Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
E VËRTETA E KATËRT ËSHT POZITA E TRIDHJETË E TRETË
“Përmban të “Vërtetën e Mëshirplotit dhe Furnizuesit”.
Domethënë: Në të gjithë faqen e tokës dhe brenda saj, në ajër, në det dhe në të gjitha qeniet e gjalla, veçanërisht tek ato që kanë shpirt, në mënyrë të veçantë të dobtët, të pafuqishmit dhe vogëlushët, i ka mëshiruar dhe furnizuar materialisht dhe moralisht. Nga një copë tokë të thatë, nga qeniet e pashpirta u ka caktuar rriskun. Veçanërisht qumështin që e nxjerr midis bajgave dhe gjakut. Prej një fare të thatë si kockë, që peshon vetëm një gram, Ai prodhon me mijëra kilogram ushqime, pikërisht në kohën e duhur dhe në një formë të përsosur. Ne me sytë tanë e shohim se pa asnjë gabim, pa harruar asnjërin, këto qenie ushqehen nga një derë e fshehtë pra nga ana e Furnizuesit të Gjjallë, pra All-llahut xh.sh..
Po kështu edhe ajeti tjetër:
Furnizimin e njerëzve dhe të kafshëve e ka marrë përsipër dhe e ka garantuar edhe me ajetin që vijon:
Rriskun e të dobtëve dhe të paaftëve e sjell nga një vend që nuk ta pret mendja, nga ana e fshehtë, ose nga asgjëja.
Për shembull gjallesat në fundin e detit, insektet, si dhe të gjithë vogëlushët, në një mënyrë që s'ta merr mendja, ushqehen në stinën e pranverës nga hiçi. Të gjitha kafshëve, u sjell çdo gjë që u nevojitet nga një anë e fshehtë, gjë që tregon se rriskun e të gjithë gjallesave, e ka marrë përsipër dhe e ka garantuar Ai. Ndoshta edhe rriskun materialisht. Ai e jep nën maskën e materies. Shumë ajete të Kur'anit, si dhe dëshmitë natyrore së bashku, tregojnë se këto veprime mund t’i bëjë vetëm një Furnizues Madhështor, me Mëshirën e tij Bujare.
Edhe drurët kanë nevojë për një farë rrisku. Meqenëse ato nuk kanë aftësi e vullnet, qëndrojnë me bindje në vendet e tyre dhe u vjen rrisku. Rrisku i vogëlushëve të dobët, u rrjedh tek goja nga pompa të vogla, pa u munduar dhe përpjekur fare. Kur u arrin pak aftësia, atëhere u ndalet burimi i qumështit, prandaj All-llahu xh.sh. ka dhënë tek nënat e tyre mëshirën, si ndihmëse të tyre. Kjo vërteton shumë qartë se rrisku hallall nuk fitohet me aftësi dhe vullnet, por me dobësi dhe varfëri ndaj All-llahut xh.sh, sepse këto i garantojnë njeriut bindjen. Në shumë raste njeriut, shkaqet e humbjes dhe të ambicjes,janë aftësia, vullneti dhe inteligjenca. Këto cilësi të janë bërë shkak që disa poetë të mëdhenj, profesioni i tyre i ka shtyrë të bëhen si lypës. Përkundrazi shumë njerëz të thjeshtë dhe të pagdhendur, që nuk u punon fort logjika, bindja e tyre i ka sjellur të bëhen pasanikë. Këto fjalë të urta e të bukura, e ilustrojnë temën tonë:
Pra rrisku nuk fitohet dhe nuk mund të gjendet me aftësinë dhe vullnetin tënd, por sigurisht që atë e dhuron një mëshirë, që ta ka pranuar mundimin tënd. Ngaqë je nevojtar, i dhimbsesh një Mëshirëplotit dhe Mirëbërësit. Kështu që këtë ta dhuron Ai.
