Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Duke filluar që nga mbreti dhe deri tek më i varfëri i fundit, në muajin e Ramazanit, duke vlerësuar mirësitë e All-llahut xh.sh., shpirtërisht e fitojnë sevapin e falenderimit. Besimtari është i ndaluar të hajë ditën, mirësitë e All-llahut xh.sh. dhe nuk mund t'u afrohet, duke menduar se këto mirësi nuk janë të tiat. Unë nuk jam i lirë t'i konsumoj në qejfin tim. Ato janë malli dhe mirësia e tjetërkujt dhe duhet pritur urdhërin e Tij. Me këtë mendim duke i vlerësuar mirësitë, shpirtërisht ai falenderon All-llahun xh.sh.. Tani e kuptuat se duke agjëruar, ju bëni detyrën ndaj All-llahut xh.sh., që është çelësi i falenderimit.
Pika e tretë: Ne do të shënojmë vetëm disa nga dobitë e shumta të agjërimit, që kanë si pikësynim jetën shoqërore.
Kështu: Njerëzit, Zoti i ka krijuar që të ushqehen në forma dhe mundësi të ndryshme. Sipas këtyre dallimeve pasanikët i fton të ndihmojnë të varfërit. Kurse pasanikët gjendjen e dhimbshme të varfërisë, mund ta kuptojnë vetëm atëhere kur duke agjëruar, ta ndjejnë vetë atë. Po të mos ishte agjërimi, shumë pasanikë duke mos e provuar dhimbjen e urisë, do të binin viktimë e nefseve të tyre dhe nuk do të kishin asnjë pikë mëshire për të varfërit, të cilët kanë shumë nevojë për atë mëshirë. Ky mendim që të shtyn të respektosh racën tënde, është themeli i të vërtetës së falenderimit. Patjetër që mund të gjesh dikë më të varfër se vetja, sado i varfër që të jesh. Po qe se nuk detyrohet të vuajë urinë, atëhere askush nuk mund të kryejë detyrimin e mëshirës, që është i obliguar të bëjë mirë dhe të ndihmojë të varfërit siç e meritojnë. Pa ndjerë dhimbjen e urisë edhe në qoftë se do të bëjë mirë, e bën mangut, sepse nuk ka rënë në gjendjen e saj.
Pika e katërt: Agjërimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit( ) ka shumë dobi, ne vetëm një do të shpjegojmë:
Kështu nefsi i njeriut do ta shohë veten të lirë. Përderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon që dikush t'i ndërhyjë në fushën e vet. Nuk mund të pranojë se dikush po e edukon me mirësi të panumërta. Në veçanti kush ka pasuri dhe pushtet të pakufizuar dhe sidomos kur atë e ndihmon edhe pakujdesia. Në këtë rast, mirësitë e All-llahut xh.sh. i gëlltit si kafshë dhe përfiton si i shfrenuar. E pe se në muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga më i pasuri deri tek më i varfëri e kupton se askush nuk është zot, sepse Pronar është tjetërkush. Askush nuk është i lirë, por rob dhe e pranon se po nuk urdhëroi Ai edhe punët më të thjeshta dhe më të lehta nuk mund të realizohen. As dorën nuk mund ta zgjasë pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Në këto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon të bëjë detyrën kryesore të falenderimit.
