Po japim një shembull:

Njeriu nga Krijuesi kërkon me gjendjen e tij. Ai duke lëvruar tokën e ka bërë trokitjen e parë në Arkën e Zotit xh. sh.. Këto lloj lutjesh që bëhen me punë dhe janë të mbështetura nga funksionet e Emrave të Bukur të Fisnikut Absolut, shumë rrallë mund të ndodhë që të mos pranohen.

Me gjuhë dhe zemër njeriu duhet t’i lutet Zotit, për ato nevoja apo kërkesa, ku dora dhe mendja e tij nuk arrin. Fruti më i rëndësishëm i kësaj lutjeje është se, ai që lutet e kupton që është “Një”, që dëgjon gjithçka që kalon nëpërmes zemrës së tij, pra Zoti xh. sh., i Cili i vlerëson mendimet e mia. Dora e Tij arrin të plotësojë çdo dëshirë, sado e vogël qoftë, duke mëshiruar dobësinë. Ai i gjen shërimin varfërisë sime.

Shiko pra o njeri i pafuqishëm dhe i varfër! Mos e hiq nga duart këtë mundësi, që është çelësi i Thesareve të Mëshirës dhe një levë e zotërimit të një force të pashterruar. Nëpërmjet kësaj leve ngjitu dhe ngrihu në kulmin e lartësive të njerëzimit. Bëhu si një mbret që i tërheq nga vetja lutjet e Gjithësisë, ku lutja jote të përzihet me mijëra të tjera. Bëhu një rob i përgjithshëm dhe njëkohësisht një përfaqësues i të gjithëve. Atëhere do të bëhesh si një shembull i bukur i Gjithësisë! Kur thua:

"5_24022010152135.jpg"

* * *

TEMA E DYTË

Njeriu është krijuar si shembull i bukur. Atij i është dhënë një aftësi e rrallë dhe e gjerë. Hapësirat e dijeve të tij janë universale. Ato radhiten nga e rëndomta, deri tek gjenialja, nga shtresa më e ulët, deri tek ajo më e larta. Tek ai janë gdhendur një mori karakteresh, që nga më i ligu, deri tek më i moralshmi (arshi ala).

Bota e njeriut ndryshon radhë pas radhe, duke filluar nga grimca më e padukshme dhe deri tek dielli gjigand. Njeriu i ka në dorë të gjitha çelësat e shkallëve për të arritur në sferat më të larta apo në të kundërt, për të zbritur në thellësitë me të errëta. Kjo tregon se njeriu nuk është unik dhe i njëtrajtshëm. Kapaciteti dhe mentaliteti i tij ndryshon, ç’ka do të thotë se ai është në evolim dhe ndryshim të vazhdueshëm, drejt përsosmërisë apo rëndomësisë së tij.

Me këto prova të pandërprera njeriu do të jetë në gjendje të përballet çdo çast. Përpara tij shtrihen dy rrugë dhe ai do të jetë i detyruar të zgjedhë atë më të mirën, rrugën drejt lumturisë së përjetshme, apo rrugën e vuajtjeve të pambarim. Ai që është krijuar si një mrekulli e Zotit xh. sh. dhe si një krijesë e çmuar dhe e vetëdijshme, a do të dijë se cilën rrugë të zgjedhë? Apo në këtë zgjedhje të tij a do të anojë nga veset, si disa njerëz që humbin në këtë botë? Njeriu duhet të jetë largpamës dhe i zgjuar, sepse është krijuar si përfaqësues i Gjithësisë.

Tani, brenda pesë pikave do të rendisim arsyet e zhvillimit të njeriut dhe shkaqet e prapambetjes së tij.

Pika e parë: Njeriu është një krijesë e bukur, e pajisur me aftësi të shumanshme. Nevojat e tij janë të shpërndara në të gjitha fushat e jetës, dëshirat e tij shtrihen deri në përjetësi. Ashtu siç e do një lule të vetme, do edhe të gjithë pranverën madhështore. Siç do dhe kënaqet me bukuritë e një kopshti të vogël, po ashtu edhe parajsën madhështore e dëshiron. Siç ka dëshirë dhe mall të takohet me shokun e tij më të dashur, po ashtu ka dëshirë të njihet dhe të shohë me padurim të madh edhe Zotin e Lartmadhërishëm dhe të Bukur.

