DREJPESHIMET E BESIMIT DHE MOHIMIT

PARATHËNIE

I nderuar lexues!

Sot problemi më i madh i njerëzve, veçanërisht i besimtarëve është që të dinë, të njohin dhe të dallojnë besimin nga mohimi. S’këndejmi, mos informimi ndaj çështjeve fondamentale njeriun e çon në devijimi, dhe që konsiston në një rrugë që çon drejt ateizmit, rrjedhimisht humbja më e madhe, për njeriun është mos njohja e Krijuesit të çdo gjëje që ekziston Allahut xh. sh. Kështu, edhe nga vet titulli i librit “Drejpeshimet e besimit dhe mosbesimit” do të mund të shihni një balancim dhe ekuilibrim të besimit dhe të ateizmit, me fjalë tjera do të mund të lexoni edhe një komperacion mes besimit dhe mohimit.

Vepra të cilin jeni duke lexuar është libri më i vogli nga 14 vëllimesh të kompletit të “Risale-i Nur” që përbëhen nga 6000 faqeje, ato janë të dijetarit; Bediuzzaman Said Nursiut i cili më ndihmën e Allahut ka arritur të bëjë një komperacion mes të cilës ka arritur të gjejë edhe diagnozën e kësaj sëmundje të shoqërisë moderne. Kjo mund të vërehet edhe në këto fjalë të këtij autori gjigant i cili do të jetë shembull për të gjitha gjenerata e ardhme: “Para meje është një flakë e madhe. Në atë flakë, biri im po më digjet, besimi më ka marrë flakë, po më digjet. Po vrapoj, që të shpëtoj besimin e bijve dhe bijave tona nga kjo flakë”.

Për kohën e tashme përmbledhja e Risale-i Nurit është një perlë në gjerdanin e literaturës së fesë islame. Qëndron i pashterur për çdo gjeneratë. Për çdo kohë është një mënyrë zgjedhjeje për problemet përballë materializmit kohor. Të gjithë besimtarët e besimit Islam, nga nektari i Risale-i Nur-it, gjithmonë kanë mundur të gjejnë përgjigje për rrethanat aktuale. Madje edhe në këtë kohë të shkencës dhe teknologjisë, përballja me argumentet e Risale-i Nurit janë të pa diskutueshme, pra janë shembujt eklatant që paraqiten në këto vepra dhe janë zgjidhje e drejtë dhe e argumentuar për çdo kohë dhe situatë.

I nderuar lexues!

Ky libër që ke në dorë, është edhe një mundësi shtesë për të parë argumentet e Allahut edhe në veprat e Risale-i Nurit, i cili në metodën e një mësuesi, prindi ju mëson, ju udhëzon të shihni më qartë, të dëgjoni më mirë, të ecni në rrugë të drejtë. Këto shembuj ju nxisin të mendoni, e më pas ju jeni ata që do të vendosni se në cilin binar do të vazhdoni rrugëtimin tuaj në këtë rrugë të gjatë.

Njeriu është krijuar në formën më të bukur dhe është krijesa e vetme në tokë të cilës i është dhënë intelekti arsyeja, por ai krahas kësaj mund të bie edhe më ultë se kafsha nëse nuk e menagjonë si duhet arsyen që i është dhënë nga Krijuesi. Por, para se gjithash që ta mbroje pozitën e tij që ishte dhënë, duhet të udhëhiqet nga drita e besimit, nga dituria e shndritshme që e ushqen shpirtin e tij. Kjo dritë i jep njeriut pamjen vërtetë e të plotë. Në këtë çast gjithësia duket qartë, e ardhmja do t’i duket një rrugë e hapur dhe e ndritur. Me të drejtë Bediuzzamani thekson: “Me dritën e besimit stuhitë dhe shirat e furishëm shndërrohen në stinën e pranverës”.

Besimi është dritë, por edhe fuqi. Kush beson me të vërtetë, nuk i trembet askujt dhe asgjëje. Mbështetjen dhe bindjen ndaj Zotit, nuk duhet ta mendojmë si një sakrificë, por një detyrë që na është dhënë nga Krijuesi, dhe në pritje të një rezultati i cili është premtuar për besimtarët lumturia e përjetshme, ashtu edhe për mohuesit një dë dënim i ashpër. Prandaj, dera e Mëshirës së të Plotfuqishmit është e hapur çdo herë.

Sot, jo vetëm në Turqi, që është vend i ruajtjes së thesarit të Islamit, por së këtyre librave, por edhe në shumë vende të tjera si në Lindje, ashtu dhe në Perëndim, me miliona njerëz janë duke i lexuar dhe analizuar këto veprat të Said Nursiut, të cilat duke argumentuar e vërtetojnë themelet e besimit. Ato duke u bazuara kryesisht në dy burimet e fesë Islame: Në Kur’anin famëlart dhe Hadithet e Pejgamberit (a.s.m.).

Libra vëllimesh dhe shume fragmente të librave të Risale-i Nurit janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të ndryshme, siç janë: arabisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, persisht etj. Ato lexohen dhe studiohen me endje nga të gjithë, duke filluar nga intelektuali e deri të fëmijët që kanë filluar të mësojnë të lexojnë. Jo rastësisht përmendim faktin se për dy vite me radhë, këto vepra të Risale-i Nurit në Filipine mësohen si lëndë shkollore në më se 62 vatra të dijes (shkolla, fakultete e universitete të ndryshme).

Përfundimisht, ky libër s’është gjë tjetër vetëm se edhe një nektar nga nektari i pashterur i Risale-i Nurit. Por këtë libër që tashmë keni në duar është rezultat i një angazhimi timin që të sjellë në gjuhën shqipe këtë nektar të besimit Islam tek besimdrejtët. Unë shpresoj shumë se ky libër ka përmbajtje dhe mesazhe të shenjta nga Kurani dhe Hadithi.

Suksesi im është vetëm prej Zotit tek i Cili jam mbështetur dhe të Cilit i jam drejtuar.

Sinqerisht!

Nga Përkthyesi

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>