Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Besimi me Dritën e Kur'anit më tregoi se varrin që kemi përpara dhe pas asaj që duket si bulevard i karvaneve që shkojnë në zhdukjen e përjetshme, në të vërtetë ai varr nuk është dera e një pusi, por ndoshta është dera e dritës. Bulevardi i karvaneve nuk të çon drejt asgjësë dhe zhdukjes, por ndoshta tek ekzistenca, në botëra të ndriçuara dhe të lumturisë së përjetshme. Këto mësime që më garantoi besimi, u bënë si një ilaç i efektshëm për fatkeqësitë e mia.
Besimi për fitimin e punës që e kisha vetëm si një vullnet të pakët, duke mos zotëruar asnjë mjet tjetër përveç një aftësie fare të vogël, për të pasur një garanci në dorë, më duhej që të mbështetesha tek një fuqi e pafundme, për të bërë dobi prej Mëshirës së Pashterrshme, kurse vullneti i aftësisë duke m'u bërë një argument dhe një armë në duart e mia.
Edhe për të gjithë njerëzit, ky besim është një argument bazë, meqenëse vullneti ishte me aftësi të kufizuara, të dobët dhe me mungesa. Ashtu si ai ushtari që kur forcën e tij të paktë e harxhon në dobi të shtetit, puna e tij ka një vlerë njëqind herë më të madhe se sa kur punon për veten. Me sekretin e besimit aftësia dhe vullneti që është gjëja më e paktë, kur mbështetesh në Rrugën e All-llahut xh. sh. të Madhëruar, bëhet shkak për të fituar një parajsë të gjerë, që sipërfaqja e gjerësisë së saj është mbi pesëqind vjet.
Besimi frerët e vullnetit i merr nga veset e nefsit, duke i lartësuar atje ku nuk ndikon as e kaluara, as e ardhmja dhe e shmang nga veset epshore, duke e vendosur në duart e zemrës dhe të shpirtit. Koncepti i ndjenjave të zemrës dhe të shpirtit nuk përfshin vetëm të sotmen, por ndoshta, ato veprimtarinë e tyre mund ta shtrijnë në shumë vite, nga e kaluara dhe e ardhmja. Në këtë mënyrë vullneti i paktë shndërrohet në shumicë, gjer tek më i shumti dhe njeriu me forcën e besimit mund të kalojë edhe lumenjtë më të mëdhenj të së kaluarës. Po kështu, ai mund të shpëtojë nga errësira dhe hidhërimi. Pra nën Dritën e Besimit ai, njeriu mund të ngjitet në majat e maleve të larta dhe të shmangë frikën që ndjen.
Tani o ju vëllezër dhe motra të moshuara që po vuani telashet e pleqërisë kështu si dhe unë! Meqenëse jeni besimtarë, duhet të falenderoni All-llahun xh. sh.. Sepse besimi tek feja Islame, përmban një arkë të madhe të mbushur plot me dritë, me hijeshi dhe bukuri përrallore të patreguara. Pleqëria jonë na afron më tepër pranë kësaj arke të pashterruar. Besimtarët kurrë nuk duhet të ankohen nga pleqëria, por me mijëra herë ta falenderojmë Zotin xh. sh., që na e ka dhënë atë.
FUNDI I FJALËS SË KATËRMBËDHJETË
Një mësim dhe një vërejtje për kokat e pakujdesshme.
O nefsi im fatzi, ti që veten e ke vënë në një gjumë të pakujdesshëm dhe je dhënë pas kësaj bote dhe pas kësaj jete të ëmbël, duke e harruar Botën e Amëshimit (Ahiretin). A e di se kujt i përngjan? Atij strucit, shpendit gjigand, i cili kur sheh gjuetarin, nuk mund të fluturojë dhe për të mos e parë ai, e fut kokën në rërë duke harruar se trupi i tij i madh ka mbetur jashtë. Gjuetari e sheh, por ai nuk e sheh gjuetarin, sepse sytë i ka mbuluar në rërë.