Siç ka dëshirë të vizitojë shtëpitë e farefisit të tij, ashtu ka dëshirë të takohet me nëntëdhjetë e nëntë përqind të dashamirëve që kanë vdekur prej kohësh dhe tani janë në jetën e përtej varrit. Është në dobinë e njeriut të shpëtojë nga ndarja e përjetshme duke u mbështetur tek Fuqiploti, që mund t’i mbyllë derën e kësaj bote. Fuqia e këtij Zoti arrin deri atje, sa t’i grumbullojë të gjithë këta njerëz në një Mah’sher të Çuditshëm, në jetën e ardhme: njërën botë ta sajojë dhe tjetrën në të përjetshmen ta dërgojë.

Në këtë gjendje që ndodhet njeriu, nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta adhurojë Atë që ka në dorë frenin e secilit send, në duart e të cilit ndodhen arkat e thesarit të pambaruar, Atë që vend nuk ka dhe kudo ndodhet, që është i gatshëm dhe larg pafuqisë dhe dobësisë, të cilit nuk i gjendet asnjë e metë dhe që ndodhet përmbi të gjitha lartësitë. Ai duhet adhuruar dhe lavdëruar në çdo çast. Për njeriun Zoti është Një dhe i Vetëm, Fuqizor dhe Ngadhënjimtar, Mëshirëplotë, i Bukur dhe Sundimtar i Përsosur, sepse Ai pa asnjë të metë plotëson çdo nevojë të njeriut, ngaqë Fuqia dhe Dituria e Tij është e Pafundme.

Meqenëse e Vërteta është vetëm një, vetëm Atij, All-llahut xh. sh. i falemi (i bëjmë ibadet).

Tani o njeri, a e kupton se je rob vetëm i Atij dhe nga të gjitha qëniet ti ke përfituar një pozitë më të lartë? Në qoftë se nuk e adhuron Atë, atëhere je ende një rob i ulët dhe nën nivelin e krijesave të palogjikshme. Po qe se mbështetesh tek “uni” dhe aftësia jote, duke braktisur mbështetjen tek Zoti i Madhëruar xh. sh.. dhe duke ecur në rrugë të gabuar, një ditë do të përfundosh në ferr. Kryelartësia jote duke adhuruar vetveten, duke thënë se çdo gjë “e bëj unë”, do të të lërë në rrugë pa krye. Aftësia jote dhe bëmat e tua s’do të kenë as vlerën e krahut të bletës apo të milingonës. Si rrjedhim, do të të duket vetja i dobët dhe i mjerë, sa një merimangë apo mizë. Barra e ligësive të tua është aq e madhe dhe e rëndë, sa pesha e një mali të lartë, apo sa dëmi i sëmundjes së murtajës.

Pra o njeri, ti ke dy rrugë:

E para: krijim, ekzistencë, dobi, realizim, veprimtari... dhe...

E dyta: rënie, shkatërrim, grindje, mosrealizim, dhe vendqëndrim vagabondash.

Në rrugën e parë, me aftësi je më poshtë se bleta apo zogu i malit, më i pafuqishëm se merimanga. Kur të kalosh në anën tjetër, atëhere fuqia jote i kapërcen edhe malet, edhe qiejt. Barrën më të rëndë, që malet s’kanë mundur ta ngrenë, pra amanetin e Zotit xh. sh., pa frikë e merr mbi shpinë. Pas kësaj, me fuqitë e tua mundohesh të shfrytëzosh një sipërfaqe të gjerë sa të gjithë qiejt dhe malet. Kur ke si qëllim të bësh mirë, mund të bësh aq sa të arrijë krahu apo forca jote. Në qoftë se ti o njeri, priresh nga e keqja dhe e bën atë, atëhere do të sjellësh vetëm shkatërrim, dhe dhunë, duke përhapur panik. Mosbesimi është si një konglomerat i paditurisë dhe i pavërtetësisë së fenomeneve.

