Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Në vitin e pestë të luftës së dytë botërore, shikova një ëndërr në mes të imagjinatës dhe të vërtetës. Sikur më pyetën: “Ç'është kjo e keqe që myslimanët po i shkatërron uria, po u humbet malli dhe po i zhdukin vrasjet?”
Unë iu përgjigja kështu: “All-llahu i Madhërishëm, prej disa mallërave kërkon një të dhjetën (Shënim-1) dhe prej një fitimi tjetër një të dyzetën (Shënim-2)”.
Kështu prej mallit që të ka dhënë All-llahu xh.sh., zekati kërkohet për të fituar lutjen (duanë) e fukarenjëve dhe për ndalimin e urrejtjes dhe të xhelozisë së tyre. Ne duke e braktisur atë, i nënshtrohemi ambicjeve tona të pangopura.
Çdo vit kemi Ramazanin, që ka shtatëdhjetë dobi, por ne ngaqë na u dhimbs vetja, ramë në kënaqësi të përkohshme dhe e braktisëm agjërimin. All-llahu xh.sh. i Madhëruar na ngarkoi me shtatëdhjetë anë të këqija; fatkeqësi, skamje, mangësi dhe uri. Ai na detyroi të agjërojmë me zor.
All-llahu xh.sh. na ka urdhëruar që në njëzetekatër orë, një orë ta veçojmë për një ushtrim të bukur, të lehtë dhe të ndritur. Ne u bëmë dembelë ndaj kërkesave të Zotit xh.sh.; nuk u falëm dhe nuk u lutëm. Atë orë e humbëm kot! All-llahu i Madhëruar me luftëra dhe vrapim pas armikut. Ngaqë nuk u falëm. Ai na shtyu që të falemi duke vrapuar pas armikut. Në këtë mënyrë ne bëmë një lloj adhurimi. Kur u zgjova, e mora vesh se kisha qenë në ëndërr. Në atë ëndërr e kuptova se të gjitha këto ishin të vërteta. Po të vëmë re dhe të arsyetojmë siç kemi thënë në “Fjalën e njëzetepestë”, duke analizuar ligjet e Kur'anit me qytetërimin e sotëm, do të vëmë re se manifestimi i të këqijave, i moralit të ulët dhe shkatërrimi ekonomik përmblidhet në dy faza:
E para: Po të ngopem unë edhe të vdesin të tjerët nga uria, mua nuk më intereson.
E dyta: Puno ti, të ha unë.
Domethënia e këtyre fjalëve ka për bazë zhvillimin e kamatës dhe braktisjen e zekatit. Për popullin mysliman që të shërohen këto dy plagë të jetës shoqërore, duhet të ndalohet kamata dhe të jepet zekati.
Kjo të zbatohet jo vetëm në jetën individuale, por edhe në atë shoqërore. Lumturia e njerëzimit varet nga dhënia e zekatit. Besimi dhe dhënia e zekatit janë një bazë e rëndësishme dhe një shtyllë për ekzistencën e njerëzimit. Duhet ta dimë se populli në planin ekonomik, ndahet në dy grupe ose shtresa: Grupi i parë është i pronarëve. Në grupin tjetër hyjnë shumica, populli i thjeshtë. Në qoftë se popullit të thjeshtë i sigurohet bamirësia dhe mëshira e pronarëve, atëhere do të rritet bindshmëria dhe nderimi ndaj tyre. Në këtë mënyrë, jeta e të dy shtresave do të realizohet në një stad të lartë njerëzor. Për të realizuar këtë, duhet të insistohet në dhënien e zekatit. Në të kundërt, në qoftë se nga pronarët ushtrohet dhunë mbi kokën e popullit të thjeshtë, atëhere do të plasë kryengritja dhe urrejtja. Kështu këto dy shtresa shoqërore hyjnë në mosmarrëveshje të thella, siç ndodhi në Rusi. Mosmarrëveshjet midis punëtorëve dhe kapitalistëve çoi në luftën vëllavrasëse.