O nefsi im! Në qoftë se e lexon me vëmendje shembullin e parashtruar më poshtë, do t’a kuptosh se pikëpamjet e tua të lidhura vetëm me këtë botë, jetën e lumtur e shndërrojnë në hidhërim dhe dhimbje.
Në fshatin Barla ndodheshin dy njerëz. Njërit të gjithë të afërmit dhe miqtë i kishin shkuar në Stamboll, ku jetonin mirë. Vetëm ky kishte mbetur në fshat, por edhe ky së shpejti do të largohej. Në pritje për t’u nisur, ky njeri ishte përmalluar për Stambollin dhe të gjithë kohën mendja i rrinte atje, sepse kishte dëshirë të takohej me dashamirët e vet. Kur i thanë: “Nisu në Stamboll”, ai mezi pret dhe niset i gëzuar e duke qeshur.
Edhe dashamirët e njeriut tjetër, nëntëdhjetenëntë për qind ishin larguar nga ky vend. Disa prej tyre kishin humbur, disa ishin nisur në një vend ku as nuk mund të na shohin, as s’mund t’i shohim. Thuhet se janë zhdukur apo kanë hyrë në errësirë. Ky njeri i mjerë, pa ndihmë, ka mbetur vetëm, jeton si mysafir, duke gënjyer vetveten për të gjetur ngushëllim. Me këtë ai mundohet të mbyllë varrën e dhimbjeve që ndjen nga ndarja prej të afërmve.
O nefsi im! Duhet të dish se të gjithë dashamirët tuaj me në krye më të dashurin e Zotit xh. sh., Muhammedin (a.s.m.), tani janë në jetën e varrit. Këtu kanë mbetur një ose dy njerëz, por edhe ata një ditë do të shkojnë në jetën e përhershme. Nga vdekja mos u frikëso, as mos u trishto dhe mos e kthe kokën në anën tjetër, por trimërisht shikoje varrin dhe dëgjo çfarë kërkon vdekja! Me buzëqeshje shikoje fytyrën e vdekjes dhe pyete se çfarë dëshiron! Mos u bëj i humbur, i pakujdesshëm dhe mos i përngjaj atij njeriut tjetër.
O nefsi im! Mos thuaj: “Koha ka ndryshuar, shekulli është ndërruar”. Të gjithë janë dhënë pas kësaj bote duke u zhytur në punët e përditshme. Ata të habitur vrapojnë pas të mirave materiale duke harruar se vdekja është hak. Ndarja për në përjetësi vazhdon. Udhëtimi i njerëzve për në varr nuk ndërpritet, por shpejtohet.
Mos thuaj: “Edhe unë jam si gjithë të tjerët”, sepse ty kushdo qoftë mund të të shoqërojë vetëm deri tek dera e varrit. Ngushëllimi që mundohesh të gjesh duke thënë se nuk jam i vetëm që do të vuaj fatkeqësitë, është i pavlefshëm sepse në anën tjetër të varrit dënimi është i dhimbshëm. Gjithashtu mos e mendo veten aq të lirë dhe rehat, sepse në këtë botë, ku jemi mysafirë të përkoshëm, po të shikosh me vemendje të plotë, asgjë nuk është në gjendje të çrregullt dhe pa një qëllim të caktuar.
Atëhere ti si mund të rrish pa ju përmbajtur rregullave ligjore dhe pa i realizuar detyrat e tua? Fenomenet natyrore, siç janë tërmetet dhe lëvizjet e planeteve në Gjithësi, nuk janë të rastësishme, siç ka shkruar ai mosbesimtari. Siç e sheh edhe toka është hijeshuar me të gjitha llojet e bimëve dhe të kafshëve dhe e veshur me rroba jashtëzakonisht të bukura dhe të qëndisura. Ajo është e sajuar me të gjitha gjërat e nevojshme sipas një qëllimi dhe logjike të lartë, që funksionon me një rregullsi të përsosur, duke u sjellë nën tërheqien e gravitacionit, si ato “mevlevitë” që sillen rreth e rrotull nën ndikimin e magnetizmit, duke rënë në ashkun e All-llahut xh. sh..