Kjo e keqe e madhe e poshtëron Gjithësinë, Emrat e Bukur dhe mbi të gjitha është një e keqe që tërë qëniet i nënvlerëson, sepse për çdo gjë mohon Mjeshtrin e saj. Mosbesimi njeriun e hedh në nivelin më të ulët dhe e poshtëron. Të gjitha krijesat që kanë një rang të lartë pranë Zotit xh. sh. dhe janë ngarkuar për përmbushjen e detyrimeve ndaj Tij, janë një Mesazh i Bukur edhe pse janë vendosur në rangun e lartë, me një detyrim të caktuar, si një Mesazh i Bukur dhe si një farë nëpunësash të Tij, mosbesimi i ul ata në nivelet më të rëndomta dhe më të pakuptimta. Në këtë rast atyre u hiqet e drejta e pozitës dhe nuk mund të jenë më pasqyrues të Zotit dhe Përfaqësues të funksioneve të Emrave të Bukur. Pra, mosbesimi zhvlerëson qënien që janë si krijesa të preferuara dhe i shndërron në sende pavlerë. Ai i hedh ata në harresë dhe veçmi, duke i konsideruar si të përkohshëm, që shumë shpejt do të shkatërrohen dhe prishen duke shkuar drejt hiçit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, njeriu ngaqë është krijesa më e përkryer, pasqyron Emrat e Bukur të Zotit xh. sh. e megjithatë Ai i refuzon ato. Nuk mund të mohojmë faktin se kjo krijesë, njeriu, është një pasqyrë e të gjithë Emrave të Bukur, që krahasohet me një vjershë të këndshme dhe të mrekullueshme, ku spikat dëshira e kulluar e Zotit xh. sh. që mban në vetvete farën dhe të gjitha cilësitë e pemës së Përjetshme. Ky njeri pra ka marrë mbi shpinë Amanetin e Madh, pra Mesazhin e Madh, Kur’anin dhe me këtë përkushtim ngrihet mbi malet dhe lartësohet nëpër të gjithë qiejt, me bindjen e tij ndaj Krijuesit të vet. Njeriu i tejkalon engjëjt dhe është Kalif, mëkëmbës në këtë botë. Duke qenë në këtë rang kaq të lartë, mosbesimi atë e rrëzon në nivelin më të dobët, e bën më të varfër dhe më të përkohshëm.

Në këtë mënyrë kjo krijesë kthehet në një figurë të pakuptimtë dhe të koklavitur, si një panoramë që së shpejti do të prishet. Ai mund të kthehet shumë shpejt në një send që dekompozohet dhe humbet përjetësisht.

Përmbledhje:

“Nefsi emmare” (dëshirat nga të këqijat) i detyron veset që ta shtyjnë njeriun të bëjë krime të vazhdueshme. Aftësia e këtij njeriu për punët e dobishme është e kufizuar dhe e papërfillshme. Ai shtëpinë që mezi e ndërton për një vit, e rrëzon për një ditë. Por ky njeri, në qoftë se e braktis “un”-in dhe kërkon mbështetje tek Zoti xh. sh. për punë të suksesshme, pa menduar grindjet dhe turbullirat, pendohet dhe bëhet rob i devotshëm.

"5_24022010152138.jpg"

Atëhere All-llahu edhe këtij njeriu ia shkëmben aftësitë shkatërruese me ato të dobishme. Këtë sekret e sqaron ajeti i mësipërm, kur thotë që njeriu në këtë çast merr vlerat e “formës më të bukur” dhe arrin në kulmin e lartësive.

Tani o njeri i pakujdesshëm! Është e mundur që një mëkat të regjistrohet si njëmijë dhe të mirat fare të mos shkruhen. Por shiko Bujarin e Gjithmëshirshëm që me drejtësi duke e dashur njeriun dhe duke e çmuar, për çdo mëkat shkruan vetëm një, kurse për çdo të mirë shkruan dhjetë, shtatëdhjetë, shtatëqind apo shtatëmijë. Për sa thamë kuptohet që, po të hysh në ferrin e tmerrshëm është një dënim i veprimeve tuaja, i gjykuar me një Drejtësi të Pastër, por hyrja në Parajsë është vetëm një mëshirë e Zotit xh. sh..

Pika e dytë:

Njeriu ka dy detyra:

Njëra, duke u kthyer nga “un”-i është e predispozuar vetëm për këtë jetë. Tjetra, duke adhuruar All-llahun është kthyer nga Jeta e Përjetshme.

Në rastin e parë, kur fytyra drejtohet nga “un”-i, krijesa është në gjendje të mjerueshme. Kapitali i saj është sa një qime koke dhe me aftësinë që ka prej jetës, shumë pak përfiton (ajo së shpejti do të shuhet si një dritë e vagëlluar). Atij jeta do t’i duket e shkurtër dhe trupi do t’i kalbet shumë shpejt. Në këtë rast, ky njeri kudo që gjendet, në hapësirat e Gjithësisë, nga të gjitha llojet e qënieve të panumërta është një individ nazik dhe i dobët.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>