O besimtarë të nderuar, në qoftë se bamirësitë tuaja nuk bëhen në emër të All-llahut xh.sh., atëhere ju keni tre dëme:
Nganjëherë malli të ikën nga duart pa asnjë farë arsyeje. Në qoftë se nuk e ke dhënë zekatin në emër të All-llahut xh.sh. dhe pret shpërblimin në këtë botë, ose mirënjohjen e fukarenjëve, e humbet këtë thesar të madh. Beso se ti je një nëpunës i caktuar nga All-llahu për t'ua ndarë këtë mall robëve të Tij dhe në qoftë se ti i nënvlerëson ata duke e quajtur veten si pronar të vërtetë, ke bërë një zhvlerësim dhe një ofendim ndaj mirësive të All-llahut xh.sh.. Në qoftë se zekatin e jep në emër të All-llahut të Madhërishëm, mirësive të Tija u ke bërë një nderim, atëhere edhe i varfëri nuk të përulet ty.
Duke e dhënë zekatin në emër të Zotit, i varfëri lutet për ty dhe lutja e tij pranohet. Pak më lart përmendëm dëmet që shkakton mosdhënia e zekatit dhe dhënia e tij jo në Emër të Zotit. Kështu mund të shpenzosh mall më tepër se sa duhet, por prej të varfërëve pret mirënjohje duke i poshtëruar ata. Në këtë rast ku janë fitimet e zekatit?
Duke dhënë zekatin, e ke kryer detyrimin e farzit tek All-llahu xh.sh. dhe tek populli ke fituar sevap, sepse ke qenë i sinqertë në të. Gjithashtu ke ruajtur fitimin e duasë (lutjes) së fukarenjëve dhe ke siguruar pranimin e saj.
ARGUMENTI I SHTATË DHE I TETË
Një sekret i rëndësishëm është se vdekja dhe rrisku edhe pse në, dukje janë të pacaktuara, në fletoren e caktimit e të veprimeve të All-llahut xh.sh. dhe në fletët e jetës që do të jetosh, janë të përcaktuara.
Për shembull një farë e vogël e zëvendëson sasinë e veprave të një druri gjigand që do të vdesë më vonë. Kjo nuk mund të realizohet ndryshe, vetëm se me diturinë e një të Gjithdijshmi dhe Mbrojtësi. Edhe rrisku i një foshnjeje që është qumështi, buron në mes të bajgave dhe gjakut, pa asnjë turbullim apo ngjyrosje, duke rrjedhur në gojën e foshnjave i kulluar dhe i pastër. Nuk ka mundësi që kjo ndodhi të mos e kundërshtojë rastësinë dhe të mos ketë një qëllim të parapërcaktuar. A nuk e kuptoni se asgjë nuk bëhet ndryshe vetëm se me mëshirën e Mëshirplotit të Ditur? Me këta dy shembuj mund të krahasoni të gjithë jetën e gjallesave që ushqehen me ushqime të lloj-llojshme dhe jetojnë në kushte të ndryshme. Domethënë, në të vërtetë ashtu si vdekja që ka kohën e caktuar edhe rrisku i secilit është përcaktuar në fletoren e caktimit të All-llahut xh.sh.. Por për arsye të një sekreti të rëndësishëm, exheli (koha e vdekjes) dhe rrisku, janë nën një perde të padukshme, të fshehura dhe jo të qarta, sikur të ishin fenomene të rastësishme. Sikur të ishte koha e vdekjes e qartë si dielli kur, atëhere njërëzit gjysmën e jetës do ta kalonin në shkujdesje absolute, pa punuar fare për jetën tjetër, kurse gjysmën tjetër më shumë do ta pushtonte trishtimi, njëlloj sikur t’i shtynte hapat drejt tek trekëmbëshit të varjes. Njerëzve do t’u shtohej njëqind herë më tepër frika e vdekjes, prandaj, fatëkeqësinë dhe shkatërrimin e kësaj bot, kijametin, All-llahu xh.sh. e ka fshehur. Rrisku pas gjallërimit është mirësia më e madhe dhe burimi i shyqyrit,e falenderimit, të lutjes dhe të gjitha kërkesave. Rrisku i njeriut në dukje shfaqet si i dyshimtë dhe si një fenomen i rastësishëm. Robi duhet t’i lutet Zotit vazhdimisht për të kërkuar nga Ky Furnizues Bujar, që me ndihmën e falenderimeve dhe të shyqyrit të mos i mbyllet dera e kërkimit të rriskut. Përndryshe edhe sikur ky rrisk të ishte i përcaktuar dhe i njohur, do t’i humbte vlera e tij dhe dera e lutjes do të ishte mbyllur që t’i ishe mirënjohës dhe t’i luteshe duke u përulur e adhuruar All-llahun xh.sh..
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>