Patjetër që këto fenomene natyrore si tërmeti bëhen me dijeninë dhe urdhërin e Zotit të Gjithëmëshirshëm, që pasurinë e përkohshme të besimtarëve e shndërron në sadaka të përhershme. Ata nuk e çmojnë rëndësinë e të mirave (nimeteve) që vijnë nga All-llahu xh. sh., mëkatet e tyre i lan vetëm tërmeti.
Mirëpo do të vijë një ditë, kur kjo tokë e nënshtruar ndaj All-llahut xh. sh. nuk do t’i pranojë dhe nuk do t’i pëlqejë veprat e njerëzve, që i përulen vetëm materies dhe nuk falenderojnë
All-llahun xh. sh.. Ata patjetër do t’i ndjekë një fatkeqësi e madhe.
Me urdhër të All-llahut, Krijuesit të Gjithësisë, atë ditë do të ndodhë një tërmet katastrofal, që do ta shkatërrojë këtë botë. Me urdhërin e All-llahut mosbesimtarëve që i bëjnë ortak Atij, do t’iu thuhet: “Shkoni në ferr”, ndërsa besimtarëve të vërtetë, që e kanë falënderuar All-llahun xh. sh.: “Shkoni në parajsë”.
* * *
FJALA E SHTATËMBËDHJETË
(Kjo fjalë përbëhet prej një pozitë të lartë dhe një shtojcë e shdritshme)
Krijuesi Mëshirëplotë, Furnizuesi Bujar dhe Mjeshtri i Gjithëdijshëm; për botrat e shpirtrave dhe për trupat që bartin shpirt, këtë botë e ka bërë si një ekspozitë dhe si vend festimi. Dhe atë e ka hijeshuar me disenjot e Emrave të Tij të Madhërishëm. Këto sende me shpirt që në këtë botë vetëm një herë i ka krijuar, i ka pajisur me ndjeshmëri të ndryshme; pra krijesat i ka krijuar disa të mëdha, disa të vogla, disa të ulëta dhe disa të larta. Dhe këtë vend të festimit e ka dërguar që të kënaqen ato. Atyre që janë me shpirt ua ka parashtruar mirësitë e panumërta dhe të përshtatshme për trupin e tyre. Dhe këtë vend të festimit të tyre, si me vend ashtu edhe me kohë, e ka krijuar të gjerë dhe ka ndarë nëpër kontinente e shekuj, nëpër vite e stinë, bile ato i ka ndarë nëpër ditë e nëpër netë. Secilin shekull, secilin vit, secilën stinë dhe secilin kontinent për karvane që janë me shpirt dhe për bimët, ka bërë si një panair, si një parakalim zyrtar.
Pra rruzullin e tokës e ka hijeshuar me krijesa të ndryshme. Veçanërisht në stinën e pranverës dhe të verës, karvanët e krijesave të vogla i ka krijuar duke i zbukuruar njëri pas tjetrit. Kjo bukuri e tyre i shtyn banorët e qiellit të shtresave të larta, si engjëjt dhe shpirtërat t’i sodisin ato.
Kjo që thashë është për ata që mendojnë që është libri më i bukur për të lexuar. Por në vendin e gostisjes Hyjnore që në këtë jetë është një panair i Zotit, pasqyrohen Emrat Ngadhnjimtarë dhe Vdekjeprurës, që me vdekjen e ndarjen i dalin përpara emrave të mëparshëm. Tani shtrohet kjo pyetje: Këto vepra që radhumë më parë a po përputhen me ajetin
Përgjigje: Megjithëse në dukje me mëshirën e Zotit nuk përputhet por në realitet përputhet.
Njëra anë e kësaj është kështu: Mjeshtri Bujar, Edukator Mëshirëplotë, pasi i soset roja e parakalimit të festimit të secilit karvan dhe pasi merret rezultati i parakalimit nuk po jetë më nevojë për jetën e tyre. Bile në shumë raste Krijuesi me një mëshirë ato po i shtyn që të mërziten dhe të duan të ikin sa më shpejt që të pushojnë në botën tjetër, Në këtë gjendje me vullnetin e tyre, ata po duan që të çlirohen nga obligimi dhe të ikin në Atdhenë e vërtetë.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>