Arsyetimin tim, ndoshta dikush e quan ambicje dhe atë të shokëve të mi e quan bujari, por realisht nën pamjen e kësaj “ambicjeje”, në fshehtësi shfaqet një bollëk dhe sevap i madh, që e pamë me sytë tanë. Po qe se do të arsyetonim ashtu, përfundimi i asaj bujarie me shpenzime të mëdha dhe pa kriter, do ta zbriste njeriun në një gjendje lypësi,duke pritur nga duart e dikujt tjetër ndonjë lëmoshë.
Pika e gjashtë: Ka shumë dallim koprracia nga ekonomia (kursimi). Shpirtërisht ato ndryshojnë siç ndryshon modestia nga sevilizmi i paskrupullt. Ashtu si dinjiteti dhe serioziteti, që nga kryelartësia shpirtërisht janë veç, në dukje ngjajnë njëri me tjetrin.
Edhe dinjiteti i njeriut shëmbëllen me lartësimin, por kanë domethënie të veçanta. I pari meriton lavdinë dhe i dyti të shqetëson.
Po kështu edhe ekonomia është një cilësi e bukur, që përcakton edhe rregullin e gjithësisë si dhe është një veprim i Pejgamerit tonë (a.s.), i Cili është larg nga koprracia, ambicja dhe dorështrëngimi, që janë simbole të poshtërsisë dhe nuk pajtohen me bujarinë kurrë. Po parashtrojmë edhe një ndodhi që vërteton temën tonë:
Njëri nga shtatë Abdullah-llarët e famshëm, ka qenë djali i Umer-ul Farukut (r.a), pra djali i njërit prej katër sahabeve të mëdhenj të Pejgamberit (a.s.m.). Abdullahi ka qenë një nga shkencëtarët më të mëdhenj. Ky njeri një ditë pazari, për arsye të ekonomisë dhe për të mbrojtur rregullin e pazarit me besnikëri, për dyzet para kishte bërë debate të forta. Kur e kishte parë një shok tjetër i Pejgamberit (a.s.m.), ishte habitur se si kishte mundësi që djali i njërit prej halifeve të Pejgamberit, të grindej për dyzet para dhe thoshte me vete se kjo ishte një ambicje dhe asgjë më tepër. E pa që Abdull-llahu po afrohej tek shtëpia e tij dhe në të dyja hyrjet e sokakut, po e prisnin dy lypësa. Shkoi tek njëri prej tyre dhe u vonua pak. Pastaj shkoi tek i dyti dhe përsëri u vonua. Më pas hyri në shtëpi. Sahabja tjetër që e njihte atë, e ndoqi nga mbrapa për së largu dhe posa ai u larguan  i afrohet njërit prej lypsëve dhe e pyet:
“Çfarë të dha Imami?”
“Një flori”-tha
Pastaj pyeti tjetrin, prej të cilit mori të njëjtën përgjigje. U çudit shumë ky sahabe i Pejgamberit (a.s.m.) dhe tha:
“Fesubhana-llah, në pazar u grind për dyzet para në mes të njerëzve, më pas tek shtëpia e tij, në një vlerë dyqind herë më tepër, me gjithë zemër, jep dy flori!”
Duke menduar kështu, ndërsa ecte rrugës, e mbërriti Imam Abdull-llahun, të cilin e pyeti:
O Imam! Ma zgjidh këtë problem që po më mundon! Ti në treg veprove në mënyrë vulgare, kurse tek shtëpia ndryshe.
Imami i përgjigjet dhe i thotë:
“Në treg kam vepruar në bazë të ekonomisë, që të ruajmë rregullin e tregut, gjë që nuk do të thotë të jesh ambicioz.Veprimi që kam bërë tek shtëpia ime, është vepër e mëshirës së zemrës dhe i përsosmërisë së shpirtit. Siç nuk ka qenë veprimi i parë një ambicje personale edhe i dyti nuk ka qenë një shpenzim i tepërt”.
Imam Adhami këtë sekret e ka theksuar me këto fjalë të bukura:

"2_qnftnhqxllc3m2ak.jpg"

Pika e shtatë: Shkaku i shpenzimit të tepruar është ambicja, e cila ka tre përfundime të këqija: I pari, mosbindja ndaj Zotit xh.sh.. Kjo çështje ia thyen zellin për punë njeriut. Në vend që të falenderojë, ai rri duke u ankuar dhe e lëshon veten në prehrin e vagabondësisë. Braktis atë pak mall hallall (Shënim) dhe vrapon pas atij haram, ngaqë atje fitohet pa vështirësi. Me këtë veprim, ai sakrifikon sedrën dhe nderin.
Shkaku i dytë i ambicjes është se njeriu shkon drejtë mossuksesit dhe humbjes, ngaqë nuk i realizon dot qëllimet. Secili i kundërvihet dhe askush nuk i jep ndihmë, deri sa të përballohet me sekretin e kësaj fjale që thotë:

