehennem të tmerrshëm.

Pastaj me dritën e ajetit që përmëndëm më lart, m’u sqarua gjendja e rruzullit tokësor dhe duke udhëtuar në të me imagjinatën time dhe me ligjin e errët të diturisë së filozofëve që nuk binden në fe (duke thënë se toka lëviz rastësisht) dhe pashë se rruzulli që lëviz e

Rrotullohet rreth diellit shtatëdhjetëherë më shpejt se gjylja e topit dhe për një vit e kalon një periudhën e gjatë të njëzetepesëmijëvjetëve. Pashë ajo lëviz duke qenë e ngarkuar me shumë lloje qeniesh dhe shumë vjet vrapon e lëviz me një zbrazëtirë të pafundme dhe njeriu i pafat udhëton me këtë anije të tmerrshme. Unë u tmerrova për këtë njeri që është në këtë gjendje të errët. M’u qorruan sytë dhe m’u soll koka, atëherë syzet e filozofëve i përplasa përtokë dhe e theva. Në këtë gjendje e shikova me syrin që ma pati ndriçuar Kur’ani famëlartë dhe e pashë se:

Emrat e Krijuesit të tokës dhe të qiejve që janë: I Mundshëm, I Dijshëm, Zoti, Edukatori, All-llahu xh. sh. (Zoti i qiejve dhe i tokës) dhe (Atij i nënshtrohen dielli dhe hëna). Pra këto Emra të Bukura me këto funksione, si dielli i shdritshëm lindën në majën e horizontit të Mëshirës, të Madhërueshmit e të Edukatorit Absolut. Duke u ndriçuar nga besimi, gjendja e kësaj bote të errët dhe të tmerrshme dukej në syrin tim shumë e rregullt, e nënshtrueshme, e përsosur, e pëlqyer, e sigurtë. Toka lëvizte si anije që shërben për tregti, për të shetitur nëpër vende turistike dhe për të bërë qejf duke mbajtur me vehte ushqimin e gjthësecilit. Dhe krijesat me shpirt, duke u sjellë rreth diellit, vizitonin atdhetë hyjnore dhe silleshin për të mbledhur rrezultatin e verës, të pranverës e të dimrit, që t’ia sjellë riskun nevojtarëve. Pra, atë e pashë si një anije, si një aeroplan, si një tren... Pastaj në sasinë e atomeve të rruzullit thashë: “Elhamdylil-lahi ala ni’metil-imanë” (“I Falenderoj All-llahut për mirësinë e besimit”).

Tani, duke bërë krahasimet mes dy gjendjeve, do ta shihni se Risale-i Nuri, u ka dhënë në dorë drejtpeshime. Mosbesimtarëve ua tregon se ata edhe në këtë jetë po vuajnë torturën e xhehennemit. Njësoj edhe besimtarëve dhe atyre që janë në rrugë të drejtë, ua tregon duke ua argumentuar, se edhe në këtë jetë ato janë duke përjetuar shpirtërisht një jetë të xhennetit, sepse me pasqyrimin e besimit dhe me lukthin e tij që e përjeton islamin shpirtërisht mund të shijohet me shijet e xhennetit, bile nga ajo mund të bëjë dobi, sipas gradës së besimit të tyre.

Megjithatë, kjo kohë e stuhishme po ia zhduk ndjenjat e njeriut, ndërsa pikëpamjen e tij ia shpërndan nëpër horizonte të gjera dhe në këtë mënyrë atë e mundon dhe duke ia imponuar vagabondësinë, ia anulon forcat e shqisave. Në këtë rast ata që kanë rënë në devijim normal nuk po mundin ta ndjejnë torturën shpirtërore. Po kështu, nga pakujdesia edhe besimtarët nuk po mundin të marrin shijen e duhur të besimit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>