Rrisku ndahet në dy pjesë:
E para është rrisku themelor, që pa të nuk mund të jetosh. Këtë ta jep All-llahu xh.sh. i cili është i përsosur. Ai në trupin e njeriut ka depozituar vajra dhe nevoja të tjera themelore, për ta mbajtur gjallë. Edhe sikur të mos hash njëzet ditë me radhë, përsëri do të vazhdosh të jetosh. Domethënë para njëzet apo tridhjetë ditëve që vdes dikush nga uria, ai nuk ka vdekur ngaqë i është sosur ushqimi, por nga abuzimet që ka bërë në të ngrënë, duke iu bërë vetes një zakon edhe ato të panevojshëm, ajo atij i bëhet një lloj sëmundje.
E dyta vjen nga shpenzimet e panevojshme dhe nga abuzimet, të cilat për arsye se është mësuar, nuk mund të rrojë pa to. Ky rrisk nuk është i vërtetë por artificial. Këtë pjesë nuk e ka garantuar All-llahu xh.sh. dhe nuk e ka marrë përsipër. Ndoshta kjo është një mirësi e Tij. Nganjëherë ta jep dhe nga njëherë jo. Me këtë lloj rrisku është fatlum ai që mirësitë e bollshme që i ka dhuruar All-llahu xh.sh., i përdor me kursim dhe me bindjen se ato janë shkaku i lumturisë. Njeriu duhet të preferojë punët e hallallit, që konsiderohen si një lloj adhurimi dhe mirënjohje ndaj Al-llahut xh.sh.. Vetëm kështu njeriu ato mirësi i pranon dhe e kalon jetën në lumturi. është shumë i pafat ai që i braktis punët, të cilat i sjellin rriskun hallall dhe bën rrëmujë si një i pasjellshëm në familjen e tij dhe ankohet pa nevojë nëpër dyer për punë. Pra siç e kërkon barku i njeriut një rrisk, po ashtu edhe zemra, shpirti, mendja, syri, veshi apo goja, të gjitha këto shqisa dhe organe kërkojnë nga Furnizuesi i Mëshirshëm rriskun e tyre, të cilin e pranojnë me falenderime. Secilit veç e veç u dhurohet nga Thesari i Mëshirëplotit rrisku që u pëlqen atyre. Ndoshta Furnizuesi Mëshirëplotë ia ka dhënë këto rrisqe syrit, zemrës, imagjinatës dhe mendjes në një gjerësi të tillë, që mund të jenë si ndonjë çelës për të kontrolluar thesaret e Zotit xh.sh..
Si shembull mund të japim syrin, që si një çelës hap të gjitha thesaret e gjithësisë, për të vlerësuar të gjitha shkallët e bukurisë, që janë si diamante të rrallë. Edhe organet e tjera janë nga një çelës, me anë të të cilëve mund të përfitosh dhe të hapësh thesaret prej diamanti, vetëm me besimin ndaj All-llahut xh.sh. dhe duke iu nënshtruar fesë së Tij.
O ti që shpenzon në vende të kota dhe nuk bën ekonomi (kursim). O ti që dhunon dhe nuk i përmbahesh drejtësisë! O ti i pafat që nuk korrigjohesh! Principi i lëvizjes së gjithësisë dhe i qenieve është kursimi, pastërtia dhe nënshtrimi ndaj drejtësisë. Ti duke kundërshtuar të gjitha qeniet, ato ty shpirtërisht të acarojnë dhe të nervozohen. Në çfarë fuqie po mbështetesh që me mizorinë, padrejtësinë, papastërtinë dhe me abuzimet e tua po përfiton urrejtjen e tyre?
Ja një shkëlqim i madh i emrit të të Gjithëdijshmit: Dituria e kulluar në të gjithë gjthësinë, rrjedh vetëm duke u mbështetur mbi ekonominë, të cilën na e këshillon edhe neve…
Pyetje: Ti gjithandej kur udhëtoje nëpër fiset e endacakëve, vazhdimisht i nxisje që të qytetëroheshin dhe përparonin. Pse tani që u bënë pothuaj dyzet vjet duke ikur nga qytetërimi, tërhiqesh në vetmi dhe thua që “medenijetit” (qytetërimit) i mungon “me-ja”? Po ti mungonte “m”-ja, atëhere do të lexohej “denijet” (poshtërsi).
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>