Pika e pestë: Prej shumicës së dobive, agjërimi është ndikimi në edukimin e nefsit(veseve të këqija),duke i përmirësuar ato. Njërin, të cilin po e përmendim më poshtë, i shërben braktisjes së punëve të liga dhe përmirësimit të sjelljeve të këqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobësinë, varfërinë e pafundme dhe paaftësitë e panumërta. Ai nuk do që t’i shohë ato dhe ta kuptojë se është një i varfër që mund të shkojë drejt zhdukjes. Ky është edhe thelbi i fatkeqësisë, sepse ai është një krijesë që është krijuar prej mishi dhe kocke, që do të prishet së shpejti dhe do të ndahet. Ai mendon se ka një trup prej çeliku, që kurrë nuk do të zhduket, prandaj sulet pas interesave të kësaj bote, duke imagjinuar se nuk do të vdesë. Me një ambicje të tmerrshme dhe me një lidhje të fortë pas kësaj bote, bën çdo përpjekje. Tërhiqet pas çdo gjëje që është e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin që e edukon me Mëshirën e Pasosur. Më në fund rrokulliset në moralin e keq, duke mos menduar për përfundimin e jetës, sepse edhe ai do të vdesë një ditë dhe do të ikë në jetën e përjetshme. Agjërimi i Ramazanit u tregon dobësinë mosmirënjohësve, varfërinë dhe pakujdesinë e tyre. Për shkak të urisë ata mendojnë stomakun dhe e pranojnë nevojën e tij. Me anë të urisë së agjërimit, njeriu e kujton se sa mashtrues është trupi i tij dhe e pranon se ka nevojë për Mëshirën e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn të braktisë idhujtarinë e nefsit dhe të pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij. Në këtë mënyrë i zgjohet dëshira që të mbështetet në praninë e All-llahut xh.sh. dhe atëhere shpirtërisht bëhet gati që me dorën e falenderimit të trokasë në derën e Mëshirës së Tij (me një kusht që të mos ia prishë zemrën pakujdesia).
Pika e gjashtë: Gjithashtu në muajin e Ramazanit, është zbritur Kur'ani, e cila është një ngjarje e rëndësishme. Ne vetëm për një dobi do të flasim. Kur'ani i bekuar që ka zbritur në tokë pikërisht në këtë muaj, ka zgjedhur për vete muajin e Ramazanit, po këtë periudhë, për të treguar mikëpritjen e mesazhit të All-llahut xh.sh. dhe për t’u pastruar nga veset e këqija epshore. Për këtë arsye, ne duhet t’i përulemi urdhërit, duke mos ngrënë dhe pirë, veprime këto që të çojnë në përngjasimin e melekëve (engjujve). Pra siç veprojmë kur lexojmë Kur'an, ashtu edhe e dëgjojmë me respekt fjalën e All-llahut xh.sh., me një vëmendje të madhe, sikur se sapo të kishte ardhur nga Ai, nëpërmjet të Dërguarit Fisnik (a.s.m.), nga Xhebraili (a.s.). Të duket sikur këto fjalë po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe kështu përfiton një kënaqësi shpirtërore, sepse mendon arsyen e zbritjes së Kur'anit në tokë. Veç kësaj, për të tjerët ju bëheni edhe si një përkthyes i posaçëm.
Në muajin e Ramazanit sipërfaqja e tokës shndërrohet në një xhami të tillë, që një milion hafizë të Kur'anit, ia këndojnë atë popullit, të cilët e dëgjojnë me respekt. Kështu sa herë që vjen muaji i Ramazanit. Këtë kuptim e nxjerr në dritë ky Ajet i ndritur:
Me këtë veprim dëshmohet se muaji i Ramazanit është gjithashtu edhe muaji i Kur'anit. Përveç hafizëve të fesë Islame edhe shumë grupe të tjera, i përulen Atij kur dëgjojnë zërin e bukur të hafizëve, gjithashtu edhe shumë të tjerë këndojnë për vete. Në këtë mënyrë të ndahesh nga një xhami, prej një adhurimi të bukur që i bëhet Zotit dhe të adhurosh nefsin duke ngrënë dhe pirë, padyshim kjo sjellje është e shëmtuar dhe i hidhëron shumë ata që shkojnë në xhaminë e madhe të botës (domethënë të gjithë myslimanët që agjërojnë, konsiderohen si një xhami e madhe). Po kështu edhe kur u kundërshton atyre që agjërojnë muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirtërore të të gjithë popujve myslimanë kudo në botë.
Pika e shtatë: Prej shumë dobive të agjërimit të muajit Ramazan, është edhe vërtetimi se kjo botë është një vend tregtimi dhe bujqësie për jetën tjetër:
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>