"2_85wb4x7e33tk3ir1.jpg"

është e qartë se ndikimi i ambicjes dhe i bindjes rrjedhin në popull si dy parime të kundërta.
Shkurt drurët frutorë, ngaqë janë të bindur qëndrojnë në vendet e tyre, duke u arritur rrisku në këmbë, sepse ato kanë nevojë për ushqim. Kafshët ngaqë sulen me ambicje pas ushqimit, akoma më me vështirësi e fitojnë atë. Këta shembuj tregojnë se ambicjet ta vështirësojnë jetën dhe bindjet të sjellin dobi. Edhe foshnjet e vogla, të dobëta dhe të pafuqishme, me gjuhën e sjelljes së tyre, sigurojnë ushqimin e mjaftueshëm për të jetuar, si qumështin, më të pëlqyerin nga ushqimet, që i rrjedh në gojë. Edhe egërsirat, për shkak të sulmit ambicioz ndaj rriskut, arrijnë të sigurojnë një rrisk të papastër. Këta dy shembuj na ilustrojnë çështjen tonë. Këtë çështje e përforcon edhe jetesa e peshqëve trashaluqë, që përfitojnë një ushqim të përsosur pa shumë sakrificë, ngaqë janë të bindur dhe të nënshtruar. Dhelpra dhe majmuni, meqënëse mbështeten tek intelekti i tyre dhe sulmojnë me ambicje edhe pse vrapojnë pas rriskut të tyre, përsëri mbesinn të paushqyer mirë dhe të dobët.Po në këtë rrugë edhe çifutët, ngaqë sulen pas rriskut me ambicje, kamatë dhe pabesi, përfitojnë të tilla gjëra, që nuk janë hallall. Ata përballohen me përuljen dhe jetën e endacakëve, për shkak të mosbindjes, gjë që po të manifestonin të kundërtën, bindjen, do të gjenin një rrisk të bollshëm dhe do të jetonin me nder. Ky fakt na vërteton edhe akuzën tonë.
Dijetarët (Shënim-1) dhe poetët (Shënim-2) ngaqë mbështeten tek inteligjenca e tyre dhe ambicja, gjithmonë mbeten të varfër, kurse shumë budallenj e të pafatë, nga gjendja e tyre përfitojnë më shumë se ta.
Bindja të bën pasanik. Kjo me një saktësi të madhe vërteton se rrisku hallall vjen sipas dobësisë dhe varfërisë dhe jo sipas aftësisë dhe dëshirës.

Ndoshta rrisku hallall bie në kundërshtim me aftësinë dhe vullnetin. Vogëlushëve sa më tepër u shtohet aftësia, aq më shumë u pakësohet edhe rrisku.

"2_fc4ic5fmaa1rapy91.jpg"

Ambicja është një minierë vështirësish dhe poshtërsish.
Ky hadith e sqaron mjaft mirë temën tonë.
Shkaku i tretë i ambicjes: Ambicja njeriut ia thyen sinqeritetin dhe ia shqetëson rrugën e mbarë të punëve të mira të jetës së mbrapme, sepse: Po qe se një njeri i devotshëm ka ambicje, kërkon dhe pret nderim ndaj vetes. Kur e kryen atë qëllim për vetveten, e humb sinqeritetin ndaj All-llahu xh.sh.. Duhet pasur kujdes ndaj kësaj dukurie, sepse ka rëndësi të veçantë.
Përfundim: Shpenzimi pa kriter të çon tek mosbindja, e cila të thyen dashurinë dhe zellin për punë, të kthen në sorollatës, të hapë dyert e ankesave të pambarim dhe të hipokrizisë (Shënim), të thyen sinqeritetin, të thyen nderin dhe të çon në rrugën e lypësit. Ekonomia është një shkak dhe rezultat i bindjes.

"2_01022010003818.jpg"

Ky hadith tregon se rezultati i bindjes është nder, fisnikëri dhe lartësim. Bindja të jep forcë dhe trimëri për të punuar dhe ta shton dashurinë ndaj punës. P.sh. punove një ditë. Me sekretin e bindjes, duke iu bindur fitimit të paktë që ke fituar, atëhere edhe ditën e nesërme do të punosh. Për “musrifët” (ata që shpenzojnë pa kriter), ngaqë nuk i binden shansit që u ka dhënë All-llahu xh.sh., të nesërmen nuk punojnë, bile edhe po të punojnë, e bëjnë punën pa vullnet. Ekonomia që vjen nga bindja e njeriut, ia hap derën të ushqyerit të mirë dhe ia mbyll ankesat, pra e gjithë jeta vazhdon me falenderime. Të bësh ekonomi ta garanton bindjen që do të thotë të mos presësh gjë nga askush. Në këtë mënyrë nuk i përulesh askujt dhe e ke syrin të ngopur,e atëherë të hapet dera e sinqeritetit ndaj Krijuesit dhe të mbyllet ajo e hipokrizisë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>